[:sq]Pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”
Gjatë muajit mars, SHUKALB dha me sukses dy kurse të tjera trajnimi, “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” dhe “Udhëzues për Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime“.
Kursi i parë i trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes“, u dha më 16-17 mars, në Hotel Mondial, Tiranë, nga lektorët Tania Floqi, Lektore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Astrit Menalla, Expert në Furnizimin me Ujë, dhe u ndoq nga pjesëmarrës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Shkodër, Vlorë, Prizren dhe Gjilan.
Kursi i trajnimit mbuloi tema të tilla si Aspekte të Cilësisë së Ujit në Sistemin e Shpërndarjes, Degradimi i Cilësisë së Ujit në Tubacionet Kryesore, Degradimi i Cilësisë në Depot e Ujit, Mbikqyrja e Sistemit Shpërndarës, Programi i Monitorimit të Cilësisë së Ujit dhe Kontrollin e Lidhjeve të Kryqëzuara; Procesi i Dezinfektimit, Rëndësinë dhe Faktorët që Ndikojnë në Dezinfektim, Pikat e Aplikimit të Klorit, Operimi i Pajisjes së Klorinimit.
Në fund, secilit pjesëmarrës i’u dorëzua Manuali i Cilësisë së Ujit në Sistemin e Shpërndarjes me Standartin Shqiptar të Përditësuar mbi Cilësinë e Ujit.
Ky ishte kursi i parë i trajnimit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, i cili nisi zbatimin e Programit të Përbashkët të Trajnimit SHUKALB-SHUKOS, pas Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar më 3 nëntor 2016.
Drejtoresha e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson, duke mbajtur fjalimin hyrës në fillimin e kursit të trajnimit
Kursi i dytë i trajnimit “Udhëzues për Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime” u organizua më 30-31 mars në Tiranë, në bashkëpunim me Projektin PLGP të USAID-it, dhe u mbajt nga lektorët Enkelejda Gjinali, Silvana Simaku, Semira Kasimati, Daniela Gega, Fjordi Bisha.
Ky kurs trajnimi u ndoq nga anëtarët e Këshillit të Administrimit dhe Drejtuesit e shoqërive ujësjellës kanalizime Tiranë, Korçë, Lushnje, Fier, Berat-Kuçovë, Sarandë, Patos, Durrës, Vorë, Gramsh, Elbasan, Peqin, Himarë, Kamëz dhe Cërrik.
Ky kurs trajnimi vjen në momentin e duhur pas ndikimit të Reformës në Sektorin e Ujit, i nisur në 2016, ku ndër të tjera ndryshoi strukturën administrative të shoqërive ujësjellës kanalizime. Kursi i trajnimit adresoi çështje administrative dhe operacionale të shoqërive ujësjellës kanalizime, ligjet dhe rregulloret që ndikojnë në drejtimin dhe operimin e shoqërisë, rolin e Rregullatorit Ekonomik në licensimin dhe aprovimin e tarifave, instrumentat dhe metodologjitë për monitorimin e performancës së shoqërisë si dhe planin e biznesit për të mbështetur manaxhimin dhe mbikëqyrjen.
Lektorja Enkelejda Gjinali, Eksperte në Çështjet e Ujit, gjatë Kursit të Trajnimit “Udhëzues për Anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime”
Të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me një manual që mund të shërbejë si një referencë në të ardhmen. Manuali është përditësuar nga SHUKALB me mbështetjen e USAID-it, duke reflektuar të gjithë reformat dhe legjislacionin në fuqi në Shqipëri. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit morën certifikata për pjesëmarrjen.
Një rezultat i rëndësishëm i këtij kursi trajnimi, përtej rëndësisë së tij, ishte fakti se tre prej pjesëmarrësve (Himara, Peqini, Cërriku) u mbështetën financiarisht për të marrë pjesë në kurs nga Agjencia Gjermane për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ).[:en]Participants during the “Water Quality in the Distribution System” training course
During March, SHUKALB successfully delivered two more training courses, ”Water Quality in the Distribution System” and “Guideline for Administrative Council Members of Water and Wastewater Utilities”.
The first training course,”Water Quality in the Distribution System”, was delivered on 16-17 March, at the Mondial Hotel. The trainers were Ms. Tania Floqi, Lector at the Faculty of Civil Engineering, and Mr. Astrit Menalla, Water Supply Expert. The course was attended by the participants from the water utilities of Shkoder, Vlore, Prizren and Gjilan.
The course covered topics such as Causes of Quality Degradation in Water Mains, Causes of Quality Degradation in Storage Facilities, Water Quality Monitoring and Cross-Connection Control, Process of Disinfection, Purpose and Agents of Disinfection, Points of Chlorine Application, Operation of Chlorination Equipment.
At the end, all participants received the Water Quality in Distribution System Manual with Updated Albanian Standard on Water Quality.
This was the first joint training course Albania-Kosova, which started the implementation of the Joint Training Program SHUKALB-SHUKOS, after the Memorandum of Understanding signed on 3 of November 2016.
USAID Country Representative Catherine Johnson delivering opening remarks at the beginning of the training Course
The second training course “Guideline for Administrative Council Members of Water and Wastewater Utilities” was organized on 30-31 March at Tirana, in collaboration with the USAID PLGP Project, and was delivered by lectors Enkelejda Gjinali, Silvana Simaku, Semira Kasimati, Daniela Gega, and Fjordi Bisha.
This training course was attended by the members of the Administrative Council and Administrators of water utilities of Tirana, Korca, Lushnja, Fieri, Berat-Kucova, Saranda, Patosi, Durresi, Vora, Gramshi, Elbasani, Peqini, Himara, Kamez and Cerrik.
This training course comes at the right moment after the effect of the Water Sector Reform, launched in 2016, which among other things, changed the administrative structure of the water supply and sewerage companies. The training course addressed administrative and operational issues of the water supply and sewerage companies, laws and regulations affecting the management and operation of the company, the role of the Economic Regulator in licensing and tariff approval, the tools and methodologies for monitoring the performance of the company, as well as the business plan as a tool to strengthen management and supervision of company.
Lector Enkelejda Gjinali, Water Expert, during training Course “Guideline for Administrative Council Members of Water and Wastewater Utilities”
All participants were provided with a manual that can serve as a future reference. The manual has been updated by SHUKALB with the support of USAID, in order to reflect all the reforms and legislation in power in Albania. At the end of the training, the participants received certificates of attendance.
A pleasing result of this training course, beyond its importance, was that three of the participants (Himara, Peqin, Cerrik) were financially supported to take the course by the German International Development Agency (GIZ).[:]