Shkodra Water Utility and High School “Arben Broci” Sign Agreement for Student Internship Program
December 30, 2016
[:sq]Të ulur nga e majta në të djathte: Znj. Arnisa Salihi, Shefe e Departamentit të Burimeve Njerëzore të UK Shkodër; Z. Mark Molla, Drejtor i UK Shkodër; Z. Zamir Laçaj, Drejtor i Shkollës së Mesme “Arben Broci”, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Programit
Me datë 31 tetor, Shoqëria UK Shkodër dhe Shkolla Profesionale Industriale “Arben Broci”, Shkodër, nënshkruan sëbashku një marrëveshje bashkëpunimi, për kryerjen e praktikës mësimore të nxënësve maturantë të klasës së Hidraulikës pranë ambjenteve të Shoqërisë. Duke shkuar më tej , kjo marrëveshje specifikon se nxënësit që do të kenë mesatare të lartë do të kenë mundësi të punësohen pranë shoqërisë UK Shkodër.
Me këtë rast z. Molla tha se me këtë marrëveshje u krijohet mundësi nxënësve që të bëjnë praktikë gjatë punimeve që kryen ndërmarrja jonë, dhe të aftësohen profesionalisht për tregun e punës. Në këtë mënyrë si ata, ashtu dhe prindërit e tyre, do të jenë më të sigurtë se frekuentimi i kësaj shkolle është i dobishëm, dhe se u krijohen mundësi punësimi. Z. Molla e konkretizoi këtë duke njoftuar se 4 nxënës të kësaj shkolle këto ditë do të fillojnë punë rregullisht pranë ujësjellësit, si ndihmës hidraulikë. Ky është vetëm fillimi, pasi në vazhdim, do të punësohen edhe të tjere. Në vazhdim, ai theksoi se kjo është një mënyrë organizimi që i shërben punës, ku të rinjtë kanë mundësinë ta fitojnë vendin e punës me meritë, pa pasur nevojë për ndërhyrje apo miqësira.
Drejtori Mark Molla me nxënës praktikantë të Shkollës Profesionale Industriale “Arben Broci”
Drejtori i shkollës “Arben Broci’, Z. Laçaj duke falenderuar drejtorinë e Ujësjellësit tha se shkolla po shkon drejt dualizmit, mësim-punësim ndërsa praktika do të jetë objektivi kryesor i këtyre nxënësve. Ai u u shpreh se mundësia që ofron Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër për praktikën dhe punësimin e nxënësve, është një risi dhe shembull për institucionet e tjera. Me këtë gatishmëri të drejtorit Mark Molla, ne shpresojmë që të nxiten edhe drejtues të ndërmarrjeve të tjera dhe të biznesit, në mënyrë që të kontribuojnë për të përgatitur të rinj sa më të aftë dhe me standarte bashkëkohore për tregun e punës. Gjithashtu, ne konkretizojme kështu zbatimin e programit të shkollës profesionale 50 % teori dhe 50 % praktikë.[:en]Seated left to right: Ms. Arnisa Salihi, Head of Human Resources Department, UK Shkodra; Mr. Mark Molla, Director of UK Shkodra; and Mr. Zamir Laçaj, Principal of Professional High School “Arben Broci” at the Program Signing Ceremony
On October 31st, Shkodra Water Supply and Sewerage Company and the Professional High School “Arben Broci” signed a cooperation agreement for an Internship Program for senior students majoring in Hydraulics. The agreement specifies that the Internship Program will take place at the Water Supply and Sewerage Company of Shkodra and that the students graded highest under this Program will have the chance to be employed by the UK Shkoder.
On this occasion, Mr. Molla said that the agreement will enable students to participate and assist on different works of the utility and to earn professional training. Together with their parents, they will be more confident that studying at “Arben Broci” high school is not only useful, but can ensure employment in the future.
Director Mark Molla meeting with internship students of Professional High School “Arben Broci”
In this regard, Mr. Molla, announced that UK Shkodra has already chosen four internship students to start working as assistant hydraulic workers. In addition, he stressed that UK Shkodra will benefit from this program by giving the students an opportunity to win a job based on their merit and not based on nepotism.
The Principal of “Arben Broci”, Mr. Zamir Laçaj, thanked UK Shkodra and said, “our school is moving toward dualism, education-employment, while internship will be the main objective of these students”. He stressed that this practice, encouraged by UK Shkodra, is an innovation and a good example to be followed by other institutions. Mr. Laçaj said, “We hope that the commitment of Director Molla will serve as an encouragement to other institutions and private business managers, in order to contribute to the professional training of young students with the latest standards. With this program, we will be able to meet the implementation of our professional school program: 50% theory and 50% practice.”[:]