Durres Signs Agreement to Provide Water Supply Services for Rural Areas
May 4, 2017
[:sq]Nga e Djathta në të Majtë: Kryebashkiaku i Durrësit, Z. Vangjush Dako; Koordinatori i projektit të FSHZH-së, Z. Avni Dervishi dhe Drejtori i UK Durrës, Z. Spartak Kovaçi
Me datë 19 Prill, Bashkia Durrës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e tre ujësjellësve, të cilët priten të furnizojnë 24 orë me ujë për banorët në zonat rurale të Durrësit. Investimet përfshijnë njësitë administrative të Katundit të Ri, Rrashbullit dhe zonës së Shkëmbit të Kavajës.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes që u zhvillua në bashkinë Durrës kanë marrë pjesë kryebashkiaku, Z. Vangjush Dako, koordinatori i projektit të FSHZH, Z. Avni Dervishi, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Z. Spartak Kovaçi si dhe specialistë të sektorit.
Koordinatori i këtij Projektit të FSHZH-së, Z. Avni Dervishi prezantoi projektin e ujësjellësve të rinj, i cili është planifikuar të përfundojë në 2018, dhe që do të sigurojë kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm sipas standardeve të BE-së. I gjithë investimi është rreth 8 milion euro ku 10% e kësaj shume do të jepet nga Bashkia Durrës ndërsa pjesa tjetër nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW).
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryebashkiaku Vangjush Dako, deklaroi se: “Me këtë projekt realizohet një nga zotimet e bëra për normalizimin e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve kudo ku ata ndodhen në bashkinë e Durrësit dhe se vitin e ardhshëm i gjithë Durrësi do të ketë tre herë më shumë ujë se sot. Me ndërtimin e këtyre ujësjellësve ne mbajmë premtimin që u kemi bërë banorëve të këtyre zonave për furnizimin me ujë të pijshëm. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në këto tre njësi administrative. Bashkia e Durrësit do të investojë 10 % të këtij projekti mjaft të rëndësishëm. Këtë vit ne kemi bërë të mundur që të kemi një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm të zonës së Plazhit për shkak të investimit për rrjetin e ri të shpërndarjes në këtë zonë. Nga ana tjetër një tjetër investim është duke përfunduar, ai i linjës së furnizimit me ujë të pijshëm nga Çerma e Lushnjës, e cila do të furnizojë zonën turistike në Shkëmbin e Kavajës dhe një pjesë të plazhit të Durrësit”.
Gjatë dëgjesës publike me banorë të Arapajt për prezantimin e projektit.
Projektet
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ujësjellës Kanalizime Durrës me Fondin e Zhvillimit Shqiptar për plotësimin e dosjeve të tre skemave të përzgjedhura nga FZHSH, si pjesë e programit RWS III për investimet në zonat rurale me skema furnizimi me vetërrjedhje, Ujësjellës Kanalizime Durrës dorëzoi dosjet për investime në këto zona rurale:
Njësia administrative Katund i Ri: Kjo zonë do të furnizohet me ujë nga burimi i Fushë Kuqes me kapacitet 720 litra ujë për sekondë, i cili do të depozitojë ujë në depon e Jubës, e cila ka kapacitet 1,340 m3. Fondi i investimit në total për këtë njësi është 4,698,658 euro. Depoja në fjalë gjendet në lartësi 49 metër mbi nivelin e detit dhe ajo do të furnizojë një popullsi prej rreth 16 mijë banorë, të shpërndarë në 8 fshatra, me një shërbim 24 orë në ditë të furnizimit me ujë. Disa nga fshatrat do të furnizohen me ujë të pijshëm për herë të parë.
Njësia administrative Rrashbull (fshati Arapaj, ish ferma Xhafzotaj): Gjithashtu do të furnizohen me ujë nga burimi i Fushë Kuqes. Vlera totale e investimit për këtë njësi është 2, 434,958 euro. Zona në fjalë do të furnizohet me vetërrjedhje nga depo e Arapajt, e cila ka kapacitet 8,000 m3 ujë.
Njësia administrative Rrashbull (shkëmbi i Kavajës, sipër shinave të trenit): Do të sigurojë furnizimin me ujë nga projekti i Çermës që siguron prurje prej 200 litra ujë në sekondë. Uji do të shkojë në depon e re që po ndërtohet në Manskuri me kapacitet 4,000 m3 dhe më pas do të furnizojë zonën sipër shinave të trenit tek shkëmbi i Kavajës. Vlera totale e investimit në këtë zonë është 825,935 euro.
Investimi parashikon furnizimin me ujë 24 orë në zonët e sipërpërmendura, ndërkohë që projekti parashikon lidhjet fundore në çdo banesë, instalim matësash si dhe trajnimin e stafit të UK Durrës.
[:en]From R to L: Mayor of Durres, Mr. Vangjush Dako; ADF Project Coordinator, Mr. Avni Dervishi, and Director of UK Durres, Mr. Spartak Kovaci
On 19 April, Durres Municipality and the Albanian Development Fund (ADF) signed an agreement for the construction of three water supplies that are expected to ensure 24 hours a day water supply service to the inhabitants in rural areas of Durres. The investment includes the administrative units of Katund i Ri, Rrashbull and Shkembi i Kavajes.
Present at the signing ceremony organized in the Durres Municipality Offices were Mayor Vangjush Dako; Avni Dervishi, ADF Project Coordinator; and Spartak Kovaçi, Director of Durres Water Supply and Sewerage Company (UK Durres) and specialists from the sector.
The ADF Coordinator of this Project, Mr. Avni Dervishi, made a presentation on the new project, which is planned to be completed in 2018, and which will provide drinking water supply service capacity in compliance to EU standards. The entire investment costs 8 million Euros, where 10% to be covered by the Durres Municipality, while the rest of the investment is being proviced by the German Development Bank (KFW).
After signing the agreement, Mayor Vangjush Dako, stated that: “With this project we are keeping our promise for the improvement of drinking water supply service to the residents of Durres, no matter in which area they live, and that next year the water supply will increase three times more. This project will significantly improve the issue of drinking water supply in these three administrative units. This year we have been able to provide a better drinking water supply in the beach area due to investments done on the new distribution network. On the other hand, another investment, which is in the completion phase, is the construction of the new water supply line from Cerma-Lushnja, which will supply the touristic area of Shkembi i Kavajes, and a part of the Durres beach area.”
During the public hearing with residents of Arapaj for presentation of the project.
Projects
Within the framework of the Cooperation Agreement between UK Durres and the Albanian Development Fund, as part of the ADF – RWS III Program for investments in rural areas through gravity flow water supply systems, UK Durres submitted the necessary documentation for the investments in the below rural areas:
Katundi i Ri Administrative Unit: This area will be supplied by Fushe Kuqe well supply capacity of 720 liters per second, which will feed the Juba’s water reservoir which has a capacity of 1,340 m3. The total investment fund for this unit is € 4,698,658. This reservoir is located at an elevation of 49 meters above sea level and will supply a population of about 16,000 people, spread in 8 villages, with 24 hours per day service. Some of these villages will be supplied with drinking water for the first time.
Rrashbull Administrative Unit (Arapaj Village, former Xhafzotaj Farm): Will also be supplied by Fushe Kuqe well source. The total value of the investment for this unit is € 2, 434,958. This area will be supplied through gravity flow from the Arapaj Reservoir, which has a capacity of 8,000 m3 of water.
Rrashbull Administrative Unit (Shkembi i Kavajes): Will ensure water supply from the Cerma project providing water at a rate of 200 liters per second. Water will supply the new reservoir in Manskuri, currently under construction and which will have a capacity of 4,000 m3, from where it will supply the area of Shkembi i Kavajes. The total value of this investment is € 825,935.
The investment will ensure a 24 hour water supply service in the above areas, while the project foresees the completion of the connections in every house, meter installation and training of UK Durres staff.[:]