Regional Workshop on Joint Benchmarking HUB Program
December 7, 2017
[:sq]Gjatë Workshopit mbi Programin e përbashkët të Benchmarking HUB Foto nga SHUKALB
Më 1 nëntor 2017, përparara fillimit të konferencës, SHUKOS dhe SHUKALB, në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD) dhe Bashkëpunimin Evropian për Benchmarking (EBC), organizuan një workshop rajonal në kuadër të programit të përbashkët Benchmarking HUB, në Hotel Emerald, Prishtinë, Kosovë.
Qëllimi i workshopit ishte shkëmbimi i njohurive dhe përvojave në krahasimin e standardeve (Benchmarking) midis Shoqërive ujësjellës kanalizime në Kosovë dhe Shqipëri, në përpjekje për të përmirësuar shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajon, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe duke avancuar mekanizmat e standardizuar në sektor.
Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të shoqërive ujësjellës kanalizime pjesëmarrëse në Benchmarking HUB (Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan), si dhe përfaqësues nga SHUKALB, SHUKOS dhe IWAD.
Workshopi u hap nga znj. Nadire Vitija, Koordinatore e HUB-it e cila i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe më pas vazhdoi me prezantimin e një pasqyre të ecurisë së Programit deri më tani. Workshopi u përshëndet nga z. Philip Weller, Sekretariati i IAWD-së, i cili shprehu mbështetjen e IAWD-së për HUB Benchmarking.
Gjatë workshopit u kërkua që çdo koordinator nga shoqëritë ujësjellës kanalizme të prezantonte një përmbledhje të procesit të hedhjes së të dhënave për krahasim dhe përmirësim, diskutimin shpjegues mbi variablat e caktuara, interpretimin dhe analizën individuale të draft raporteve të shërbimit, të shoqërive që morën pjesë në ushtrimin e benchmarking për vitin 2016 (Ndarjen e zbulimeve paraprake, Diskutimi interaktiv / Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave / Pyetje për pjesëmarrësit mbi saktësinë dhe vlefshmërinë e të dhënave). Shoqëritë pjesëmarrëse diskutuan për çështje të ndryshme të hasura gjatë hedhjes së të dhënave dhe gjenerimin e grafikëve dhe çështjeve të tjera teknike gjatë përdorimit të platformës.
Në fund të workshopit, u hartuan disa rekomandime dhe konkluzione që do të diskutohen në aktivitetet e ardhshme të programit.
[:en]Participants during the workshop on Joint Benchmarking HUB Program Photo Credit: SHUKALB
On 1st of November, prior to the Conference, SHUKOS and SHUKALB, in collaboration with the International Water Association of the Danube River Catchment Area (IWAD) and the European Benchmarking Cooperation (EBC), organized a regional workshop within the framework of the Joint Benchmarking HUB program, at the Emerald Hotel, Prishtina, Kosova.
The objective of this workshop was to exchange knowledge and experience on benchmarking among the Water and Wastewater Companies in Kosova and Albania in an effort to improve the water and wastewater services in the region, by learning from one another and advancing standardized mechanisms in the sector.
The workshop was attended by the representatives of the participating water utilities on the Benchmarking HUB (Tirana, Durres, Vlore, Shkoder, Prishtina, Peja Mitrovica, Ferizaj and Gjilan), as well as representatives of SHUKALB, SHUKOS, IWAD.
The workshop was opened by Nadire Vitija, the HUB Coordinator who welcomed the participants and presented an overview of the progress of the Program so far. The Workshop was greeted by Mr. Philip Weller, Technical Secretariat of IAWD, who expressed IAWD’s support for the Benchmarking HUB.
During the workshop, each water utility coordinator presented a summary of the process of data entry for comparison and improvement. This was followed by a session of discussion on certain variables, as well as interpretation and analysis of individual service draft reports by each coordinator of the services that participated in benchmarking exercise for 2016 (Separation of Preliminary Findings, Interactive Discussion / Exchange of Knowledge and Experiences / Questions for Participants on Accuracy and Validity of Data). The participating water utilities discussed on different issues encountered during the data entry and generation of graphs and other technical issues while using the platform.
At the end of the workshop, some recommendations and conclusions were drawn for the following activities of the program.[:]