Hungarian Water Utility Association Visits SHUKALB
March 7, 2017
[:sq]Stafi i Shoqatës Ujësjellës Kanalizime të Hungarisë diskuton mbi mundësitë me Anëtarët e Bordit dhe Stafin e SHUKALB
Më 6 shkurt, SHUKALB u takua me përfaqësues të Shoqatës Ujësjellës Kanalizime të Hungarisë (MaVíz), për të diskutuar mbi fusha të mundshme bashkëpunimi midis dy shoqatave. Qëllimi i takimit ishte vendosja e marrëdhënieve më të ngushta midis SHUKALB dhe MaVíz, dhe për të përgatitur përmbajtjen e një Memorandumi Mirëkuptimi. Diskutimi u fokusua në mundësitë e bashkëpunimit për trajnime dhe edukim midis dy Shoqatave dhe vendosjen e kontakteve midis Profesionistëve të Rinj të Ujit të Shqipërisë dhe Hungarisë.
SHUKALB u përfaqësua nga Z. Petrit Tare, Kryetar i SHUKALB dhe Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë; Znj Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore, stafi administrativ i SHUKALB, dhe Znj Arlinda Ibrahimllari, Kryetare e Grupimit Profesionistët e Rinj të Ujit të Shqipërisë. Shoqata Hungareze u përfaqësua nga Znj. Edit Nagy, Sekretare e Përgjithshme dhe Z. Adrián Kiss, Analist dhe Koordinator i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Të dy shoqatat mbajtën një prezantim të detajuar mbi aktivitetet e tyre, Programet e Trajnimit, Projektet, Programet e Ndërgjegjësimit dhe të Edukimit, zhvillimet e fundit në sektorët e ujit përkatës të tyre, dhe për perspektivat në të ardhmen.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesit e kompanisë private Hungareze Kristally Kft, një anëtare e MaViz, të cilët prezantuan aktivitetin e tyre, që konsistonte kryesisht në hartimin dhe zbatimin e impianteve të trajtimit të ujit të pijshëm dhe ujit të ndotur, si dhe planet e ardhshme të investimit në sektorin e ujit në Shqipëri.
SHUKALB mirëpriti në takim Znj. Martina Kasnyik, Sekretare e Tretë, Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, Ambasada e Hungarisë në Tiranë, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të dy vendeve në forcimin e përpjekjeve në fushën e shkëmbimeve tregtare. Gjithashtu ajo ndau informacion mbi iniciativat e Qeverisë Hungareze për arsimim dhe mundësitë për bursa studimi, me mision kryesor rritjen e numrit të studentëve të huaj në Hungari dhe nxitjen e institucioneve të arsimit të lartë Hungarez për të tërhequr studentët më të mirë të huaj.
Në fund të takimit, SHUKALB dhe MaViz ranë dakord të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi gjatë Forumit të Biznesit dhe Konferencës së Ujit, të titulluar “Konferenca dhe Workshopi Inovativ i Ujit Hungarezo -Shqiptar” që do të mbahet në Tiranë, më 10 prill. Konferenca do të organizohet në bashkëpunimin dypalësh MaViz dhe SHUKALB, me mbështetjen e Ambasadës Hungareze në Tiranë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, dhe Budapest Waterworks.[:en]Hungarian Water Association Staff discusses opportunities with SHUKALB Board Members and Staff
On 6 February, SHUKALB met with representatives of the Hungarian Water Utility Association (MaVíz), to discuss possible areas of cooperation between the two Associations. The purpose of the meeting was to establish closer relations between SHUKALB and MaVíz, and to prepare the contents of a Memorandum of Understanding. The discussion focused on the possibilities of educational and training co-operation between the two Associations and establishment of contacts between the Albanian and Hungarian Young Water Professionals.
SHUKALB was represented by Mr. Petrit Tare, President of SHUKALB and Director of Korca Water Utility; Mrs. Elisabeta Poci, Deputy Director, SHUKALB administrative staff, and Mrs. Arlinda Ibrahimllari, Chair of the Young Water Professionals Group of Albania. The Hungarian Association was represented by Mrs. Edit Nagy, Secretary General and Mr. Adrián Kiss, analyst and coordinator of international relations.
Both associations made a detailed presentation on their activities, Training Programs, Projects, Educational and Awareness Programs, recent developments of their respective water sectors, and on future perspectives.
Present at the meeting were also the representatives of the Hungarian private company Kristally kft, a member of MaViz, who presented their activity, mainly consisting in the design and implementation of water treatment plants for drinking and waste water, and the future investment plans in the water sector in Albania.
SHUKALB welcomed at the meeting Mrs. Martina Kasnyik, Third Secretary, Economic and Trade Affairs, Embassy of Hungary in Tirana, who emphasized the importance of the collaboration of the two countries in strengthening the efforts in the area of trade exchange. She also shared information on the Hungarian Government education initiatives and scholarship opportunities, with the core mission to increase the number of foreign students in Hungary and to encourage Hungarian higher education institutions to attract top foreign students.
At the end of the meeting, SHUKALB and MaViz agreed to sign a Memorandum of Understanding during the Business Forum and Water Conference, titled “Hungarian-Albanian Innovative Water Conference & Workshop” that will be held in Tirana, on 10 April. The Conference will be organized in collaboration of both MaViz and SHUKALB, with the support of the Hungarian Embassy in Tirana, Ministry of Foreign Affairs and Trade of Hungary, and Budapest Waterworks.[:]