What to Expect at the 5th Balkans Joint Conference and Exhibition
October 12, 2017
[:sq]Çfarë pritet në Konferencën dhe Ekspozitën e 5-të të Përbashkët Ballkanike
Konferenca dhe Ekspozita e 5-të e Përbashkët Ballkanike 2017, me temë kryesore “Sfida e Ujit të Ndotur“, e cila do të mbahet më 1-3 nëntor 2017, në Hotel Emerald, Prishtinë, është më pak se një muaj larg. Komiteti Organizativ dhe Komiteti i Programit Teknik kanë punuar për t’i dhënë formë Programit të Konferencës dhe eventeve të tjera të lidhura me të, në mënyrë të tillë që premton të jenë të shumëllojshme dhe të angazhuese.
Këtu janë disa nga pikat kryesore të Konferencës dhe Ekspozitës.
Eventet Pre-Konferencë
Kursi i Trajnimit: “Matësat e Ujit, Valvulat dhe Hidrantët”
Kursi i trajnimit do të ofrojë një prezantim të sistemit të furnizimit me ujë dhe lidhjeve të shërbimit të ujit, kryesisht duke u fokusuar në tre komponentë shumë të rëndësishëm të rrjetit të ujësjellësit, të cilat do të jenë matësat, valvulat dhe hidrantët e zjarrit. Identifikimi i këtyre llojeve komponentësh, instalimi, funksionimi dhe mirëmbajtja e tyre do të mbulohen dhe diskutohen mirë gjatë trajnimit.
Trajnimi do të jepet sëbashku me pjesëmarrjen e profesionistëve nga kompani të mirënjohura në këtë fushë: AVK International A/S dhe Diehl Metering GmbH. Ata do të ofrojnë një demonstrim të pajisjeve që trajtohen në kursin e trajnimit, duke mundësuar një përvojë trajnimi më praktike. Ky kurs fton profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për hidraulikët dhe inxhinirët e operimit, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit në sistemin e furnizimit me ujë.
Ky event mund të ndiqet vetëm përmes regjistrimit. Regjistrimet në kursin e trajnimit janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online në faqen e internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar SHUKALB në training@shukalb.al, ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit do të mbahet më 1 nëntor dhe është një platformë e hapur për studentët e Universitetit të vitit të 5-të dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur.
Forumi është i organizuar në bashkëpunim nga Grupi PRU Shqipëri dhe Grupi PRU Kosovë. Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa shpenzime. Më shumë hollësi rreth eventit do të ofrohen në faqen e internetit të konferencës http://balkansjointconference.org/ gjatë ditëve të ardhshme.
Workshop mbi Programin e përbashkët të Benchmarking HUB
Workshopi i Benchmarking do të organizohet më 1 nëntor dhe u drejtohet Koordinatorëve dhe Drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime që janë pjesë e Programit Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP). Pjesë e workshopit do të jenë edhe përfaqësues nga Bashkëpunimi Evropian i Benchmarking (EBC) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danub (IAWD). Gjatë workshopit, pjesëmarrësit do të diskutojnë draft raportet e EBC-së për secilën nga shoqëritë ujësjellës kanalizime. Ky workshop është vetëm me ftesa.
Programi i Konferencës
Siç është tradita e Konferencës, dita e parë e Programit Teknik do të fillojë duke trajtuar temën kryesore të Konferencës, “Sfida e Ujit të Ndotur“. Sesioni Plenar1:Sfida e Ujit të Ndotur – A jemi gati? do të sjellë së bashku një grup të ndryshëm të aktorëve që do të sjellin perspektivat dhe përvojat e tyre në menaxhimin e ujit të ndotur. Subjekti i menaxhimit të ujit të ndotur do të vazhdojë në Sesionet Paralele në vijim, me prezantime nga rajoni.
Pjesa tjetër e Sesioneve Plenare do të trajtojë tema të rëndësishme si Qeverisja dhe Pushteti Lokal, i cili do të moderohet nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore (NALAS) dhe Programet e Zhvillimit të Kapaciteteve si Rrugë për Përmirësimin e Performancës, që do të sjellin fokusin në iniciativat e vazhdueshme rajonale dhe mundësitë e shoqërive ujësjellës kanalizime për t’u bashkuar.
Programi i Konferencës do të trajtojë çështje të tjera që kanë të bëjnë me sektorin nga aspektet komerciale dhe menaxheriale të shoqërive UK, përmes prezantimeve teknike në Sesionet Paralele.
Ekspozita Teknike
Së fundi, pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë për të vizituar Ekspozitën e madhe Teknike, ku mbi 20 kompani private do të paraqesin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi. Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link. Ekzistojnë ende disa stenda për kompanitë që janë të interesuara të ekspozojnë. Ju mund t’i shikoni stendat e disponueshme duke vizituar këtë link.
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar një stendë të dedikuar në ekspozitë, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të marrin informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacion mbi anëtarësimin në informacione dhe materiale të aktiviteteve të secilës.
Stenda do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme informimit mbi Programin e Përbashkët të Trajnimit që SHUKALB dhe SHUKOS nisën në fillim të vitit 2017. Vizitorët e interesuar do të jenë në gjendje të marrin informacion mbi skedulën e kurseve të trajnimit sipas programit të planifikuar për pjesën tjetër të vitit 2017 dhe të 2018, informacion për secilin kurs specifik trajnimi, si dhe informacion mbi mundësitë që duhen konsideruar të trajnohen si trajner dhe në këtë mënyrë të angazhohen personalisht në Programin e Përbashkët të Trajnimit, si trajner.
Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutem referojuni kontakteve më poshtë.
Ju mirëpresim në event!
Kontakte:
Konferenca dhe Ekspozita: info@BalkansJointConference.org
Fatbardha Muqiqi (SHUKOS): +381 38 526 873, Cel: +377 44 926 646
Alban Kushi (SHUKALB): Tel/faks: +355 42245101, Mob: +355 69 6012782
Website: www.balkansjointconference.org[:en]What to Expect at the 5th Balkans Joint Conference and Exhibition
The 5th Balkans Joint Conference and Exhibition 2017, with its main theme being, “Wastewater Challenge”, and which will take place on 1-3 November 2017, at the Emerald Hotel, Prishtina, is less than a month away. The Organizing Committee and the Technical Program Committee have worked to shape the Conference Program and the other related events in such a way that they promise to be diverse and engaging.
Here are some of the highlights of the Conference and Exhibition.
Pre Conference Events
Training Course: “Meters, Valves and Fire Hydrants”
The training course will offer an introduction to water supply system and water service connections, mainly focusing on three very important components of the water supply network, which will be meters, valves and fire hydrants. The identification of these types of components, installation, and their operation and maintenance will be covered and well discussed during the training.
The training will be co-delivered with the participation of professionals from well-known companies in this field: AVK International A/S and Diehl Metering GmbH. They will offer a demonstration of the devices that are treated in the course, allowing for a more practical training experience. This course invites professionals from water utilities and is particularly useful for hydraulic specialists and engineers who work on the operation and maintenance of water supply networks.
The Young Water Professionals (YWP) Forum will be organized on the 1st of November and it is an open platform for University students and Young Water Professionals (under 35 years old), who are working in any aspect of the water supply and wastewater sector.
The Forum is jointly organised by the YWP Group of Kosova and YWP Group of Albania. All YWP’s are welcome to join the Forum, at no cost. More details on the event will be provided under the Conference website http://balkansjointconference.org/ during the coming days.
Workshop on Joint Benchmarking HUB Program
The Benchmarking workshop will be organized on the 1st of November and is intended for Coordinators and Directors of water utilities that are part of the SHUKOS-SHUKALB Benchmarking HUB Program, under the Danube Learning Partnership (D-LeaP). Part of the workshop will also be attended by representatives from the European Benchmarking Cooperation (EBC) and the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD). During the workshop, the participants will discuss the draft reports of EBC for each of the participating water utilities. This workshop is by invitation only.
Conference Program
As is the tradition of the Conference, the first day of the Technical Program will start by addressing the main theme of the Conference, “Wastewater Challenge”. The Plenary Session 1: Wastewater Challenge – Are We Ready? will bring together a diverse group of stakeholders that will bring their perspectives and experiences with wastewater management. The subject of wastewater management will be carried on to the following Parallel Sessions, with presentations from the region.
The rest of the Plenary Sessions will address important topics such as Governance and Local Government, which will be moderated by the Network of Associations of Local Authorities of South-East Europe (NALAS), and Capacity Development Programs as a Pathway to Performance Improvement, which will bring focus to the on-going regional initiatives and opportunities for the water utilities to join.
The Conference Program will address other issues concerning the sector from commercial and management aspects of water utilities, through technical presentations under the Parallel Sessions.
Technical Exhibition
Lastly, participants will also have the opportunity to visit the large Technical Exhibition, where over 20 private companies will showcase their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineering and management services. You can learn more about the exhibiting companies by visiting this link. There are still a few booths available for companies who are interested to exhibit. You can view the available spaces by visiting this link.
SHUKALB and SHUKOS Booth
SHUKALB and SHUKOS have arranged for a dedicated exhibit booth, where Conference participants will be able to find extensive information regarding each of the Associations from information on membership to information and materials on their respective activities.
The booth will dedicate a considerable space to sharing information on the Joint Training Program that SHUKALB and SHUKOS initiated at the beginning of 2017. Interested visitors will be able to receive information on the training course schedule under the program planned for the rest of 2017 and into 2018, information on each specific training course, as well as information on the opportunities to be considered be trained as a trainer, and thereby become personally engaged with the Joint Training Program, as a trainer.
To register for the Conference and/or Exhibition, please refer to the contacts below.