[:sq]Profesionistët e Rinj të Ujit duke u angazhuar në diskutimet e Tryezave të Rrumbullakëta gjatë Forumit
Një event mbresëlënës, organizuar përpara Konferencës më 2 nëntor, ishte Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit, një platformë e hapur, e adresuar për studentët, profesionistët e rinj të ujit, inxhinierët drejtues të ujit dhe njerëzit që mbulojnë një gamë të gjerë profesionesh, nga teknike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, nën moshën 35 vjeç, të cilët punojnë apo janë të interesuar të punojnë në sektorin e ujit. Më shumë se 80 profesionistë të rinj të ujit nga Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në këtë event, duke përfaqësuar një gamë të gjerë të institucionesh dhe profesionesh.
Forumi u hap nga Znj Arlinda Ibrahimllari, Kryetare e Grupit PRU të Shqipërisë, e cila theksoi se përshkak se nevojat për shërbime më cilësore dhe staf më të kualifikuar në sektorin e ujit janë në rritje, është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi dhe të investohet në profesionistë të rinj të ujit që janë të interesuar të ndjekin karrierën e tyre në sektorin e ujit. Qëllimi kryesor i Forumit ishte adresimi i kësaj çështjeje dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë sfidat me të cilat përballet sektori, dhe drejtimi që po ndërmerr sektori i ujit në Ballkanin Perëndimor.
Profesionistë të Rinj të Ujit nga Uganda dhe studentë të WPI, pjesëmarres në Forum
Eventi u organizua në tri sesione të njëpasnjëshme, si mëposhtë:
Sesioni I – Planifikimi i Karrierës dhe Rritjes në Profesionin tuaj
Sesioni II – Zhvillimi i Karrierës së Ujit dhe Mundësitë
Sesioni III – Vizionet dhe Sfidat
Të pranishmit u përshëndetën gjatë sesionit të dytë, nga Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Znj. Dewi van de Weerd.
Folës të shquar në Forum ishin Dr. Silver Mugisha, Drejtor Menaxherial i Kompanisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime të Ugandës dhe Zëvendës President i Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit, dhe Profesor Guy Alaerts, UNESCO-IHE, Instituti për Ujin dhe Arsimin.
Eventi rezultoi i suksesshëm, jo vetëm për pjesëmarrjen e gjerë dhe temat që trajtoi, por edhe se u ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre dhe për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional dhe social.[:en]Young Water Professionals Engaging in Roundtable Discussions during the Forum
An impressive event, organized prior the Conference on 2 November, was the Young Water Professionals Forum, an open platform addressed to students, young water professionals, engineering water leaders and people covering a wide range from technical, social, economic and environmental, under the age of 35, and who work or are interested in working in the water sector. More than 80 young water professionals from Albania and Kosova, participated at the event, representing a wide range of institutions and professions.
The Forum was opened by Mrs. Arlinda Ibrahimllari, Chair of YWP Group Albania, who stated that as the needs for more qualitative services and qualified staff in the water sector are growing, it is necessary to increase awareness and invest in young water professionals that are interested in pursuing a career in the water sector. The main scope of the Forum was to address this issue and help them get a better understanding as to the challenges being faced by the sector, and the direction that the water sector is taking in the Western Balkans.
Young Water Professionals from Uganda and students from WPI, present at the Forum
The event was organized and conducted in three sequential sessions:
Session I – Career Planning and Growing in Your Profession
Session II – Water Career Development and Opportunities
Session III – Visions and Challenges
The attendees were greeted during the 2nd session, by the Ambassador of the Kingdom of the Netherlands in Albania, Mrs. Dewi van de Weerd.
Distinguished speakers at the Forum were Dr. Silver Mugisha,Managing Director of the National Water and Sewerage Corporation of Uganda and Vice President of the International Water Association, and Professor Guy Alaerts,UNESCO-IHE, Institute for Water and Education.
The event proved successful, not only for the wide participation and topics addressed, but also because it offered the participants the opportunity to exchange knowledge and experience, and to extend their professional and social networks.[:]