New Mount Dajti Tunnel Project to Increase Water Supply and Reduce Costs
April 4, 2017
[:sq]Punimet aktuale që tregojnë ndërtimin e tunelit ujësjellës dhe hidro-elektrik përmes Malit të Dajtit.
Një nga projektet më të mëdha që aktualisht është duke u ndërtuar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë është fokusuar në shfrytëzimin më të mirë të burimeve të ujësjellësit të Shën Mërisë, i cili do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e furnizimit me ujë për qytetarët e Tiranës, kursen energji duke e transportuar këtë burim përmes vetërrjedhjes, si dhe duke ushqyer hidrocentralin e Lana Bregasit, duke rritur kështu sasinë e energjisë së prodhuar.
Ky investim është një prej projekteve strategjike që do t’i shërbejë në të ardhmen nevojave të zonës së shërbimit të Tiranës, në mënyrë që t’i paraprihet rritjes së pritshme të popullsisë dhe shtimit të cilësisë së shërbimit të kërkuar nga qytetarët. Projekti i ri i rikonceptimit të burimeve të ujësjellësit të Shën Mërisë është një ndërmarrje e madhe dhe ambicioze, si dhe tepër e nevojshme, duke parë situatën ekzistuese të kësaj linje furnizimi, e cila është e amortizuar në disa pjesë dhe jo eficiente nga pikëpamja ekonomike.
Qëllimi i këtij projekt ndërtimi është shfrytëzimi në kapacitet të plotë të burimeve të Shën Mërisë dhe për t’u mos u mbështetur vetëm në prurjet e burimit të Selitës. Tuneli synon që të shfrytëzojë burimet me anë të rrjedhjes së lirë duke shmangur përdorimin e stacionit të pompimit të Qafë Mollës, i cili kërkon shumë kosto në mirëmbajtje dhe në energji.
Gërmimi i tunelit përmes Malit të Dajtit
Është një projekt kompleks pasi përveç linjës së re të transmetimit, përfshin dhe gërmimet e një tuneli për të kaluar Malin e Dajtit, dhe ndërtimin e një baseni të ri presioni i cili do të bëjë të mundur transportimin e ujit në stacionin hidro-elektrik të Lana Bregasit përmes vetërrjedhjes.
Pesë burimet ujore karstike, që formojnë këtë burim të furnizimit me ujë, ndodhen në rrëze të Malit me Gropa në fshatin Shën Mëri. Ato merren nëpërmjet kaptazheve tipe galeri dhe në linja të veçanta futen në Depon grumbulluese. Katër prej këtyre burimeve mblidhen në depo në kuotën 809 metra mbi nivelin e detit, ndërsa burimi i pestë futet direkt në tubin e trasmetimit për në stacionin e pompimit të Qafë Mollës.
Linja kryesore e transmetimit të ujësjellësit, duke filluar nga burimi në kuotën 809 metra do të vazhdojë rrugën për në stacionin hidro-elektrik të Lana Bregasit duke përshkruar luginën në afërsi të Domjes në kuotën e 420m, dhe më në fund zbret poshtë në kuotën 320m.
Ujërat nëntokësore të malit të Dajtit nuk janë shfrytëzuar sa duhet. Që nga viti 1974, vetëm burimet e Bovillës janë përdorur për të furnizuar banorët e Tiranës, duke përdorur rrjedhjen përmes gravitetit. Ujësjellësi i Tiranës i përdor burimet e Shën Mërisë vetëm për prodhimin e energjisë elektrike përmes stacionit të energjisë Lana Bregasit. Linja ekzistuese e transmetimit nuk e ka kapacitetin për të transmetuar të gjithë sasinë e ujit të prodhuar nga burimet e Shën Mërisë. Aktualisht, kapaciteti maksimal i linjës ekzistuese të transmetimit është rreth 650 litra në sekondë.
Përdorimi i burimeve të Shën Mërisë është i lidhur me prurjet e ujit të Selitës, pasi prurjet e ujit nga burimet ndryshojnë në varësi të stinëve. Në rastet kur prurjet e ujit nga Selita janë të ulëta, sasia e ujit që merret nga Shën Mërisë përmes pompave rritet, me qëllim balancimin e kërkesës për ujë nga sistemi, gjë që rrit kostot operative. Projekti i ri është dizenjuar për të rritur në mënyrë të konsiderueshme të gjitha parametrat operative, duke ulur koston e prodhimit të ujit dhe të transmetimit.[:en]Current works showing the construction of the water supply and hydro-electric tunnel through Mount Dajti.
One of the major projects currently under construction by the Tirana Water Supply and Sewerage Company is focused on a better utilization of the St. Mary’s Spring water supply source, which will greatly increase the quantity of water supply to the citizens of Tirana, save energy by transporting this source by gravity, and provide flow to the hydro-electric power station of Lana Bregas, thereby increasing the amount of electric energy produced.
This investment is one of several strategic projects that will serve for the future needs of the Tirana service area, in order to anticipate the expected continued population growth, and to meet the increase in the service quality required by the customers. The new project of redesigning the St. Mary’s Spring water supply source is a major and ambitious undertaking, and highly necessary, considering the condition of the current water supply line, which is damaged in some parts and not efficient from a financial point of view.
Tunnel excavation through Mount Dajti
The purpose of this construction project is to use the full capacity the St. Mary’s Spring and to not rely only on the water that flows from the Selita Spring. The tunnel aims to utilize the water resources based on gravity flow, avoiding the use of the pumping station of Qafe Molla, which has high maintenance and electrical energy costs.
It is a complex project, because in addition to the new transmission line, it also includes excavating a tunnel through Mount Dajti, and the construction of a new pressure basin that will enable the transport of water to Lana Bregas hydro-electric power station by way of gravity flow.
The five karst water supply springs, which make up this supply source, are located at the foot of Gropa Mountain in the village of St. Mary. Water passes through the collection galleries, and flows to the collection reservoirs. Four of these water springs are collected in the reservoir at an elevation of 809 meters above sea level, and the fifth spring is channeled directly into the transmission line near the existing Qafe Molla pumping station.
The main water transmission line, starting from the source at an elevation of 809m will continue its way to the Lana Bregas hydro-power plant by passing through the Domje Valley at an elevation of 420m, and then finally descend down to the hydro-power plant at an elevation of 320m.
The natural spring supplies of Mount Dajti have not been sufficiently exploited. Since 1974, only the springs of Bovilla have been used to supply the inhabitants of Tirana using gravity flow. The Tirana Water utility only used the St. Mary Spring for the production of electrical power through the Lana Bregas power station. The existing transmission line does not have the capacity to transmit the entire amount of water produced by the St. Mary Spring. Currently, the maximal capacity of the existing transmission line is about 650 liters per second.
The use of the St. Mary Spring depends on the water flow of Selita, since the water flow from the springs varies depending on the seasons. In cases when the water flow from Selita is low, the amount of water that is pumped from St. Mary Spring is increased, in order to balance the demand for water from the system, which increases the operating costs. The new project is designed to significantly increase all of the operating parameters, reducing the cost of water production and transmission.[:]