SHUKALB Press Release – World Water Day 2017 – Addressing the Wastewaterchallenge
March 22, 2017
[:sq]TIRANË, 22 MARS 2017 Në Ditën Botërore të Ujit të Kombeve të Bashkuara të këtij viti, e cila sjell në fokus çështjen e ujit të ndotur, Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë shfrytëzon këtë mundësi për të tërhequr vëmendjen tek nevoja për investime kapitale dhe operacionale domethënëse në sigurimin e shërbimeve të grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur në Shqipëri, shërbime këto që garantojnë mbrojtjen e shëndetit publik, si dhe mjedisin.
Çdo ditë, miliona metra kub ujë i përdorur shkarkohet nga tualetet, lavamanët dhe dushet tona, në sistemin e grumbullimit të ujit të ndotur. Uji i ndotur rrjedh përmes rrjetit të kanalizimeve në një kolektor kryesor, i cili më pas e transporton këtë ujë në një impiant të trajtimit të ujit të ndotur, ku uji trajtohet përpara se të kthehet përsëri në natyrë. Megjithatë, kjo do të ishte situata e dëshiruar. Në fakt, në të gjithë botën, 80% e ujit të ndotur rrjedh drejtpërdrejt i patrajtuar në natyrë. Rrjedh në përrenj, lumenj, liqene dhe zonat bregdetare të tilla si plazhet.
Realiteti i Shqipërisë në trajtimin e ujit të ndotur është shumë i afërt me shifrat globale të ujit të ndotur të patrajtuar. Me gjashtë impiante të trajtimit të ujit të ndotur që operojnë sot në Shqipëri, mesatarisht, vetëm 10% e ujit të ndotur të gjeneruar në nivel kombëtar trajtohet. Këto shifra tregojnë sfidën e rëndësishme të investimeve kapitale me të cilën po përballet Shqipëria, dhe duhet vepruar me shpejtësi për adresimin e çështjes, për të treguar seriozitet në mbrojtjen e burimeve të saj të konsiderueshme natyrale ujore. Hendeku i investimeve bëhet edhe më i madh kur llogarisim nevojën për rrjetet e grumbullimit të ujit të ndotur që duhet të ndërtohen në shumë qytete në mbarë vendin. Kjo nevojë për investime është trajtuar në Masterplanin Kombëtar të Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë që përshkruan planifikimin e një numri të centralizuar, si dhe të decentralizuara të impianteve për trajtimin e ujit të ndotur në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër, shoqëritë ujësjellës kanalizime të cilat operojnë dhe mirëmbajnë këto objekte në emër të pronarëve të tyre, pushtetit vendor, janë duke u përballur me sfida teknike dhe financiare për t’i menaxhuar këto objekte të reja. Operimi i një impianti të trajtimit të ujit të ndotur është shumë më kompleks se thjesht shtypja e butonin “nis” dhe vënia e pompave në punë. Ajo ka të bëjë me optimizmin e proceseve në mënyrë që impianti të operojë në një nivel efiçent të konsumit të energjisë dhe përdorimit të kimikateve, ndërsa në të njëjtën kohë të arrijë standardet e kërkuara të ujit të trajtuar. Operimi në këtë nivel, kërkon një fuqi punëtore të trajnuar mirë dhe të përgatitur, me një nivel të caktuar kompetence dhe të aftësive që janë shumë të kufizuara në fuqinë punëtore të sotme, për shkak të mungesës së historisë në trajtimin e ujit të ndotur në Shqipëri.
Një sfidë tjetër që ka lidhje me shoqëritë ujësjellës kanalizime kur bëhet fjalë për trajtimin e ujit të ndotur janë kostot lidhur me operimin (energjia, kimikatet) si dhe mirëmbajtjen afatgjatë të këtyre aseteve të shtrenjta. Në të ardhmen e afërt, tarifat e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve do të duhet të rriten në mënyrë të konsiderueshme për të siguruar që të ardhurat të mbulojnë jo vetëm shpenzimet operacionale sot, por një pjesë e caktuar e këtyre të ardhurave të vihet mënjanë për t’u përdorur si një fond rezerve për menaxhimin e këtyre aseteve. Drejtuesit e Shoqërive UK nuk mund t’u kërkohet të përballen me këtë sfidë të vetëm. Ata kanë nevojë për mbështetjen e pronarit, pushtetit vendor, dhe të konsumatorit, qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë që ata të kenë burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme për të siguruar një shërbim të besueshëm.
Trajtimi i ujit të ndotur ka një kosto për sa i përket investimeve kapitale, si dhe shpenzimeve operative. Megjithatë, përfitimet nga uji i ndotur i trajtuar siç duhet janë të shumta dhe afatgjata, duke filluar me mbrojtjen e shëndetit publik. Përveç kësaj, trajtimi i ujit të ndotur mbron burimet ujore dhe mjedisin, që në rastin e Shqipërisë, përkthehet në zhvillim më të mirë të turizmit dhe rritje ekonomike.
Dita Botërore e Ujit është një kremtim ndërkombëtar dhe një mundësi për të mësuar më shumë rreth çështjeve të lidhura me ujin, të frymëzohesh për t’u treguar të tjerëve dhe të marrësh masa për të bërë një ndryshim. Dita Botërore e Ujit daton në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1992 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin ku u rekomandua një kremtim ndërkombëtar për ujin. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u përgjigj duke përcaktuar datën 22 mars 1993 si Ditën e parë Botërore të Ujit. Ajo është mbajtur çdo vit që prej atëherë. Çdo vit, UN-Water – subjekti që koordinon punën e OKB-së për ujë dhe higjenë- përcakton një temë për Ditën Botërore të Ujit që korrespondon me një sfidë aktuale apo të ardhshme. Fushata angazhuese koordinohet nga një ose disa prej Anëtarëve të UN-Water.
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), e themeluar në vitin 2000, është një Shoqatë profesionale, jofitimprurëse e profesionistëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, e cila synon te përmirësojë menaxhimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Shqipëri, për ta bërë atë më efiçent, të qëndrueshëm dhe efektiv në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Shoqata është e regjistruar sipas ligjit në Gjykatën e Tiranës.
Kontakt
Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë
Rr. Pjetër Bogdani, Nr. 39/1, Ap. 5/1
1019 – Tiranë, Shqipëri
Tel/ Fax: (+355/4) 2245 101
Mob: (+355) 69 60 12 782
E-mail: info@shukalb.al
Web: www.shukalb.al
[:en]TIRANA, 22 MARCH 2017 For this year’s United Nations World Water Day, which has set the issue of wastewater as its focus, the Water Supply and Sewerage Association of Albania has used this opportunity to bring attention to the need for significant capital and operational investment in wastewater collection and treatment in Albania for the protection of public health, as well as the environment.
Every day, millionsof cubic meters of used water are being flushed away from our toilets, sinks and showers, to the wastewater collection system. The wastewater flows through the collection network to a main collector, which then transports it to a wastewater treatment plant, where the wastewater is treated before it is returned again to nature. However, this would be the desired situation. In fact, worldwide, 80% of the wastewater flows directly to the nature untreated. It flows to streams, rivers, lakes and coastal areas such as beaches.
Albania’s reality with wastewater treatment is quite close to the global figures of untreated wastewater. With six wastewater treatment plants operating today in Albania, on average, only 10% of the wastewater generated on a national level is being treated. These treatment figures speak for the significant capital investment challenge that Albania is facing, and must act rapidly to address, if it is serious about protecting it significant natural water resources. The investment gap becomes even bigger when accounting for the need for wastewater collection networks that need to be put in place in many cities around the country. This investment need is addressed in the National Water and Wastewater Masterplan of Albania which outlines the planning of a number of centralized as well as decentralized wastewater treatment plants throughout the country.
On the other hand, the water supply and sewerage utilities, whichoperate and maintain these facilities on behalf of their owners, local government, are being faced with technical and financial challenges to operate these new facilities. The operation of a wastewater treatment plant is far more complex than just pressing the “start” button and putting the pumps into work. It has to do with optimizing the processes so that the plant runs at an efficient level of energy consumption and chemical use, while in the same time achieving the required standards of treated water. Operating at this level, requires a well-trained and prepared workforce, with a certain level of competency and skills that are very limited in today’s workforce, because of the lack of history in wastewater treatment in Albania.
An additional raising challenge that concerns the utilities when it comes to wastewater treatment is the costs associated with operation (energy, chemicals) as well as long term maintenance of these expensive assets. In the near future, water supply and wastewater tariffs will have to increase significantly to make ensure that the revenues cover not only the operating costs today, but a certain part of those revenues is put aside to be used as an asset management fund. Utilities managers cannot be asked to fact this challenge alone. They need the support of the owner, local government, and the customer, the citizens of Albania, so that they will have the human and financial resources necessary to provide a reliable service.
Wastewater treatment comes at a price in terms of capital investments, and operating costs. Nevertheless, the benefits of properly treated wastewaterare multiple and long term, starting with protection of public health. Additionally, treating wastewater protects the water resources and the environment, which in the case of Albania, translates into better tourism development and economic growth.
World Water Day is an international observance and an opportunity to learn more about water related issues, be inspired to tell others and take action to make a difference. World Water Day dates back to the 1992 United Nations Conference on Environment and Development where an international observance for water was recommended. The United Nations General Assembly responded by designating 22 March 1993 as the first World Water Day. It has been held annually since then. Each year, UN-Water — the entity that coordinates the UN’s work on water and sanitation — sets a theme for World Water Day corresponding to a current or future challenge. The engagement campaign is coordinated by one or several of the UN-Water Members with a related mandate.
The Water Supply and Sewerage Association of Albania (SHUKALB), which was established in 2000, is a professional, not-for-profit Association of water supply and sewerage professionals, who wish to improve the management of the Water Supply and Sewerage Sector in Albania, making it efficient, sustainable and effective in accordance with the current laws and regulations in Albania. The Association is legally registered in the Court of Tirana.
Contact
Water Supply and Sewerage Association of Albania Pjeter Bogdani Street, Nr. 39/1, Ap. 5/1 1019 – Tirana, Albania Tel/ Fax: (+355/4) 2245 101 Mob: (+355) 69 60 12 782 E-mail: info@shukalb.al Web: www.shukalb.al