Training-of-Trainers Workshop for Commercial Efficiency Program
May 4, 2017
[:sq]Koordinatori i IAWD, Z. Philip Weller, duke i uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve të TT në ambjentet e Ujësjellës Kanalizime Korçë
Në vitin 2016, Shoqata Ndërkombëtare e Basenit të Lumit Danub (IAWD), nën mbështetjen e Programit të Ujit të Danubit, hartoi një program strategjik afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Danubit nën emrin e markës, Partneriteti i Studimit të Danubit (D-LeaP).
“Efiçenca Komerciale për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime” është një nga programet e D-LeaP që Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB) dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) kanë ndërmarrë sëbashku si HUB. Ky Program për ngritjen e kapaciteteve është një nga blloqet ndërtuese të programeve të trajnimit të D-LeaP, duke synuar një grup të përcaktuar procesesh brenda shoqërive ujësjellës kanalizime që operojnë në Rajonin e Danubit.
Objektivat e përgjithshme të Programit të Trajnimit Efiçenca Komerciale janë:
Të krijojë një program praktik për shkëmbimin e njohurive që do të mbështesë shoqëritë ujësjellës kanalizime që operojnë në Rajonin e Danubit në formulimin dhe zbatimin e programeve individuale për të forcuar performancën e tyre komerciale.
Të lehtësojë krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për ofrimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të këtij programi të shkëmbimit të e njohurive në rajonet e lokalizuara të Rajonit të Danubit, përmes trajnerëve të kualifikuar, të cilët mund ta zhvillojnë programin në gjuhën e tyre lokale.
Trajneri Ekspert i TT, Philip D. Giantris, gjatë seminarit në Korçë
Seminari i parë i Trajnimit të Trajnerëve të Programit Efiçenca Komerciale u organizua më 26-28 prill, në ambjentet e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë. Trajnimi u ndoq nga pjesëmarrës nga tre (3) HUB-et të përfshira në Program, të cilat ishin: SHUKALB / SHUKOS, Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Publike të Maqedonisë (ADKOM) dhe Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Brashovës, Rumani (APA Brasov). Përgatitja e të gjitha materialeve të trajnimit dhe drejtimi i Seminarit të TT u bë nga Valu Add Management Services, një kompani private anëtare SHUKALB, e kontraktuar nga IAWD nën D-Leap. Tre trajnerët ndërkombëtarë që zhvilluan trajnimin ishin Philip D. Giantris nga Shqipëria, Radoslav Russev nga Bullgaria dhe Bambos Charalambous nga Qipro.
Seminari tre (3) ditor i Trajnimit të Trajnerëve mbuloi tema të tilla si:
Lidhja e Efiçencës Komerciale me Planifikimin e Biznesit
Vlerësimi Aktual i Performancës Bazuar në Treguesit e Performancës me Fokus në Efiçencën Komerciale
Përcaktimi i Synimeve Strategjike të Efiçencës Komerciale
Analiza e Kërkesës për Ujë
Përcaktimi i Planeve të Veprimit të Përmirësimit të Performancës për Arritjen e Objektivave të Efiçencës Komerciale
Struktura Organizative dhe Efiçenca e Stafit
Buxheti i Operacioneve dhe Mirëmbajtjes
Shpenzimet Kapitale dhe Parashikimi i Investimeve
Përcaktimi i Nevojave të të Ardhurave Totale dhe Strategjia e Tarifave
Sfidat në Zbatimin e Efiçencës Komerciale
Monitorimi, Raportimi dhe Veprimet Korrigjuese
Gjatë dy ditëve të para të tranimit në klasë, pjesëmarrësit u angazhuan në një trajnim praktik paralel në lidhje me kompletimin e një sistemi mbi Balancën e Ujit dhe mbi Analizën dhe Kthimin e Borxhit të Papaguar. Në ditën e tretë të trajnimit, pjesëmarrësit u pritën nga disa pjesëtarë të stafit të UK Korçë për të parë dhe përjetuar vetë, se si është instaluar në Korçë një sistem modern Matësi të Zgjuar dhe përfitimet nga operimi i tij. Ata mësuan për tiparet e veçanta të matësave, të cilën e panë duke u instaluar në një klient; se si të dhënat e matësit transmetohen nga çdo matës për tek Qendra e Shërbimit të Klientit, pa pasur nevojën e lexuesit të matësit; dhe se si të dhënat pastaj analizohen dhe shkarkohen për të prodhuar një faturë për konsumatorët.
Seminari i TT ishte një sukses, për faktin se pjesëmarrësit morën të gjithë informacionin dhe trajnimin e nevojshëm, duke u kualifikuar si trajnerë të ardhshëm për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime në vendet e tyre përkatëse. Valu Add Management Services do të vazhdojë t’i asistojë ata në këtë proces.
SHUKALB dëshiron të falënderojë Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Korçë për mbështetjen e saj të madhe duke vënë në dispozicion ambjentet dhe stafin e saj të talentuar për trajnimin në klasë dhe në terren.[:en]IAWD Coordinator, Mr. Philip Weller, welcoming TOT participants at the Water Supply and Sewerage Company in Korca, Albania
In 2016, the International Association of the Danube River Catchment Area (IAWD), under the support of the Danube Water Program, outlined a long-term strategic program for capacity building in the water supply and sewerage sector in the Danube region under the branded name, Danube Learning Partnership (D-LeaP).
“Commercial Efficiency in Water Supply and Sanitation Utilities” is one of the D-LeaP Programs that the Water Supply and Sewerage Association of Albania (SHUKALB) and the Water and Wastewater Works Association of Kosovo (SHUKOS) have jointly to undertake as a HUB*. This capacity building Program is one of the building blocks of the training programs of D-LeaP, targeting a defined set of processes within water utilities operating in the Danube Region.
The overall objectives of the Commercial Efficiency Training Program are:
To create a practical knowledge sharing program that will support water utilities operating in the Danube Region in the formulation and implementation of individual programs to strengthen their commercial performance.
To facilitate the creation of an enabling environment for continuous and sustainable delivery of this knowledge sharing program in localized regions of the Danube Region, through qualified trainers, who can deliver the program in their local language.
TOT Expert Trainer, Philip D. Giantris, during the workshop in Korca, Albania
The first Training of Trainers Workshop of the Commercial Efficiency Program was organized on 26-28 April, at the Water Supply and Sewerage Company of Korca WSS, Albania. The training was attended by participants from three (3) HUBs under the Program, which were: SHUKALB/SHUKOS, Association of Public Service Providers of Macedonia (ADKOM) and the Water Supply and Sewerage Company of Brasov, Romania (APA Brasov). The preparation of all the training materials and the conduct of the ToT Workshop were done by Valu Add Management Services, a private company member of SHUKALB, contracted by IAWD under D-Leap. Three expert international trainers that delivered the training included Philip D. Giantris from Albania, Radoslav Russev from Bulgaria, and Bambos Charalambous from Cyprus.
The three (3) day ToT Workshop covered topics such as:
Linking Commercial Efficiency to Business Planning
Current Performance Assessment Based on Performance Indicators with Focus on Commercial Efficiency
Defining Commercial Efficiency Strategic Goals
Water Demand Analysis
Defining Performance Improvement Action Plans to Achieve Commercial Efficiency Targets
Organizational Structure and Staffing Efficiency
Operations and Maintenance Budget
Capital Expenditure and Investment Forecast
Determining Total Revenue Needs and Tariff Strategy
Challenges in Commercial Efficiency Implementation
Monitoring, Reporting and Corrective Actions
During the first two days of class room training, the participants were engaged in a parallel, practical training exercise related to completing a system Water Balance and on Unpaid Debt Analysis and Recovery. On the third day of the training, the participants, were hosted by several members of the Korca utility staff to see and experience, first hand, how a modern, Smart Meter system has been installed in Korca, and the benefits of its operations. They learned about the unique features of the meters, which they say actually being installed at a customer location; how meter data is transmitted from each meter to the central Customer Service Center, with no need for meter readers; and how the data is then analysed and downloaded to produce a bill for the customers.
The ToT workshop was a success, for the fact that participants received all the necessary information and training, qualifying as future trainers for the staff of the water supply and sewerage companies in their respective countries. Valu Add Management Services will continue to assist them on this process.
SHUKALB would like to thank the Water Supply and Sewerage Company of Korca for its great support in making their facilities and its talented staff available for both the classroom and field training.[:]