SHUKALB Delivers “Leakage Control” and “Supervising” Training Courses
May 4, 2017
[:sq]Pjesëmarrësit dhe Trajneri, Ervin Bucpapaj, gjatë Kursit të Trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”
Me datë 21 prill, SHUKALB dha kursin e trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve“. Ky ishte kursi i dytë i trajnimit i zhvilluar si pjesë e Programit të Përbashkët të Trajnimit të nisur nga SHUKALB dhe SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës).
Kursi i trajnimit u ndoq nga 13 pjesëmarrës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Sarandë, Berat-Kuçovë, Fier, Tiranë dhe Shkodër. Pjesëmarrësit e tjerë vinin nga shoqëritë e Pejës dhe Gjakovës në Kosovë.
Petrit Pilaca, UK Shkodër duke demonstruar kontrollin e rrjedhjeve në praktikë përmes një aparati zbulimi
Kontrolli i rrjedhjeve është një nga sfidat kryesore për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe në rajon. Rrjedhjet ndikojnë në performancën financiare të shoqërisë, por më e rëndësishmja, ato mund të ndikojnë në cilësinë e ujit të sistemit të shpërndarjes, nëse nuk merren masa. Kjo është arsyeja pse kontrolli dhe menaxhimi i rrjedhjeve është shumë i nevojshëm.
Kursi i trajnimit i pajisi pjesëmarrësit me njohuritë e nevojshme për zhvillimin e një strategjie menaxhimi të rrjedhjeve, zbulimin dhe gjetjen e rrjedhjeve, menaxhimin e presionit, si dhe kontrollin dhe monitorimin e rrjedhjeve.
Pjesa më interesante dhe më e dobishme e këtij kursi trajnimi ishte fakti se pjesëmarrësit patën mundësinë të përjetonin një demonstrim në kohë reale të kontrollit të rrjedhjeve në praktikë, e zhvilluar nga Z. Petrit Pilaca, Specialist Hidaulik nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
Pjesëmarrësit dhe Trajnerja, Znj. Majlinda Hakani gjatë kursit të trajnimit
Një tjetër kurs trajnimi, “Mbikqyrja“, u zhvillua më 27-28 prill, në Tiranë. Kursi i trajnimit u ndoq nga pjesëmarrës të shoqërive ujësjellës kanalizime Fier, Shkodër dhe Elbasan.
Qëllimi kryesor i këtij kursi ishte që t’i pajiste pjësëmarrësit me njohuri dhe teknika të vlefshme supervizimi për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjëllës kanalizime.
Kursi i trajnimit u përqëndrua në aftësitë dhe njohuritë që duhet të ketë një supervizor në planifikimin, koordinimin dhe motivimin e punonjësve në mënyrë që të gjithë të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë efektive për të përmbushur objektivat, me qëllim përmirësimin e performancës së shoqërisë.[:en]Participants and Trainer, Ervin Bucpapaj, during “Leakage Control” Training Course
On 21 April, SHUKALB delivered the “Leakage Control” training course. This was the second training course delivered as part of the Joint Training Program launched by SHUKALB and SHUKOS (Water and Wastewater Works Association of Kosovo).
The training course was attended by 13 participants from the water and wastewater utilities of Saranda, Berat-Kucova, Fier, Tirana and Shkodra. Other participants included the Peja and Gjakova companies in Kosovo.
Petrit Pilaca, UK Shkoder demonstrating a leakage control detection device in practice
Leakage control is one of the main challenges for the water supply and sewerage utilities in Albania and in the region. Leakages affect the financial performance of the utility, but most importantly, they can affect the water quality of the distribution system, if left unfixed. That is why leakage control and management is very necessary.
The training course provided the participants with the knowledge needed for developing a leakage management strategy, detecting and locating leakages, managing pressure, as well as controlling and monitoring of leakage.
The most interesting and useful part of this training course was that participants had the chance to experience a live demonstration of leakage control in practice, made by Mr. Petrit Pilaca, Hydraulic Specialist from the Water Supply and Sewerage Company of Shkoder.
Participants and Trainer Ms. Majlinda Hakani during the training course.
Another training course, “Supervising”, was delivered on 27-28 April, in Tirana. The training course was attended by participants from water and wastewater utilities of Fier, Shkodra and Elbasan.
The main goal of this course was to provide participants with knowledge and techniques on the supervision of staff, in order to improve the performance of water utilities.
The training course focused on skills and knowledge that a supervisor should possess on planning, coordinating and motivating of employees so that everyone can work effectively to meet the objectives, in order to improve the performance of the utility.[:]