[:sq]
Më 2, 3, 4 nëntor, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) organizoi Konferencën dhe Ekspozitën e 4-t Ballkanike të Përbashkët me temë “Uji dhe Punësimi”, te Expocity në Tiranë, Shqipëri. Eventi vjetor vërtetoi sërish statusin e eventit më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.
Me një audiencë prej mbi 400 pjesëmarrës, që vinin nga 22 vende të ndryshme nga Ballkani dhe Evropa, dhe 70 moderatorë dhe folës, Konferenca arriti objektivin e saj për të nxitur dialogun midis aktorëve të ndryshëm. Konferenca ofroi mundësi për profesionistët të ujit, politikëbërësit, dhe profesionistët të biznesit nga sektori të mblidhen dhe diskutonin mbi çështje me interes, shkëmbenin informacion, dhe ndanin përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Eventi 3-ditor nisi me Pritjen e Mirëseardhjes të mbajtur më 2 nëntor, ku Presidenti i SHUKALB, Z. Petrit Tare dhe Presidenti i SHUKOS, Z. Ismet Ahmeti, i uruan mirëseardhjen dhe përshëndetën pjesëmarrësit. Në fjalimet e tyre, ata deklaruan se tema e Konferencës “Uji dhe Punësimi” është një nga temat më të diskutuara e cila ndikon te të gjithë ne që punojmë në këtë sektor, prandaj duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe të ndajmë praktikat tona më të mira. Uji nuk njeh kufij shtetërorë, prandaj bashkëpunimi ynë duhet të shtrihet përtej këtyre kufijve.

Gjatë Pritjes së Mirëseardhjes të Konferencës sonë Vjetore, ka qenë praktikë e SHUKALB për të ndarë dy çmime, me titull, “Çmimi i Bordit të Drejtorëve” dhe “Çmimi Një jetë në Sektorin e Ujit”, që u jepet individëve për kontributin e tyre në sektorin e ujit në Shqipëri dhe për rolin e tyre profesional. “Çmimi i Bordit të Drejtorëve” iu dha Z. Edmond Haxhinasto, ish-Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës; dhe çmimi “Një jetë në Sektorin e Ujit”, iu dha Z. Zef Maci, Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Lezhë.
Në fund të Pritjes së Mirëseardhjes, Presidentët e SHUKALB dhe SHUKOS nënshkruan një Memorandum të përbashkët Mirëkuptimi, për të krijuar një marrëveshje formale midis dy Shoqatave për të arritur objektivat e përbashkëta në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve. Sipas këtij memorandumi mirëkuptimi, SHUKALB dhe SHUKOS ranë dakord për të bashkëpunuar në zhvillimin e një plani vjetor të ofrimit të kursit të trajnimit, fillimisht në bazë të materialeve të kursit të trajnimit të zhvilluar nga SHUKALB në kuadër të Projektit të saj të USAID-it.

Programi Teknik i Konferencës konsistoi në 16 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 12 sesione të ndryshme paralele dhe 4 Sesione Plenare, të cilat i adresohen 40 prezantimeve. 12 Sesionet Paralele të Konferencës u fokusuan në menaxhimin e përgjithshëm dhe cështje teknike të shoqërive ujësjellës kanalizime në aspekte të ndryshme, zhvillimi i kapaciteteve në rajon, sfidat e pushtetit vendor në garantimin e shërbimeve ujësjellës kanalizime, menaxhimi i burimeve ujore dhe emergjencave, menaxhimi i burimeve njerëzore, analiza financiare e sektorit, menaxhimi i cilësisë së ujit të pijshëm, menaxhimi i humbjeve të ujit, kuadri rregullator.

Në hapjen e ditës së parë Konferenca u përshëndet nga përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë, Dr. Catherine Johnson. Në fjalën e saj, Dr. Johnson theksoi rëndësinë e ujit dhe menaxhimin më të mirë të saj, ndërsa shprehu mbështetjen e USAID në përpjekjet e SHUKALB për përmirësimin e përgjithshëm të shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizime për qytetarët e Shqipërisë.
Fjalimi i parë kryesor u mbajt nga Prof. Guy Alaerts, nga Instituti i Edukimit për Ujin në Hollandë. Prof. Alaerts ndau me audiencën problemet aktuale dhe sfidat e sektorit të ujit me fokus në zhvillimin e fuqisë punëtore për të nesërmen.

Sesioni i parë Plenar i programit iu kushtua “Adresimit te Hendekut të Fuqisë Punëtore në Sektorin e Ujit – Një Krizë që mund të shmanget”. Moderatori, Dr. Silver Mugisha, Drejtor Menaxherial i Kompanisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime të Ugandës, hapi sesionin me një prezantim rreth Hendekut të Fuqisë Punëtore, dhe panelistët të cilët iu bashkuan diskutimeve ishin përfaqësues nga institucione të ndryshme, si znj Maria Teresa Gutierrez, Organizata Ndërkombëtare e Punës; Z. Christopher McCord, Ekspert për Certifikimin,SHBA, Z. Dorian Xhelili, Drejtor i Shoqërisë UK Vlorë, Shqipëri; dhe Znj Albana Idershai, që përfaqësonte Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, Shqipëri.

Pas Sesioni Plenar, programi vazhdoi me dy sesione paralele; e para u përqendrua në Sfidat e Pushtetit Vendor në Garantimin e Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime, dhe e dyta në Zhvillimi i Kapaciteteve në Rajon. Në dy sesionet paralele të rradhës, u prezantuan dhe diskutuan temat Menaxhimi i Burimeve Ujore dhe Emergjencave, dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore.
Sesioni i dytë Plenar ” Direktivat e BE për Ujin – A është në gjendje Ballkani Perëndimor ti përmbushë ato?” u moderua nga Znj Patricia Lopez Drejtuese e Programit të Danubit për Ujin dhe Banka Botërore, e cila shtroi çështjet që fokusohen në sfidat dhe mundësitë për Ballkanin dhe përputhshmërinë me Direktivat e Ujit të BE-së. Diskutimi vazhdoi me Z. Ylber Mirta, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Maqedoni; Z. Afrim Lajçi, Këshilli Administror i Ujrave, Kosovë; dhe znj Evis Gjebrea, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Shqipëri. “Analiza Financiare e Sektorit” dhe “Menaxhimi i Cilësisë së Ujit të Pijshëm” ishin sesionet e fundit që u trajtuan gjatë ditës së parë të punës të Konferencës.

Znj. Besa Zogaj Gashi, Zv/ Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, hapi ditën e dytë të punës së Konferencës. Sesioni i tretë Plenar “Agregimi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime dhe Pushteti Lokal: Kuptimi i Saktë i Qeverisjes Koorporative” u moderua nga Z. Baton Begolli, Këshilltar në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, i cili e hapi sesionin duke folur rreth agregimit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime dhe Pushteti Lokal. Për të diskutuar rreth kësaj teme, panelistët e ftuar ishin znj. Lindita Sotiri, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Shqipëri; Znj Jadranka Ivanova, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Maqedoni; dhe Silviu Lacatusu, Shoqata e Ujit të Rumanisë. Programi vazhdoi me sesionet paralele “Qeverisja dhe Menaxhimi i Shoqërive UK” dhe “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit”. Sesionet e dyta paralele u fokusuan në Kuadrin Rregullator, dhe Eficenca Operacionale dhe Komerciale.
Sesioni Plenar final titullohej “Aksesi dhe Shërbimet e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime: Kush paguan për të varfërit”, i cili u moderua nga Z. Philip Giantris. Programi i Konferencës përfundoi me dy sesionet e fundit paralele “Menaxhimi i Aseteve dhe Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizmeve” dhe “Menaxhimi i Ujit të Trajtuar dhe Mbrojtja e Mjedisit”.

Një event shumë interesant organizuar nga SHUKALB gjatë ditës së dytë dhe të tretë të Konferencës, ishte dhe eventi “Njihuni me Ekspertët”e cila ka i krijoi pjesëmarrësve të interesuar në Konferencë mundësi për të takuar dhe shkëmbyer ide dhe njohuri me grupin e Ekspertëve amerikanë, të cilët janë të angazhuar në të cilët janë të angazhuar në Projektin e SHUKALB të financuar nga USAID, “Zhvillimi Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri “. Ekspertët sollën përvoja dhe ekspertiza të ndryshme, si në cilësinë e ujit, trajtimin e ujërave të ndotur, menaxhimin e shoqërive UK, dhe certifikimin e operatorëve.
Ekspozita Teknike, një Sukses i Vërtetë!
Pjesëmarrësit në Konferencën kishin mundësinë të vizitonin Ekspozitën Teknike më të madhe në historinë e Konferencave tona vjetore. Ekspozita u hap zyrtarisht më 2 nëntor, pas Pritjes së Mirëseardhjes, dhe vazhdoi për dy ditë me rradhë paralelisht me Programin Teknik, më 3 dhe 4 nëntor.
Ambjenti i eventit (ExpoCity Albania), i cili ishte zgjedhur me kujdes nga Organizatorët e Konferencës, vërtetoi se ishte zgjedhja e duhur, duke u ofruar kompanive ekspozuese një hapësirë më të gjerë, rreth 800 metra katror, dhe mundësinë për pjesëmarrësit e Konferencës të ecin lirshëm dhe të vizitonin stendat.
Ekspozita mblodhi 26 kompani private që vinin nga nëntë (9) vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si edhe Izraeli, të cilët paraqitën produktet e tyre më të fundit, nga tubacionet, pompat, matësit, si dhe programet inxhinierike dhe menaxheriale, duke u siguruar vizitorëve më të mirën që kjo industri novatore ofron.

Një nga eksperiencat më emocionuese gjatë Ekspozitës ishte Stenda e SHUKALB, e cila ishte vendosur në qendër të hapësirës së Ekspozitës, duke i ofruar pjesëmarrësve informacion mbi shumë prej aktiviteteve të kryera nga Shoqata, anëtarësimi, kurset e trajnimit, programet dhe projektet. Pjesëmarrësit u pritën nga stafi i SHUKALB të cilët me kënaqësi informonin çdo vizitor rreth punës së mirë që Shoqata është duke bërë në përpjekje për të përmirësuar sektorin e ujit në Shqipëri, si dhe i përgjigjeshin të gjitha pyetjeve që lidhen me aktivitetet e Shoqatës. Pjesëmarrësit e Konferencës patën mundësinë të njiheshin dhe shqyrtonin mbi 30 manuale të kurseve të trajnimit, tashmë të zhvilluara nga SHUKALB si pjesë e Projektit të saj të financuar nga USAID ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri“.[:en]
On 2, 3, 4 November, SHUKALB in cooperation with SHUKOS (The Water and Wastewater Works Association Kosovo) organized the 4th Balkans Joint Conference and Exhibition titled “Water and Jobs”, at Expocity in Tirana, Albania. The annual event proved again to be the major knowledge sharing and networking event in the Western Balkans water sector.
With an audience of over 400 participants, coming from 22 different countries throughout the Balkans and Europe, and 70 moderators and speakers, the Conference reached its objective to stimulate the dialogue between different stakeholders. The Conference offered opportunities for water professionals, policymakers, and business professionals from the sector to discuss issues of concern, exchange information, and share their experiences in an effort to help the further development of the water supply and wastewater sector in the Greater Balkan Region.

The 3-day event started with the Gala Reception held on 2 November, where the President of SHUKALB, Mr. Petrit Tare and the President of SHUKOS, Mr. Ismet Ahmeti, welcomed and greeted the participants. In their speeches, they stated that the Conference theme “Water and Jobs” is one of the most discussed topics, which affects all of us who work in this sector and we need to cooperate more with each other and share our best practices. Water knows no state boundaries, and hence our cooperation must extend beyond these boundaries.

During the Gala of our Annual Conference, it has been a practice of SHUKALB to give two awards, titled, “Board of Directors Award” and “A Lifetime in the Water Sector Award” to individuals for their contribution to the water sector in Albania and their professional role. The “Board of Directors Award” was given to Mr. Edmond Haxhinasto, former Minister of Transport and Infrastructure; and the “A Lifetime in the Water Sector Award” was given to Mr. Zef Maci, Director of Water Supply and Sewerage Company of Lezha.
At the end of the Gala, the Presidents of SHUKALB and SHUKOS signed a joint Memorandum of Understanding, to establish a formal arrangement between the two Assoiations to achieve common objectives in the area of training and capacity development. Under this MOU, SHUKALB and SHUKOS agreed to cooperate in the development of an annual training course delivery schedule, initially based on the training course materials developed by SHUKALB under its USAID Project.

The Technical Conference Program consisted of 16 thematically diverse sessions organized into 12 different Parallel Sessions and 4 Plenary Sessions, which addressed over 40 presentations. The 12 parallel sessions of the Conference were focused on overall management and technical issues of water supply and sewerage utilities in various aspects, capacity development in the region, challenges of local government in ensuring water and wastewater services, water resources management and emergencies, human resources management, financial gap analysis, drinking water quality management, water loss management, regulatory framework.

The Conference was greeted at the opening of the first day by USAID’s Representative for Albania, Dr. Catherine Johnson. In her speech, Dr. Johnson emphasized the importance of water and better management of it, while expressing USAID’s support to SHUKALB’s efforts in improving the overall performance of water supply and sewerage services for the citizens of Albania.
The first keynote address was given by Prof. Guy Alaerts, from the Institute for Water Education in Netherlands. Prof. Alaerts shared with the audience the current problems and challenges of the water sector with a focus on developing the workforce of tomorrow.

The first Plenary Session, of the program was dedicated to “Addressing the Water Sector Work Force Gap – An Avoidable Crisis”. The moderator, Dr. Silver Mugisha, Managing Director of the National Water and Sewerage Corporation of Uganda, opened the session with a presentation regarding the pending Work Force Gap, and the panelists who joined the discussions were representatives from different institutions such as Ms. Maria Teresa Gutierrez, International Labor Organization; Mr. Christopher McCord, Certification Expert, USA; Dorian Xhelili, Vlora Water and Sewerage Company, Albania; and Ms. Albana Idershai, representing the Technical Secretariat of the National Water Council, Albania.

Following the Plenary Session, the program continued with two parallel sessions, the first focused on the Challenges of Local Government in Ensuring Water Supply and Wastewater Services, and the second on Capacity Development in the Region. In the next two parallel sessions, the topics of Water Resources Management and Emergencies, and Human Resources Management were presented and discussed.
The second Plenary Session “EU Water Directives – Can the Western Balkans Afford to Comply” was moderated by Ms. Patricia Lopez of the Danube Water Program and The World Bank, who raised the issues focused on the challenges and opportunities for the Balkans and compliance with the EU Water Directives. The discussion continued with Mr. Ylber Mirta, Ministry of Environment and Physical Planning, Macedonia; Mr. Afrim Lajci, Inter-Ministerial Water Council, Kosova; and Ms. Evis Gjebrea, Water Supply and Sewerage Company of Tirana, Albania. Applications of Financial Gap Analysis and Drinking Water Quality Management were the last sessions treated during the first working day of the Conference.

Ms. Besa Zogaj Gashi, Deputy Minister of Ministry of Economic Development in Kosova, opened the second working day of the Conference. The third Plenary Session, “Utility Aggregation and Local Government: Getting Corporate Governance Right” was moderated by Mr. Baton Begolli, Advisor to the Office of the Prime Minister in Kosova, who opened the session talking about Utilities and Local Government aggregation. To discuss this theme, the invited panelists were Ms. Lindita Sotiri, Ministry of Transport and Infrastructure, Albania; Ms. Jadranka Ivanova, Ministry of Environment and Physical Planning, Macedonia; and Silviu Lacatusu, Romanian Water Association, Romania. The program continued with the Governance and Management of Water Utilities and the Water Loss Management parallel sessions. Second parallel sessions were focused on Regulatory Framework, and Commercial and Operational Efficiency.
The final Plenary Session addressed Water Supply and Sewerage Access and Services: Who Pays for the Poorest of the Poor, which was moderated by Mr. Philip Giantris. The Conference program ended with the two last Parallel Sessions “Asset and Infrastructure Management of Water Supply and Sewerage Utilities” and “Wastewater Treatment and Environmental Protection”.

A very interesting event organized by SHUKALB during the 2nd and 3rd day of the Conference, was “Meet the Experts” event which created opportunities for interested Conference participants to meet and exchange ideas and knowledge with the group of USA Experts, who are involved in SHUKALB’s USAID funded Project “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania”. The Experts brought different backgrounds and expertise to include water quality, wastewater treatment, utility management, and operator certification.
Technical Exhibition a Real Success!
Participants at the Conference had the opportunity to visit the largest Technical Exhibition in the history of our annual Conferences. The Exhibition officially opened on the 2nd of November, after the Gala Reception, and continued for two days in parallel with the Technical Program on the 3rd and 4th of November.
The venue of the event (ExpoCity Albania), which was carefully chosen by the Conference Organizers, proved to be the right choice. It offered the exhibiting companies a wider space of around 800 square meters, and the opportunity for the Conference participants to walk freely and visit the booths.
The Exhibition gathered 26 private companies coming from nine (9) different countries from the Balkan region, Europe, as well as Israel, which showcased their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineer consulting and management contractors, ensuring visitors to the event were treated to the best of what this innovative industry has to offer.

One of exciting experience during the Exhibition was SHUKALB’s Exhibit Booth, which was placed right in the center of the Exhibition Area. It offered participants information on many activities conducted by the Association, membership, training courses, programs and projects. Participants were welcomed by the SHUKALB’s staff that was pleased to inform every visitor on the good work the Association is doing in the efforts to improve the water sector in Albania, and answering all questions related to the Association’s activities. Conference participants had the opportunity to look through and review over 30 training course manuals already developed by SHUKALB, as a part of its USAID funded Project, “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania”.[:]

