SHUKALB Delivers First Training Course in Pristina under Agreement with SHUKOS
June 5, 2017
[:sq]Z. Ilir Abdullahu, President i SHUKOS dhe Kryeshef i KUR Prishtina, duke shpërndarë certifikatat për pjesëmarrësit.
Më 25-26 maj 2017, SHUKALB zhvilloi kursin e parë të trajnimit në Prishtinë, Kosovë sipas Marrëveshjes që SHUKALB nënshkroi me SHUKOS gjatë Konferencës së Përbashkët Ballkanike Vjetore në nëntor 2016. Kursi ishte: “Hyrje në Trajtimin e Ujit të Pijshëm” dhe u dha nga trajnerët nga Kompania Ujësjellësi Rajonal Prishtina.
Kursi i trajnimit u ndoq nga pjesëmarrës nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Kosovës si Prishtina, Hidrodrini, Radoniqi, Bifurkacioni, Hidromorava, si dhe nga përfaqësues të Bashkisë Shijak nga Shqipëria.
Pjesëmarrësit dhe Trajnerja Znj. Savrie Spahiu gjatë vizitës në Impiantin e Trajtimit të Ujit
Kursi i trajnimit shpjegoi të gjitha proceset operacionale te Impiantit të Trajtimit të Ujit si procesi i ajrimit, sedimentimit, flokulimit, filtrimit, mënyrat e dezinfektimit të ujit si dhe kontrolli i korrozionit, shijes dhe aromës.
Kursi e Trajnimit u ofroi pjesëmarrësve mundësinë që të vizitonin Impiantin e ri të Trajtimit të Ujit të Prishtinës dhe të shihnin në praktikë funksionimin e një impianti për trajtimin e ujit.
Përshtypjet e marra nga pjesëmarrësit rreth kursit të trajnimit ishin shumë pozitive, të cilat u reflektuan dhe në disa prej komenteve të marra nga pjesëmarrësit, si:
Një përvojë shumë e mirë qe besoj do të na shërbejë nëpër vëndet tona të punës
Kam fituar shumë njohuri të reja lidhur me procesin teknologjik dhe i vlerësoj shumë këto njohuri të fituara
Mësuam shumë nga ky trajnim. Njëherazi falenderoj SHUKALB që ka marrë këtë iniciativë.
Në përfundim të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit morën certifikata për pjesëmarrjen. Kursi është pjesë e programit të gjerë të trajnimit që është zhvilluar nga SHUKALB në grantin e USAID, i cili përfshin gati 50 kurse trajnimi të zhvilluara plotësisht të cilat janë dhënë dhe do vazhdojnë të jepen në Shqipëri dhe Kosovë sipas një skedule të përcaktuar.
Kushdo që është i interesuar të mësojë më tepër rreth programit të trajnimit dhe skedulës së trajnimit mund të vizitojë faqen e internetit të SHUKALB (www.shukalb.al ) për të parë Kalendarin e Trajnimit.[:en]Mr. Ilir Abdullahu, President of SHUKOS, distributing the course certificates to the participants.
On 25 – 26 May 2017, SHUKALB conducted the first training course in Prishtina, Kosovo under the Agreement that SHUKALB signed with SHUKOS during the Balkans Annual Joint Conference in November 2016. The course was: “Introduction to Water Treatment”, and it was delivered by trainers from the Prishtina Regional Water Supply and Sewerage Company.
The training course was attended by participants from Water Regional Companies of Kosovo, such as Pristina, Hidrodrini, Radoniqi, Bifurkacioni, and Hidromorava, as well as from Municipality of Shijak in Albania.
Trainer Ms. Savrie Spahiu is shown with participants in the course during the visit to the Water Treatment Plant
The training course addressed the operational processes of water treatment plants such as aeration, coagulation and flocculation, sedimentation, filtration, disinfection, corrosion control, taste and odor control.
The Training Course offered the opportunity to the participants to visit the new Pristina Water Treatment Plant and to see in practice the operation of an actual water treatment plant.
The feedback taken from the participants was very positive and reflected in some of the comments provided by the participants, such as:
A very good experience which we strongly believe will be useful at our work.
I increased my knowledge related to the process technology and appreciated it a lot.
I learned a lot in this training course and thank SHUKALB for the initiative.
At the conclusion of the training, all participants received certificates of attendance. The course is part of the extensive training program that has been developed by SHUKALB under its grant from USAID that includes nearly 50 fully developed training courses that have been and will continue to be given on both Albania and Kosovo on a regular schedule. Anyone interested in learning more about the training program and the training schedule are encouraged to go to the SHUKALB website (www.shukalb.al) to view the Training Calendar.[:]