[:sq]Dëshiroj t’i uroj të gjithë anëtarëve, mbështetësve dhe miqve tanë një vit të gëzuar, të lumtur dhe plot shëndet në vitin 2017. Suksesi i vazhdueshëm që SHUKALB gëzoi këtë vit që kaluam, është kryesisht rezultat i “partneritetit” që stafi i Shoqatës tonë kishte me të gjithë aktorët në sektor, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Vitin e kaluar, në këtë kohë, ju kërkova dhe ju falenderova për durimin tuaj, ndërkohë qe ne punonim për zhvillimin me shpejtësi të kurseve tona të trajnimit, dhe mënyrës së komunikimit me ju në të ardhmen. Tashmë ajo e ardhme ka mbërritur, dhe me kënaqësi ju raportoj se kemi bërë një progres të madh si në zhvillimin e kurseve tona të trajnimit, ashtu dhe në komunikimet tona me partnerët.
Sikurse do të lexoni në këtë numër të Burimit, jemi të gatshëm të paraqesim Kalendarin e Kurseve të Trajnimit për vitin 2017, me një target prej jo më pak se 15 kurse të planifikuara për t’u dhënë në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis SHUKALB dhe SHUKOS, dy Shoqatat tona do të ketë një kalendar të përbashkët trajnimi me kurse për t’u dhënë në të dy vendet.
Programi shumë i diskutuar gjatë vitit 2016, i Certifikimit Bazuar në Testim për stafin e Shoqërive UK, do të jetë një realitet në vitin 2017, pasi SHUKALB është duke asistuar Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës në hartimin e Udhëzimit Ministror, i cili detajon mënyrën se si dhe kur Programi i Certifikimit do të implementohet. Zbatimi një Programi të tillë është për herë të parë jo vetëm për Shqipërinë apo Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën Lindore dhe ai është duke u monitoruar gjithashtu dhe nga vendet e Europës Perëndimore, si një model i mundshëm për t’u aplikuar në vendet e tyre.
SHUKALB është krenar për advokimin dhe rolin e tij udhëheqës në fushën e certifikimit bazuar në testim, por merita duhet t’i jepet gjithashtu Qeverisë së Shqipërisë, dhe në veçanti Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, për vlerësimin e rëndësisë së një programi të tillë si një element thelbësor në përmirësimin e suksesshëm të performancës në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.
Ndjejmë keqardhje që 2016 nuk ka qenë një vit i mirë për SHUKALB në fushën e “Programeve të Ndërgjegjësimit” si Programi Miqtë e Ujit për Nxënësit e Klasave të 3-të; Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit për Nxënësit e Klasave të 8-të; dhe Panairi Shkencor për Nxënësit e Klasave të 11-të. Këto programe kanë nevojë për sponsorë financiarë për të financuar implementimin e tyre, dhe këta sponsorë nuk ishte e mundur të gjendeshin. Megjithatë, ne nuk do të dekurajohemi dhe do të gjejmë një mënyrë për ta përmbushur këtë sfidë në 2017.
E-Burimi i Ri, të cilin jeni duke e lexuar në këtë moment, dhe i cili botohet çdo muaj të vitit, ka qenë një përmirësim i madh në mënyrën se si ne komunikojmë me partnerët tanë. Me çdo botim, SHUKALB përmirësohet në publikimin e tij dhe Burimi është më informues dhe në kohën e duhur.
Mbetet akoma shumë për t’u bërë, por ne dimë se si ta bëjmë, dhe do ta arrimë këtë me sukses.
Philip D. Giantris
Drejtor Ekzekutiv[:en]To all of our members, supporters and friends, I want to wish you a Most Happy, Joyous and Healthy New Year in 2017. The continuing success that SHUKALB enjoyed this past year is largely the result of the “partnership” that our Association staff has had with all of our stakeholders, not only in Albania, but across the Western Balkans and beyond. Last year, at this time, I asked and thanked you for your patience, as we worked to take actions to rapidly develop our Training Courses, and the way that we wanted to communicate with you in the future. Well, that future has arrived, and I am pleased to report that we have made great progress both in our training course development and in our stakeholder communications.
As you will read in this issue of Burimi, we are ready to launch the 2017 Training Course Calendar with a target of no less than 15 courses to be scheduled to be delivered across Albania and Kosova. With the signing of a Memorandum of Understanding between SHUKALB and SHUKOS, our two Associations will have a common training calendar with courses being delivered in both countries.
The much discussed Test-based Operator Certification Program for Albania, in 2016, will be a reality in 2017, as SHUKALB assists the Ministry of Transport and Infrastructure in the drafting of the Ministerial Instruction of how and when the Certification Program will be implemented. This is not just a first in Albania or the Western Balkans, but a first in Eastern Europe and it is also being monitored by Western European countries as a possible model for application in their countries.
SHUKALB is proud of its advocacy and leadership in the area of test-based certification, but credit must also be given to the Government of Albania, and particularly the Ministry of Transport and Infrastructure, for understanding the importance of such a program as an essential element in the successful improvement of performance in the water supply and sewerage sector.
We do regret that it has not been a good year for SHUKALB in the area of its “Outreach Programs” such as Friends of Water Program for the 3rd Grade Students; World Water Monitoring Challenge for the 8th Grade Students; and Science Fair for the 11th Grade Students. These programs need financial sponsors to fund their implementation, and these sponsors could not be found. However, we will not be discouraged and we will find a way to meet this challenge in 2017.
The New E-Burimi, which you are reading right now, and which is issued every month of the year, has been a major improvement in how we communicate with our stakeholders. With each issue, SHUKALB gets better in its publication and Burimi is more informative in a timely manner.
There is still a great amount to be done, but we know how to do it, and we will succeed.