Interview with Denis Hallulli, Manager – Technical Department, UK Elbasan
April 4, 2017
[:sq]Denis Hallulli, Përgjegjës Teknik, UK Elbasan
Në Burimin e muajit mars, SHUKALB publikoi një interviste me një inxiniere të re e cila çdo ditë udhëtonte nga Tirana në Shkodër dhe anasjelltas për të qenë pranë vendit të punës. Intervista që kemi këtë muaj flet sërish për një inxinier të ri, i cili vjen nga Tirana dhe ka zgjedhur të punojë në qytetin e Elbasanit. Ai është Z. Denis Hallulli, Përgjegjës Teknik pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Denisi ka mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në degën Mjedis Trajtim Uji, i diplomuar në vitin 2010 në Master Shkencor. Pas përfundimit të studimeve të larta është punësuar pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ku ka punuar për një periudhë 6 vjeçare si Inxhinier në sektorin e furnizimit me ujë, si dhe në sektorin e shitjes. Nga muaji Shtator 2016 e në vazhdim, ai punon pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan në pozicionin e Përgjegjësit Teknik.
– Z. Hallulli çfarë ju pëlqen më tepër në profesionin që keni zgjedhur?
Të punosh në sektorin e ujit është shumë interesante. Ndoshta kur ishim studentë nuk e shihnim si prioritet, por tani pas afro shtatë vitesh pune në sektorin e ujit është gjë tjetër, edhe pse është një punë relativisht e lodhshme, ndoshta ka ditë që edhe mund të punohet me orare shumë të gjata. Por ka ndjesitë positive që në fund të ditës u është dhënë zgjidhje problemeve në furnizimin me ujë. Është një sektor jetik, ku përgjegjshmëria në punë duhet të jetë maksimale për t’i siguruar qytetarëve ujë të një cilësie të mirë dhe një furnizim normal me ujë.
– Cilat janë sfidat më të mëdha në punën tuaj aktuale?
Lidhjet e jashtëligjshme të prera nga UK Elbasan në Lagjen Skënderbej, Elbasan
Absolutisht të punosh në qytetin e Elbasanit ka sfida pse jo edhe më të mëdha sesa në qytetin tim të lindjes, Tirana. Vendimi për të ardhur në Shoqërinë UK Elbasan dhe duke lënë një kompani shumë të madhe siç është Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ishte një sfidë, si fillim. Por pas kaq kohësh jam ambjentuar me Qytetin e Elbasanit, sigurisht edhe me stafin e punës që punoj.
Sfidat kryesore janë ato të cilat janë të zakonshme në shumë shoqëri ujësjellës kanalizime në sektorin e ujit në Shqipëri dhe që janë të rëndësishme në qytetin e Elbasanit.
Megjithëse prodhimi i ujit është 3 herë më i madh se kërkesa e vërtetë për ujë, akoma, shërbimi i furnizimit me ujë nuk arrin të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë pa ndërprerje. Kjo ndodh pasi zona të tëra periferike të Qytetit furnizohen me ujë në mënyrë informale, pa matje dhe duke rritur humbjet e ujit. Natyrisht duhej të bëhej sistemimi i linjave të ujit dhe ndërprerja e lidhjeve të jashtëligjshme që ishte bërë nga qytetarët.
Aktualisht jemi duke punuar për ndërtimin e një skeme të re për furnizimin e qytetit. Sigurisht kjo është një punë që do shumë përkushtim nga i gjithë stafi për të kontrolluar ecurinë e furnizimit me ujë, presionet në pika të ndryshme të Qytetit. Edhe pse është një proces që do kohën e vet për t’u zbatuar, i gjithë stafi është i përkushtuar për të ndryshuar dhe rregulluar situatën e furnizimit me ujë për qytetarët e Elbasanit. Shpresoj që në të ardhmen e afërt, dhe mbas këtij projekti, Qyteti i Elbasanit të ketë një furnizim 24 orë me ujë, në shtatë ditë të javës.
– Na përshkruani ditën tuaj të punës ?
Një ditë normale pune fillon me shqyrtimin e problemeve të një dite më parë dhe hartimi i një plani pune ditore për të gjitha njësitë. Lënia e detyrave inxhinirëve të sektorit për drejtimin e punës tek vartësit e tyre. Dita vazhdon duke monitoruar punën dhe duke u interesuar për problematika të ndryshme.
– Cfarë mesazhi doni t’i jepni brezit të ri që dëshiron të punojë në sektorin e ujit ?
Të punosh në sektorin e ujit, ndryshe nga sektorë të tjerë, për ne inxhinierët ka diçka shumë të veçantë, se kemi të bejmë me sektorin më jetik, pasi pa ujë nuk ka jetë. Ndryshe nga disa vite më parë çdo ditë e më shumë ky sektor po merr vemendjen e opinionit publik. Ka një ndërgjegjësim në rritje dhe pse mos të themi se ka ardhur koha që të heqim depozitat në çdo ndërtesë, në çdo cep të Shqipërisë. Për këtë inkurajoj të gjithë të rinjtë, përfshirë dhe veten, të jemi pjesë e këtij transformimi të madh që po bëhet për këtë sektor jetik.[:en]Denis Hallulli, Manager – Technical Department, UK Elbasan
In last month’s Burimi, SHUKALB featured an interview with a young engineer, who travels every day, from Tirana to Shkodra, to go at work at UK Shkoder. This month’s interview speaks again about a young engineer, who lives in Tirana makes a similar, daily trip to UK Elbasan. He is Mr. Denis Hallulli, Manager – Technical Department at the Elbasan Water Supply and Sewerage Company. Dennis graduated from the Faculty of Civil Engineering, Environmental Engineering Department in 2010 with a Master of Science Degree in Water Treatment. After completing his studies, he was employed by Tirana Water Supply and Sewerage Company, where he worked for 6 years as an engineer in the water supply sector, and in the sales department as well. Since September 2016, he has been working at the Elbasan Water Supply and Sewerage Company, in the position of Manager – Technical Department.
– Mr. Hallulli, what do you like most in your chosen profession?
Working in the water sector is very interesting. When we used to be students, maybe we didn’t see it as a priority, but now, after nearly seven years of work in the water sector, it is a completely different thing. Although it is intensive work and perhaps on some days we work very long hours, there is a positive feeling, at the end of the day, that we have solved the issues of water supply. It is a vital sector where the responsibility at work should be at the highest level, in order to ensure a reliable and drinking water supply to the citizens.
– What are the major challenges in your current job?
Illegal pipe connections cut by UK Elbasan
I would say that working in the City of Elbasan has greater challenge than my hometown, Tirana. The decision to come at UK Elbasan and leaving the largest water supply and sewerage company in Albania was a challenge for me, at first. But after a long period of work, I now feel confident with the City of Elbasan, and of course, with the staff with whom I work.
The major challenges are those that are common in many utilities in the water sector in Albania and that are significant in the City of Elbasan. Although the water production is three times higher than the true demand for water, still, water supply service can’t reach uninterrupted, 24 hours per day service. This is because the entire suburban area of the City used to be supplied with water through informal supply lines, with no customer metering, and thus increased water losses. Obviously, there was a need for immediate interventions to fix the water lines and cut all the illegal connections made by the citizens.
Currently we are working on the construction of a new water supply scheme. This requires a strong commitment by all the staff in order to check the progress of water supply and pressures at different points in the City. Although it is a process that requires time to implement, the entire staff is dedicated to changing the situation of water supply for the citizens of Elbasan. I hope that in the near future, after this project, the City of Elbasan will have a 24 hour water supply, seven days a week.
– Describe a typical day at your work.
A normal working day begins with the review of the previous day’s issues and drafting a daily work plan for all units, and helping the sector engineers to assign specific duties for their subordinates. The day continues with monitoring the work and helping on different issues.
– What is the message you want to give to the younger generation who want to work in the water sector?
Working in the water sector, unlike other sectors, has a special meaning to engineers like me, because we are dealing with the most vital sector, since without water there is no life. Unlike a few years ago, now the water sector is getting more and more public attention. There is a growing awareness on the good work done by the water utilities and I would say that the time has come to remove all the water tanks, on every building, in every corner of Albania. For this I encourage all young engineers, including myself, to be part of this great transformation that is taking place to this vital sector.[:]