Shkoder Here I Come: A Young Engineer’s Career Decision
March 7, 2017
[:sq]Mbaresa Ferracaku, Përgjegjëse e Degës Teknike e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Shkodër, gjatë Kursit të Trajnimit të SHUKALB “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit -I”
Vitin e kaluar tek “Burimi”, SHUKALB publikoi një seri artikujsh që përfshinin intervista me punonjës nga shoqëri ujësjellës kanalizimeve të ndryshme në Shqipëri. Këto intervista kishin për qëllim të sillnin në fokus asetin më të vlefshëm në sektorin e ujit, burrat dhe gratë që sigurojnë shpërndarjen e shërbimeve të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për popullin e Shqipërisë. Këtë muaj, BURIMI ndan me ju një intervistë me një inxhiniere të re, e cila gjatë muajit shkurt, mori pjesë në Kursin e Trajnimit të SHUKALB ” Menaxhimi i Humbjeve të Ujit “. Emri i saj është Mbaresa Ferracaku, Përgjegjëse e Degës Teknike të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Mbaresa, e cila është 24 vjeç, ka lindur në qytetin e Lushnjes, dhe aktualisht jeton në Tiranë. Çdo ditë, ajo udhëton nga Tirana për në Shkodër, dhe anasjelltas, por distanca nuk e mërzit atë. Ajo thotë: “Unë e dua profesionin tim dhe dua të investoj për të.”
– Znj Ferracaku, na tregoni diçka rreth vetes.
“Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, më 17 tetor 2016, ku jam diplomuar në Master të Shkencave në Inxhinieri Hidroteknike. Gjatë kryerjes së studimeve të mia Master, gjithashtu kam punuar për disa muaj në një kompani ndërtimi. Një muaj më parë, kam filluar punë pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Shkodër ku drejtoj Degën Teknike. ”
– Përse zgjodhët për të punuar në Shoqërinë UK Shkodër?
“Shoqëria UK Shkodër është një nga shoqëritë më të mëdha ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe pozicioni im aktual i punës është një nga më të mirët që një inxhinier i sapo diplomuar mund të ketë.”
– Çfarë ju pëlqen më tepër në punën tuaj?
“Ajo që unë vlerësoj më shumë në punën time është përvoja që jam duke përvetësuar. Çdo ditë jam duke mësuar diçka të re në lidhje me profesionin tim. Në Ujësjellësin e Shkodrës, unë kam gjetur një staf të mrekullueshëm që është i gatshëm për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar. Por më e rëndësishmja, që nga dita ime e parë e punës, është se kam pasur një mbështetje të madhe nga të gjithë, sidomos nga Administratori dhe Drejtori Teknik”.
– Çfarë mesazhi doni t’i jepni brezit të ri që dëshiron të punojë në sektorin e ujit?
“Unë kam një parim: Nëse e dashuroni profesionin tuaj, ju duhet të investoni për të. Nuk ka rëndësi se sa larg nga shtëpia do të ju duhet të udhëtoni për të shkuar në vendin tuaj të punës, për sa kohë punoni në profesionin që dashuroni. Nëse keni dëshirë për të punuar, mund arrini gjithçka.”[:en]Mbaresa Ferracaku, Responsible of Technical Department at Shkodra Water Supply and Sewerage Company, at SHUKALB Training Course “Water Loss Management I”
Last year at “Burimi”, SHUKALB issued a series of articles that included interviews with employees from different water supply and sewerage utilities in Albania. These interviews aimed to bring a focus on the most valuable asset of the water sector, the men and women who ensure the delivery of water supply and sewerage services for the people of Albania. This month, BURIMI is sharing an interview with a young engineer, who during February, participated at SHUKALB Training Course “Water Loss Management”. Her name is Mbaresa Ferracaku, Manager of the Technical Department at the Shkodra Water Supply and Sewerage Company.
Mbaresa, who is 24 years old, was born in the City of Lushnja, and currently lives in Tirana. Everyday, she travels from Tirana to Shkodra, and back, but the distance does not bother her. She states: “I love my profession and want to invest for it.”
– Ms. Ferracaku, tell us something about yourself.
“I have graduated from the Faculty of Civil Engineering, on October 17, 2016, with a Master of Science Degree in Hydro-technical Engineering. During my master degree studies, I also worked for a few months at a construction company. A month ago, I started working at the Shkodra Water Supply and Sewerage Company where I manage the Technical Department.”
– Why did you choose to work at the Shkodra WSS Company?
“Shkodra Water Supply and Sewerage Company is one of the biggest water utilities in Albania and my current working position is one of the best that a recent graduate engineer could have.”
– What do you like most in your job?
“The thing that I appreciate most at my job is the experience that I’m acquiring. Every day I am learning something new about my profession. At the Shkodra Water Utility, I’ve found a wonderful staff that is willing to help and cooperate. But most importantly, since the first day that I arrived, I have had great support from everybody, especially from the Administrator and the Technical Director.”
– What is the message you would like to give to the younger generation who want to work in the water sector?
“I have a principle: If you love your profession, you have to invest for it. It doesn’t matter how far from home you have to travel to get to your work, as long as you work in the profession you love. If you are willing to work, you can accomplish anything.”[:]