[:sq]Ndërsa përgatitemi për të hyrë në vitin e ri, dëshirojmë të shfrytëzojmë mundësinë dhe të urojmë anëtarët tanë, mbështetësit dhe miqtë e SHUKALB, një vit të ri të gëzuar, të lumtur dhe plot shëndet për vitin 2018. Suksesi që Shoqata jonë gëzoi këtë vit që kaluam, nuk do të mund të arrihej pa mbështetjen, inkurajimin dhe pjesëmarrjen e një numri të madh të aktorëve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vitit 2017, SHUKALB, në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës), implementuan me sukses Programin e Përbashkët të Trajnimit duke zhvilluar në total 15 kurse trajnimi, ku morën pjesë stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime shqiptare dhe kosovare, me trajnerë nga të dyja vendet. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që ta vazhdojmë Programin e Përbashkët të Trajnimit në vitin 2018, duke planifikuar dhënien e jo më pak se 15 kurseve të trajnimit në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, duke iu përgjigjur kështu nevojave të shoqërive ujësjellës kanalizime anëtare për zhvillimin e kapaciteteve.
Në frymën e bashkëpunimit të suksesshëm në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, SHUKALB u anëtarësua në Shoqatën Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD) dhe së bashku me SHUKOS në vitin 2017, iu bashkuan Partneritetit të Danubit (D-LeaP) e cila është një iniciativë e udhëhequr nga IAWD që synon të ofrojë programe për ngritjen e kapaciteteve përmes bashkëpunimit me shoqatat ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Danubit. Në vitin 2018, SHUKALB në partneritet me SHUKOS planifikojnë të ofrojnë 4 (katër) programe ku përfshihen Benchmarking; Efiçenca Komerciale; Efiçenca e Energjisë dhe Reduktimi i Ujit pa të Ardhura.
Në lidhje me Programin e Certifikimit të Operatorëve Bazuar në Testim për Shqipërinë, SHUKALB, përmes projektit të tij të financuar nga USAID, “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri”, po vazhdon punën së bashku me ministrinë e linjës për sektorin e ujit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si partner kryesor për të krijuar kuadrin ligjor dhe institucional të Programit të Certifikimit të Operatorëve Bazuar në Testim. Më shumë progres në këtë drejtim pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2018.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike Vjetore, e cila u organizua në Prishtinë më 1, 2, 3 nëntor 2017, vërtetoi sërish statusin e eventit më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.. Konferenca arriti edhe një rekord duke tërhequr një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrësish. Pjesëmarrësit në konferencë patën mundësinë të vizitonin ekspozitën teknike më të madhe në historinë e Konferencës tonë Vjetore, duke mbledhur 28 kompani private që vinin nga 9 vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë.
Në vazhdim, kemi lajme të mira në lidhje me programet tona të “Edukimit dhe Ndërgjegjësimit” dhe më konkretisht programin Miqtë e Ujit për Nxënësit e Klasave të 3-të dhe Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit për Nxënësit e Klasave të 8-ta. SHUKALB kohët e fundit ka fituar një grant nga Ambasada e SHBA-së për të financuar këto programe dhe për t’i implementuar ato gjatë vitit 2018.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, në vitin 2017 SHUKALB humbi themeluesin, udhëheqësin dhe mentorin e tij, z. Philip Giantris. Ai do të na mungojë pa masë, por ne jemi të përkushtuar për ta nderuar trashëgiminë që ai la pas duke e vazhduar vizionin e tij me të njëjtin pasion dhe përkushtim që na mësoi. “Lart e më lart!”(PDG)
Skuadra SHUKALB[:en]As we prepare to step into the New Year, we would like to use the opportunity and wish our members, supporters and friends of SHUKALB, a Happy, Prosperous and Healthy New Year in 2018. The success that our Association enjoyed this past year could not have been achieved without the support, encouragement and willing participation of a wide variety of stakeholders in the water supply and sewerage sector of Albania and the Western Balkans.
During 2017, SHUKALB, in cooperation with SHUKOS (the Water and Wastewater Works Association of Kosova, successfully implemented the Joint Training Program by delivering a total of 15 training courses, attended by the staff of the Albanian and Kosova water utilities, with trainers coming from both countries. We are determined and committed to continue the Joint Training Program in 2018, by scheduling the delivery of no less than 15 training courses across Albania and Kosova, thus responding to the capacity development needs of our member water supply and wastewater utilities.
In the spirit of the successful cooperation under the Joint Training Program, SHUKALB became a member of the International Association of Water Utilities in the Danube River Catchment Area (IAWD) and together with SHUKOS joined in 2017 the Danube Learning Partnership (D-LeaP), which is an initiative led by IAWD that aims to provide capacity building programs through cooperation with water associations in the Danube region, in order to improve water supply and sewerage services in the Danube region. In 2018, SHUKALB in partnership with SHUKOS plan to offer 4 (four) programs to include Utility Benchmarking; Commercial Efficiency; Energy Efficiency and Non-Revenue Water Reduction.
In regard of the Test-based Operator Certification Program for Albania, SHUKALB, through its USAID funded project “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania”, is continuing the work together with the line ministry for the water sector, the Ministry of Infrastructure and Energy, as the main partner to establish the legal and institutional framework of the Test-based Operator Certification Program. More progress in this direction is expected during the beginning of 2018.
The Annual Balkans Joint Conference and Exhibition, which was organized in Prishtina, on 1, 2, 3, November 2017, proved again to be the major knowledge sharing and networking event in the Western Balkans water sector. The Conference hit yet another record by attracting an audience of over 450 participants. The participants at the Conference had the opportunity to visit the largest Technical Exhibition in the history of the Annual Conference, which gathered 28 private companies coming from 9 different countries from the Balkan Region and beyond.
In addition, there is good news regarding our “Outreach Programs” and more specifically the Friends of Water Program for the 3rd Grade Students and the World Water Monitoring Challenge for the 8th Grade Students. SHUKALB has recently won a grant from the US Embassy to fund these programs and implement them during 2018.
Last but not least, in 2017 SHUKALB lost its founder, leader and mentor, Mr. Philip Giantris. He will be deeply missed, but we are committed to honor his legacy by continuing his vision with the same passion and dedication he taught us. “Higher and Higher!” (PDG)