The Countdown for the 5th Balkans Joint Conference and Exhibition has already started!
October 30, 2017
[:sq]
Konferenca dhe Ekspozita e 5-të e Përbashkët Ballkanike 2017, “Sfida e Ujit të Ndotur“, e cila do të mbahet më 1-3 nëntor 2017, në Hotel Emerald, Prishtinë, është vetëm orë larg.
Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë nderin të ndajnë mëposhtë disa nga pjesët më të veçanta të eventit.
Eventet Pre-Konferencë
Kursi i Trajnimit: “Matësat e Ujit, Valvulat dhe Hidrantët” (vetëm me regjistrim)
Kursi i trajnimit do të ofrojë një prezantim të sistemit të furnizimit me ujë dhe lidhjeve të shërbimit të ujit, kryesisht duke u fokusuar në tre komponentë shumë të rëndësishëm të rrjetit të ujësjellësit, të cilat do të jenë matësat, valvulat dhe hidrantët e zjarrit. Identifikimi i këtyre llojeve komponentësh, instalimi, funksionimi dhe mirëmbajtja e tyre do të mbulohen dhe diskutohen mirë gjatë trajnimit. Trajnimi do të jepet sëbashku me pjesëmarrjen e profesionistëve nga kompani të mirënjohura në këtë fushë: AVK International A/S dhe Diehl Metering GmbH. Ata do të ofrojnë një demonstrim të pajisjeve që trajtohen në kursin e trajnimit, duke mundësuar një përvojë trajnimi më praktike. Ky kurs fton profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për hidraulikët dhe inxhinirët e operimit, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit në sistemin e furnizimit me ujë.
Ky event mund të ndiqet vetëm përmes regjistrimit. Regjistrimet në kursin e trajnimit janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online në faqen e internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar SHUKALB në training@shukalb.al, ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (event i hapur)
Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit do të mbahet më 1 nëntor dhe është një
platformë e hapur për studentët e Universitetit të vitit të 5-të dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Forumi është i organizuar në bashkëpunim nga Grupi PRU Shqipëri dhe Grupi PRU Kosovë. Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa shpenzime. Më shumë hollësi rreth eventit do të ofrohen në faqen e internetit të konferencës http://balkansjointconference.org/ gjatë ditëve të ardhshme.
Workshop mbi Programin e përbashkët të Benchmarking HUB
Workshopi i Benchmarking do të organizohet më 1 nëntor dhe u drejtohet Koordinatorëve dhe Drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime që janë pjesë e Programit Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP). Pjesë e workshopit do të jenë edhe përfaqësues nga Bashkëpunimi Evropian i Benchmarking (EBC) dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danub (IAWD). Gjatë workshopit, pjesëmarrësit do të diskutojnë draft raportet e EBC-së për secilën nga shoqëritë ujësjellës kanalizime. Ky workshop është vetëm me ftesa.
Vendimarrës të nivelit të lartë
Konferenca do të përshëndetet nga zyrtarë të niveleve të larta të Qeverisë së Kosovës, gjatë pjesëve të ndryshme të Programit të Konferencës.
Kryeministri i Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, do të mbajë fjalën e mirëseardhjes gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 1 nëntor.
Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, do të mbajë fjalimin e hapjes gjatë ditës së parë të sesioneve teknike të Programit të Konferencës, më 2 nëntor.
Programi i Konferencës
Siç është tradita e Konferencës, dita e parë e Programit Teknik do të fillojë duke trajtuar temën kryesore të Konferencës, “Sfida e Ujit të Ndotur“. Sesioni Plenar1:Sfida e Ujit të Ndotur – A jemi gati? do të sjellë së bashku një grup të ndryshëm të aktorëve që do të sjellin perspektivat dhe përvojat e tyre në menaxhimin e ujit të ndotur. Subjekti i menaxhimit të ujit të ndotur do të vazhdojë në Sesionet Paralele në vijim, me prezantime nga rajoni.
Pjesa tjetër e Sesioneve Plenare do të trajtojë tema të rëndësishme si:
Qeverisja dhe Pushteti Lokal
Programet e zhvillimit të kapaciteteve – Një rrugë drejt përmirësimit të performancës
Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm
Programi i Konferencës do të trajtojë çështje të tjera që kanë të bëjnë me sektorin nga aspektet komerciale dhe menaxheriale të shoqërive UK, përmes prezantimeve teknike në Sesionet Paralele.
Ekspozita Teknike
Këtë vit, ju do të keni mundësinë për të vizituar Ekspozitën më të madhe në historinë e Konferencës tonë, ku 28 kompani private do të paraqesin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi. Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link. Ekzistojnë ende disa stenda për kompanitë që janë të interesuara të ekspozojnë. Ju mund t’i shikoni stendat e disponueshme duke vizituar këtë link
Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS
SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar një stendë të dedikuar në ekspozitë, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të marrin informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacion mbi anëtarësimin në informacione dhe materiale të aktiviteteve të secilës.
Stenda do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme informimit mbi Programin e Përbashkët të Trajnimit që SHUKALB dhe SHUKOS nisën në fillim të vitit 2017. Vizitorët e interesuar do të jenë në gjendje të marrin informacion mbi skedulën e kurseve të trajnimit sipas programit të planifikuar për pjesën tjetër të vitit 2017 dhe të 2018, informacion për secilin kurs specifik trajnimi, si dhe informacion mbi mundësitë për t’u angazhuar si trajner apo ekspert lokal.
Operatorët e shoqërive ujësjellës kanalizime do të kenë mundësi të fitojnë një regjistrim falas në një nga kurset e përbashkëta të SHUKALB dhe SHUKOS duke marrë pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit. Në tavolinën e regjistrimit ju do të gjeni bileta të personalizuara të cilat ju mund t’i përdorni për t’u bërë pjesë e shorteut. Shorteu për kursin e trajnimit do të mbahet gjatë pushimit për kafe, më 3 nëntor, gjatë intervalit kohor 11:05 – 11:20, pranë stendës SHUKALB – SHUKOS.
Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.
Ejani të na bashkoheni në festimin e sektorit të ujit në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike!
The 5th Balkans Joint Conference and Exhibition 2017, “Wastewater Challenge”, which will take place on 1-3 November 2017, at the Emerald Hotel, Prishtina, is just hours away.
The Organizing and Program Committees are pleased to share below some of the highlights of the event.
Pre Conference Events
Training Course: “Meters, Valves and Fire Hydrants” (by registration only)
The training course will offer an introduction to water supply system and water service connections, mainly focusing on three very important components of the water supply network, which will be meters, valves and fire hydrants. The identification of these types of components, installation, and their operation and maintenance will be covered and well discussed during the training. The training will be co-delivered with the participation of professionals from well-known companies in this field: AVK International A/S and Diehl Metering GmbH. They will offer a demonstration of the devices that are treated in the course, allowing for a more practical training experience. This course invites professionals from water utilities and is particularly useful for hydraulic specialists and engineers who work on the operation and maintenance of water supply networks.
The Young Water Professionals (YWP) Forum will be organized on the 1st of November and it is an open platform for University students and Young Water Professionals (under 35 years old), who are working in any aspect of the water supply and wastewater sector. The Forum is jointly organised by the YWP Group of Kosova and YWP Group of Albania. All YWP’s are welcome to join the Forum, at no cost. More details on the event will be provided under the Conference website http://balkansjointconference.org/ during the coming days.
Workshop on Joint Benchmarking HUB Program (by invitation only)
The Benchmarking workshop will be organized on the 1st of November and is intended for Coordinators and Directors of water utilities that are part of the SHUKOS-SHUKALB Benchmarking HUB Program, under the Danube Learning Partnership (D-LeaP). The workshop will also be greeted by Mr. Philip Weller, Program Coordinator of the Danube Water Program. During the workshop, the participants will discuss the draft reports developed by the European Benchmarking Cooperation for each of the participating water utilities. This workshop is by invitation only.
High Level Decision Makers
The Conference will be greeted by high levels of the Kosovo Government, during different parts of the Conference Program.
Mr. Ramush Haradinaj, Prime Minister of Kosova, will deliver the welcome address during the Conference Opening Ceremony on 1st of November.
Mr. Valdrin Lluka, Minister of Economic Development of Kosova, will deliver the opening remarks during the first day of technical sessions of the Conference Program, November 2nd.
Conference Program
As is the tradition of the Conference, the first day of the Technical Program will start by addressing the main theme of the Conference, “Wastewater Challenge”. The Plenary Session 1: Wastewater Challenge – Are We Ready? will bring together a diverse group of stakeholders that will bring their perspectives and experiences with wastewater management. The subject of wastewater management will be carried on to the following Parallel Sessions, with presentations from the region.
The rest of the Plenary Sessions will address important topics such as:
Governance and Local Government
Capacity Development Programs as a Pathway to Performance Improvement
Sustainable Development Goals
The Conference Program will address other issues concerning the sector from commercial and management aspects of water utilities, through technical presentations under the Parallel Sessions.
Technical Exhibit
This year, you will have the opportunity to visit the largest exhibition in the history of our Conferences, where over 28 private companies will showcase their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineering and management services. You can learn more about the exhibiting companies by visiting this link.
SHUKALB and SHUKOS Booth
SHUKALB and SHUKOS have arranged again this year for a dedicated exhibit booth, where Conference participants will be able to find extensive information regarding each of the Associations from information on membership to information and materials on their respective activities.
The booth will dedicate a considerable space to sharing information on the Joint Training Program that SHUKALB and SHUKOS have jointly undertaken since the beginning of this year. Interested visitors will be able to receive information on the training course schedule under the program planned for the rest of 2017 and into 2018, information on each specific training course, as well as information on the opportunities for being involved as a trainer, or local expert.
Water utility operators will have the possibility to win a free registration to one of the joint training courses of SHUKALB and SHUKOS, by participating in the Training Courses Draw. At the registration desk you will find personalized tickets which you can use to become part of the draw. The draw for the training course will be held during the coffee break, on 3rd of November, during the time interval 11:05 – 11:20, at the SHUKALB – SHUKOS booth.
If you haven’t registered yet, you can register on-site at the day of the Conference.
Come join us in celebrating the water sector at the Balkans Joint Conference and Exhibition!