Interview with Mrs. Vitore Lekaj, Head of Finance Vau i Dejes Water Supply and Sewerage Company
June 5, 2017
[:sq]Znj. Vitore Lekaj, Përgjegjëse e Financës, UK Vau i Dejës
Në vazhdën e intervistave me punonjës të ndryshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime në të gjithë Shqipërinë, këtë muaj SHUKALB ka përzgjedhur intervistën me Znj. Vitore Lekaj, e cila mbulon pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Financës pranë Ujësjellës Kanalizime Vau i Dejës.
– Znj. Lekaj, na flisni pak rreth vetes tuaj!
Quhem Vitore Lekaj, jam 47 vjeç dhe jam nga qyteti i vogël por simpatik Vau i Dejës. Aktualisht punoj pranë UK Vau i Dejës ku mbuloj pozicionin e Përgjegjëses së Departamentit të Financës, një rol që për mua ka një rëndësi të veçantë.
Kam përfunduar studimet e larta në degën Financë –Kontabilitet, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi“ të qytetit të Shkodrës. Gjatë viteve të Universitetit i kam kushtuar rëndësi studimeve si në teori ashtu dhe në praktikë, një përkujdesje që më ka ndihmuar të përballoj me lehtësi vështirësitë e ndryshme të profesionit tim, të cilin e kam shumë për zemër.
Menjëherë pas studimeve universitare, në vitin 1996 fillova punë pranë Ujësjellës Fshat Shkodër, në pozicionin e arkëtares. Mund të them se për katër vjet në këtë pozicion pune, jam vlerësuar dhe shpërblyer, nëpërmjet mirënjohjes së eprorëve të mi, por dhe të banorëve të cilëve u kam shërbyer me përkushtim dhe besnikëri.
Në prill të vitit 2000 u krijua Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vau i Dejës, ku që nga ajo datë e deri më sot kam menaxhuar çështjet Financiare e të Kontabilitetit të kësaj shoqërie të rëndësishme. Dëshiroj të theksoj se kjo shoqëri trashëgoi një rrjet shumë të amortizuar duke e nisur gjithçka nga fillimi, e gjatë rrugës, përmes vështirësive u shënuan arritje të besueshme, të prekshme e të përfillshme.
– Çfarë ju pëlqen më tepër në profesionin tuaj?
Përvoja e gjatë 20 vjeçare e punës në drejtimin e një departamenti delikat dhe vendimtar, siç është ai i Financës dhe Kontabilitetit, më ka shtuar dëshirën për të vazhduar punën time në këtë sektor. Njëkohësisht me ka futur nëpër labirintet e një profesioni diskret dhe më ka mësuar të dal gjithmonë fitimtare.
E them me plot bindje, që e dashuroj punën time pasi i shërben cilësisë së jetesës së banorëve të Vaut të Dejës, një komunitet i cili meriton një jetesë me standarte. E dua punën në sektor për faktin se e dua ujin, duke ditur se sa i rëndësishëm është ky element për shëndetin e njerëzve. Më pëlqen puna në këtë sektor për shkak të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë me kolegët të cilët i konsideroj si anëtarë të një skuadre që synojnë suksesin e shoqërisë UK Vau i Dejës.
Së fundmi, pjesëmarrja ime e shpeshtë në workshope dhe evente te ndryshme më kanë forcuar besimin dhe kanë qenë çelës për zgjidhjen e jo pak enigmave të panjohura .
– Cilat janë sfidat më të mëdha në punën tuaj?
Sfidat në punën time kanë të bëjnë me prioritet e shoqërisë UK Vau i Dejës, të cilat kategorizohen si sfida të reja dhe të trashëguara nga e kaluara. Emerëruesi i përbashket është furnizimi i plotë i banorëve me ujë në sasi dhe në cilësi. Pasi e kemi arritur këtë, sfida e rradhës mbetet likujdimi i plotë i detyrimeve të konsumatorëve. Për këtë nuk duhet të ketë tolerancë pasi uji është një produkt që ka një kosto.
Do të shtoja si një sfidë më vete dhe marrëdhënia me partnerë të ndryshëm me të cilët shoqëria jonë bashkëpunon, ku duhet të sigurohesh që komunkimi të jetë korrekt dhe serioz, dhe t’u bësh ballë vështirësive të ndryshme që mund të hasen.
– Na përshkruani një ditë të punës tuaj!
Një ditë e zakonshme e punës time në pozicionin e Përgjegjëses së Financës, është e ndarë midis punës në zyre, në terren dhe në komunikim me partnerët. Puna në zyrë konsiston në hartimin e bilanceve e projekteve, planifikimin e detyrave të ditës së nesërme, bashkërendimin e punëve me bankën, thesarin, sistemin e tatim taksave, degën e statistikës dhe monitorimin e planifikuar për periudha kohore të caktuara në një programim të hollësishëm pune. E fundit por e rendesishme janë kontabilizimet të cilat janë pjesë rutinë e ditës së punës dhe kanë efekt zinxhir në shume hallka. Një ekonomist i zoti i kushton kujdes të veçantë çdo hallke, duke parandaluar çdo dobësi apo mos funksionim të mundshëm.
– Cfarë mesazhi doni t’i jepni brezit të ri që dëshiron të punojë në sektorin e ujit?
Secili duhet ta bindë veten se në vendin e punës duhet të ndihet si një misionar, se i është besuar një detyrë delikate që është edhe patriotike, se korrupsioni eshte ves dhe duhet luftuar me patjetër, se eshte ekspert i fushës e po aq i aftë për të komunikuar me publikun, pasi marrëdheniet tona me njerëzit janë permanente .
Mesazhi im është: Punë sa më cilësore në shërbim të drejtëperdrejtë të komunitetit.[:en]Mrs. Vitore Lekaj, Head of Finance, Vau i Dejes Water Supply and Sewerage Company
In a continuation of SHUKALB’s interviews with employees from water supply and sewerage utilities, this month we interviewed Mrs. Vitore Lekaj who covers the position of Head of Finance Department at Vau i Dejes Water Supply and Sewerage Company
– Mrs. Lekaj, tell us about you!
I am 47 years old and I live in the small and charming town of Vau i Dejes. Currently I work at Vau i Dejes WSS Company where I cover the position of Head of Finance, a role that is very important to me.
I have graduated from the Faculty of Economics, “Luigj Gurakuqi” University in Shkodra. During the years of the University, I paid attention to studies in both theory and practice, an approach that helped me to overcome the difficulties on my profession.
Immediately after graduation, in year 1996, I started working at Shkodra Village Water Supply company, as a cashier. I can say during the four years in this position, I have been apreacieted and rewarded through the gratitude of my superiors, but also the residents whom I served with devotion and loyalty.
Vau i Dejes Water Supply and Sewerage Company was established in April 2000 and from that date until now I have managed the Financial and Accounting issues of this important company. I would like to emphasize that the company inherited a much damaged network, starting everything from the beginning, but through the hard work, passing many difficulties, the company marked credible and impressive achievements.
– What do you like most in your job?
The long 20-year work experience in managing a delicate and decisive department, such as Finance, has grown my desire to continue to work in this sector. At the same time it has introduced me into many labyrinths of a discreet profession and has taught me to always stand victorious.
I love my job as it serves to the quality of life of Vau i Dejes inhabitants, a community that deserves good standards of living. I love working in the sector because I love water, having in mind how important this element is for people’s health. I like working in this sector because of the direct and frequent communication I have with my colleagues, who I consider as members of a joint team aiming the success of the Vau i Dejes WSS company.
Finally, my frequent participation in various workshops and events has made me confident and has been the key for solving lots of enigmas.
– What are the major challenges in your job?
Challenges in my work have to do with the priorities of Vau i Dejes WSS company, categorized as new challenges and inherited ones, with a joint aim, that of ensuring water supply service to inhabitants in the proper quantity and quality. Once we’ve achieved this, the next challenge remains the full payment of customers bills. There should be no tolerance for this because water is a product that has a cost.
I would add as another challenge, the relationship with various partners with whom our company cooperates, where you have to make sure that communication is correct and serious, and to be prepared to face different difficulties that can be encountered.
– Describe a typical day at your work!
An ordinary day of my work is divided between the office work, the field and communication with partners. Office work consists in drafting balance sheets and projects, scheduling tasks for the next day, co-ordinating work related to bank, treasure house, tax office, statistics department, and monitoring. Last but not least, is the keeping the records in the accounting system that is part of every day’s work routine. A neat economist pays particular attention to every little detail, preventing any possible weakness or improper functioning.
– What is the message you want to give to the younger generation, who want to work in the water sector?
Everyone must feel as a true missionary about his job, that he has been entrusted with a delicate and patriotic task, that corruption is a vice and must be fought and that he is an expert on his job.
My message is: Qualitative work to the direct service of the community.[:]