“Asset Management Advisory Services for Water Utilities in South-Eastern Europe” Project
June 22, 2017
[:sq]Pjesëmarrësit në Takimin e Bordit Këshillimor mbi Menaxhimin e Aseteve
SHUKALB, i përfaqësuar nga Zv. Drejtorja Ekzekutive, znj. Elisabeta Poci, mori pjesë në Takimin e Bordit Këshillimor dhe Workshopin e parë të Projektit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindore”, mbajtur më 6-7 qershor, 2017 në Beograd, Serbi.
Ky projekt është mbështetur nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë (BMZ) përmes Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Ndërmarrjes Hidro-Comp nga Qipro dhe Ministrisë Federale të Financave të Austrisë në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danub (IAWD). Buxheti i përgjithshëm për Projektin është 2.3 Milion Euro me kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Qëllimi kryesor i Projektit është të forcojë kapacitetet e shoqatave dhe të shoqërive ujësjellës kanalizime në Evropën Juglindore për aktivitetet e Menaxhimit të Integruar të Aseteve (IAM) përmes trajnimit, mbështetjes dhe ofrimit të softuerëve të përshtatshëm dhe metodologjive të praktikave më të mira. Projekti synon shoqëritë ujësjellës kanalizime në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Roli i SHUKALB në Takimin e Bordit Këshillimor ishte të jepte këshillat e tij për zbatimin e suksesshëm të Projektit, një rol që do të vazhdojë ta mbajë në takimet e ardhshme të Projektit. Përveç kësaj, SHUKALB do të shqyrtojë mundësitë, me organizatorët e Projektit, për ta zgjeruar këtë Projekt për përfshirjen e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi Menaxhimi i Aseteve konsiderohet prioritet i lartë për shoqëritë UK në Shqipëri dhe Kosovë, ku programi i tanishëm i trajnimit është duke u zhvilluar në këtë fushë kritike të menaxhimit të shoqërive UK.[:en]Participants at Asset Management Advisory Board Meeting
SHUKALB, represented by its Deputy Executive Director, Ms. Elisabeta Poci, participated at the Advisory Board Meeting and the First Workshop of the Project “Asset Management Advisory Services for Water Utilities in South-Eastern Europe” held on 6-7 June, 2017 in Belgrade, Serbia.
This project has been supported by the Federal Ministry for Economic Cooperation and Development of Germany (BMZ) through the German Organization for International Cooperation (GIZ), Hydro-Comp Enterprise from Cyprus and the Federal Ministry of Finance of Austria in cooperation with the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD). The total budget for the Project is 2.3 Million EUR over duration of 3-years.
The main purpose of the Project is to strengthen the capacities of water utility associations and water utilities in South East Europe for Integrated Asset Management (IAM) activities through training, support, and the provision of appropriate software and best-practice methodologies. The Project targets the water utilities in Serbia, Bosnia Herzegovina, Montenegro and Macedonia.
The role of SHUKALB on the Advisory Board Meeting was to provide its advice on the successful implementation of the Project; a role that will continue in future meetings of the Project. In addition, SHUKALB will explore the options, with the Project organizers, to extend this Project to include Albania and Kosovo, since Asset Management is considered high priority for the utilities in Albania and Kosovo, where the current training program is continuing to be developed in this critical area of utility management.[:]