[:sq]Gjatë Kursit të trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit -I”
Gjatë muajit shkurt, SHUKALB dha me sukses dy kurse e para të trajnimim për këtë vit.
Kursi i parë i trajnimit ” Menaxhimi i Humbjeve të Ujit -I” u dha më 20-21 shkurt 2017, nga lektorët Astrit Menalla dhe Ervin Bucpapaj, dhe u ndoq nga pjesëmarrës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Fier, Berat-Kuçovë, Shkodër, Lezhë, Malësi e Madhe dhe Vlorë.
Ky kurs trajnimi mbuloi tema të tilla si Menaxhimi i Humbjeve të Ujit në Shqipëri, Të Kuptojmë Humbjet Teknike, Monitorimi i Performancës së Menaxhimit të Ujit Pa të Ardhura, Menaxhimi i Presionit dhe Zvogëlimi i Humbjeve të Ujit, Kryerja e Auditit të Ujit, Të Kuptojmë Humbjet Administrative dhe Të Kuptojmë Zonat e Matura të Shërbimit (ZMSH). Pjesëmarrësit patën mundësinë të praktikonin një ushtrim mbi të dhënat e bilancit të ujit për llogaritjen e auditimit të ujit, ku ata përdorën të dhëna nga shoqëritë e tyre.
Kursi i dytë i trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit -II”, u dha më 27 shkurt në Tiranë, me lektorë Ervin Bucpapaj dhe Elia Pendavinji, dhe u ndoq nga pjesëmarrës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Berat-Kuçovë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Belsh dhe Patos.
Ky kurs trajnimi ishte një vijim i kursit të mëparshëm, dhe përfaqësonte një qasje që shkon “nga zyra në terren” në adresimin e çështjes së humbjeve të ujit. Kursi i trajnimit mbuloi tema të tilla si Menaxhimi i Kërkesës për Ujë, Përmirësimi i Eficencës Tregtare, Strategji të Qëndrueshme për Zvogëlimin e Humbjeve të Ujit, Bilanci i Ujit nga Zyra në Terren, Rritja e Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Humbjeve të Ujit. Pjesa e dytë e trajnimit përfshiu një ushtrim praktik për plotësimin e Tabelës standarte të Bilancit të Ujit të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA) nga trajnuesit së bashku me kontributin e pjesëmarrësve. Programi i Bilanci të Ujit dhe një kopje të Manualit të të Trajnuarit u sigurua për çdo pjesëmarrës në fund të kursit të trajnimit.[:en]During the training Course “Water Loss Management –I”
During February, SHUKALB delivered successfully the two first training courses for this year.
The first training course, “Water Loss Management I” was delivered on 20-21 February 2017, by the lectors Astrit Menalla and Ervin Bucpapaj, and it was attended by participants from the water utilities of Fier, Berat-Kucova, Shkodra, Lezha, Malesi e Madhe and Vlora.
This training course covered topics such as Water Loss Management in Albania, Understanding of Physical Losses, Monitoring Performance of Non-Revenue Water Management, Pressure Management and Physical Loss Reduction, Conducting of Water Audits, Understanding of Commercial Losses, and Understanding of District Metered Areas (DMA). The participants had the opportunity to practice an exercise on water balance data for calculation of water audit, where they used data from their own utilities.
The second training course “Water Loss Management II” was delivered on the 27th of February in Tirana, by lectors Ervin Bucpapaj and Elia Pendavinji, and it was attended by participants from the water utilities of Berat-Kucova, Shkodra, Lezha, Vlora, Belsh and Patos.
This training course was a continuation of the previous one, and it represented an approach that goes “from desk to the field” in addressing the water loss issue. The training course covered topics such as Water Demand Management, Improved Commercial Efficiency, Sustainable Strategy to Reduce Water Loss, Water Balance from Desk to Field and Raising Awareness on Reducing Water Loss. The second part of the training included a practical exercise of completing the standard International Water Association (IWA) Water Balance Table by the trainer together with the input of participants. The Water Balance Software and a copy of Trainee’s Manual were provided to each participant at the end of the training course.[:]