Roland Liemberger Declares: “Water Utilities Must Adopt a “We Can” Attitude to Water Loss Management.”
March 7, 2017
[:sq]Të parashikosh të ardhmen është një biznes i rrezikshëm. Nga risitë teknologjike tek ndryshimet klimatike, dhe gjithçka midis, bota rreth nesh duket të jetë më pak e parashikueshme, më pak e sigurtë dhe duke ndryshuar në një shkallë të padëgjuar. Kjo është po aq e vërtetë në sektorin e ujit si kudo tjetër, me përjashtim kur bëhet fjalë për menaxhimin e humbjeve të ujit.
Konceptet dhe aparaturat e zhvilluara gjatë 20 viteve të fundit mund të zgjidhin problemin botëror të ujit pa të ardhura. Aq shumë progres është bërë sa që sot nuk ka mbetur asnjë përparim domethënës, asnjë Lajm i Madh për t’u njoftuar, apo metoda krejtësisht të reja që do të mund të ndryshonin situatën në mënyrë drastike.
Po, ka gjithmonë ide dhe pajisje të reja dhe ekzotike, disa mund edhe të funksionojnë, por shumë nga këto “lodra” janë thjesht shumë të shtrenjta për shoqëritë ujësjellës kanalizime mesatare, dhe shumica nuk janë të nevojshme për të zvogëluar humbjet e ujit.
Pyetja e vërtetë është përse, kur ne i kemi përgjigjet, nivelet e rrjedhjeve janë ende kaq të larta në pjesën më të madhe të botës? Përse shumica e qyteteve të botës ende kanë humbje që tejkalojnë nivelet ekonomike? A duhet kjo të mos konsiderohet “e papërgjegjshme” në një epokë të ndryshimit klimatik?
Në shumë vende, humbjet fizike janë kaq të larta sa që vetëm gjysma e popullsisë mund të furnizohet me ujë nëpërmjet tubacioneve. E kam parë këtë në shumë vende, por në asnjë prej tyre situata nuk është aq serioze sa ajo në Indi, shtëpia e më shumë se 1.2 miliard njerëzve.
India është katastrofa më e madhe urbane e furnizimit me ujë në botë. Rrjetet shpërndarëse janë në gjendje aq të keqe sa që prej humbjeve fizike Indianët janë detyruar të jetojnë me një furnizim të ujit me ndërprerje në 99.9% të të gjitha qyteteve. Ndonjëherë kjo do të thotë vetëm disa orë në pak ditë. Pothuajse të gjitha qytetet në Indi mund të kishin furnizim të vazhdueshëm, pa pasur nevojë për burime ujore shtesë, por vetëm nëse humbjet fizike do të zvogëloheshin në nivele të pranueshme.
Tubacion uji i riparuar
Kjo është e tashmja, por çfarë mund të themi për vitin 2050? Përgjigja ndodhet në një prej thënieve të Henry Ford për shoqëritë ujësjellës kanalizime: “Edhe nëse mendoni se mundeni ose mendoni se nuk mundeni, ju keni të drejtë.”
Ato shoqëri që mendojnë, “ne mundemi”, jo vetëm që i kuptojnë përfitimet e trajtimit të humbjeve të ujit, por kanë dhe një strategji stimuluese për ta përmirësuar atë vazhdimisht. Ata kanë staf të trajnuar, buxhet të mjaftueshëm dhe janë të përgatitur për të kontraktuar një pjesë ose të gjithë aktivitetet e tyre. Ato që mendojnë “ne nuk mundemi”, duken të kënaqur me status quo-në, ku deri në 50 për qind ose më shumë e ujit humbet.
Në vitin 2050, popullsia e botës do të rritet në 9.7 miliardë, ku 70 për qind do të jetojnë në zonat urbane dhe 80 për qind do të jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për shoqëritë ujësjellës kanalizime. Marrim Tanzaninë si një shembull. Pesë vjet më parë ajo kishte një popullsi prej 46 milionë, e krahasueshme me Spanjën. Në vitin 2050, popullsia e saj do të jetë 138 milionë. Shumë prej shoqërive ujësjellës kanalizime “ne nuk mundemi” janë në vende që përballen me të njëjtat presione si Tanzania. Kjo duhet të ndryshojë, dhe urgjentisht.
Nëse teknologjitë e reja të sigurojnë vetëm disa nga përgjigjet, cila do të jetë shtysa më e madhe e ndryshimit? Isha duke luftuar për të gjetur një përgjigje deri sa një diskutim me vajzën time – e cila është duke kryer një aster në furnizimin me ujë urban – më çoi drejt përgjigjes. Shpresa jonë më e madhe për menaxhimin e humbjeve të ujit do të jetë brezi i ardhshëm i profesionistëve të ujit.
Kur studioja gjatë viteve 80, menaxhimi i humbjeve të ujit, zbulimi i rrjedhjeve, rehabilitimi i rrjetit, balanca e ujit, niveli ekonomik i rrjedhjeve dhe menaxhimi i presionit nuk diskutoheshin asnjëherë. Gjithçka që mësuam ishte si të projektonim një rrjet të ri shpërndarës. Menaxhimi i humbjeve të ujit bëhej bazuar në prova dhe gabime, pa koncepte të standardizuara. Gjatë viteve 80, nëse merrje pjesë në një konferencë të madhe për ujin, do të ishe me fat nëse do të kishte një artikull të vetëm mbi humbjet e ujit.
Tashmë kjo ka ndryshuar, por industria e ujit mbetet konservatore, kundërshtare e riskut dhe duke lëvizur ngadalë. Ne nuk qëndrojmë të izoluar nga forcat e fuqishme që janë duke i dhënë formë botës përreth nesh, dhe ndryshimi po vjen. Brezi i ardhshëm i profesionistëve të ujit do të punojë gjithashtu në agjencitë qeveritare, rregullatorët, shoqëri konsulente, OJQ-të dhe në media. Presioni mbi shoqëritë ujësjellës kanalizime për t’u bërë më efektive do të rritet – po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u përgjigjur pozitivisht.
Ti sigurosh më shumë njerëzve ujë të sigurtë të pijshëm dhe të zvogëlosh humbjet e ujit janë thjesht anët e ndryshme të së njëjtës medalje. Me mbështetjen e duhur politike, profesionistët e rinj me një qëndrim “ne mundemi” për menaxhimin e humbjeve të ujit, duke punuar në një industri që tashmë ka një pasuri zgjidhjesh të shkëlqyera, do të thotë që nuk është e nevojshme të presim deri në vitin 2050. Ndryshimi që duam mund të ndodhë tani. ”
Shënim: Artikulli i mësipërm është shkarkuar nga faqja e internetit të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA) dhe është shkruar nga Z. Roland Liemberger, Këshilltar i Menaxhimit të Ujit pa të Ardhura pranë Miya. Për informacion të mëtejshëm mbi IWA-në dhe artikuj të tjerë interesantë, ne ju sugjerojmë të vizitoni linkun www.iwa-network.org.
SHUKALB e ka ribotuar këtë artikull, pasi Uji Pa të Ardhura në Shqipëri i kalon humbjet e ujit në Indi. “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit” është një çështje e një rëndësie të veçantë për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe SHUKALB e ka përfshirë atë në Programin e tij Trajnimit. Gjatë muajit shkurt 2017, SHUKALB ka dhënë dy kurse trajnimi mbi këtë temë dhe do ta përsërisë këtë kurs sipas interesit të shfaqur:
Menaxhimi i Humbjeve të Ujit -I – i dhënë më 20 dhe 21 shkurt 2017
Menaxhimi i Humbjeve të Ujit -II – i dhënë më 27 shkurt 2017
SHUKALB do të vazhdojë të botojë artikuj të ngjashëm interesantë që mbulojnë çështje të rëndësishme me të cilat përballet sektori i ujit në Shqipëri dhe të cilat janë të pasqyruara në Programin e Trajnimit të SHUKALB.[:en]Predicting the future is a risky business. From technological innovation to climate change, and everything in between, the world around us seems to be less predictable, more uncertain and changing at an unprecedented rate. This is as true in the water sector as it is in any other, except, when it comes to water loss management.
The concepts and equipment developed during the last 20 years can solve the world’s non-revenue water problem. So much progress has been made that today there are basically no significant advances left, no Big News to announce, and no completely new methods that would change the situation drastically.
Yes, there are always new and exotic ideas and equipment, some may even work, but many of these “toys” are simply too expensive for the average water utility, and most are not required to reduce water losses.
The real question is why, when we have the answers, are leakage levels still so high in much of the world? Why do the vast majority of the world’s cities still have losses that exceed economic levels? Should this not be considered “irresponsible” in an era of climate change?
In many places, physical losses are so high that only half the population can be supplied with piped water. I have seen this in many countries, but none that reach the seriousness of the situation found in India, home to over 1.2 billion people.
India is the world’s largest urban water supply disaster. Distribution networks are in such bad condition that physical losses mean Indians are forced to live with intermittent water supply in 99.9% of all cities. Sometimes this means only a couple of hours every few days. Nearly all cities in India could have continuous supply without needing additional water resources, but only if physical losses are reduced to acceptable levels.
Repaired water pipe
That is the now, but what about 2050? The answer lies in applying one of Henry Ford’s maxims to water utilities: “Whether you think you can or you think you can’t, you are right.”
Those utilities that think, “we can”, not only understand the benefits of tackling water losses, they have a strategy with incentives to continually improve. They have trained staff, sufficient budget, and are prepared to outsource some or all of their activities. Those that think, “we can’t”, seem content with the status quo where up to 50 percent or more of water is lost.
In 2050, the world’s population will rise to 9.7 billion, 70 percent will live in urban areas, and 80 percent will live in low- and middle-income countries. This will be a huge challenge for water utilities. Take Tanzania as an example. Five years ago it had a population of 46 million, similar to Spain. In 2050, its population will be 138 million. Too many “we can’t” water utilities are in countries facing the same pressures as Tanzania. This needs to change, and urgently.
If new technologies only provide some of the answers, what will be the biggest driver of change? I was struggling to find an answer until a chance discussion with my daughter – who is currently doing a Masters in urban water supply – led me to the answer. Our greatest hope for water loss management will be the next generation of water professionals.
When I studied in the 1980s, water loss management, leak detection, network rehabilitation, a water balance, the economic level of leakage and pressure management were never discussed. All we learned was how to design a new distribution network. Water loss management was done by trial and error, with no standardized concepts. Attend a large water conference in the 1980’s and you’d be lucky if there was a single paper on water loss.
That has been reversed, but the water industry remains conservative, risk-averse and slow moving. We don’t sit in grand isolation from the powerful forces shaping the world around us though, and change is coming. The next generation of water professionals will also work at government agencies, regulators, consultancies, NGOs and in the media. The pressure on utilities to become more efficient will grow – and so will their ability to respond positively.
Providing more people with safe water and reducing water losses are just different sides of the same coin. With the right political support, younger professionals with a “we can” attitude to water loss management, working in an industry that already has a wealth of excellent solutions, can mean there’s no need to wait until 2050. The change we need can happen now.”
Note: The above article was downloaded from the International Water Association website and is written by Mr. Roland Liemberger, NRW Management Advisor at Miya. For further information on IWA and other interesting articles, we suggest you visit the link www.iwa-network.org.
SHUKALB has reprinted this article because Non – Revenue Water in Albania exceeds the water losses in India . “Water Loss Management” is an issue of special importance to water utilities in Albania and SHUKALB has included it in its Training Program. During February 2017, SHUKALB has delivered two training courses on this topic and will repeat these course as interest is indicated:
Water Loss Management -I – delivered on 20 and 21 February 2017
Water Loss Management -II – delivered on February 27, 2017
SHUKALB will continue to publish similar interesting articles covering important issues that the Albanian water sector is facing and that are reflected in SHUKALB’s Training Program.[:]