SHUKALB Delivers the Train of Trainers (TOT) Course
February 5, 2018
[:sq]Z. Sokol Xhafa, pjesëmarrës në ToT gjatë demonstrimit të një prej aftësive facilituese Foto nga SHUKALB
Më 25 janar dhe më 1 shkurt, SHUKALB zhvilloi një kurs të Trajnimit të Trajnerëve (ToT). ToT u organizua në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri “, me mbështetjen financiare të USAID. ToT i drejtohej ekspertëve të fushës të SHUKALB, të angazhuar në procesin e zhvillimit të kurseve të trajnimit brenda projektit, dhe dhënien e trajnimit në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, i drejtuar nga SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS. Pjesëmarrësit ishin profesionistë nga shoqëritë ujësjellës kanalizime në Kosovë dhe Shqipëri, akademikë, si dhe konsulentë të pavarur.
Trajnimi u përgatit dhe u dha nga z. David Turner, së bashku me z. Joshua Miekley dhe znj. Entela Kishta, ekspertë në aftësitë facilituese në mësimdhënien për të rritur nga Organizata e Qendrës Lincoln në Shqipëri.
Pjesëmarrësit gjatë një prej aktiviteteve në ditën e dytë të kursit të ToT-së. Foto nga SHUKALB
Objektivi i ToT-së është pajisja e trajnerëve të ardhshëm me aftësi dhe njohuri mbi parimet dhe teknikat e mësimdhënies për të rritur, të cilat mund t’i përdorin gjatë dhënies së kurseve të trajnimit të zhvilluara nga Projekti. Trajnimi përfshinte disa aktivitete individuale dhe në grup për pjesëmarrësit, si një mënyrë për të demonstruar metodat e përfshirjes të të trajnuarve.
Vlera e këtyre programeve të ToT-së është shumë e rëndësishme për të garantuar dhënien efektive të çdo kursi trajnimi, pavarësisht nga lënda specifike. Të jesh një trajner nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e lëndës, por po aq e rëndësishme është të dish si ta përcjellësh atë njohuri dhe të krijosh një mjedis mësimor për pjesëmarrësit.[:en]Mr. Sokol Xhafa, participants of ToT during the demonstration of one of the facilitation skills Photo credit: SHUKALB
On January 25th and on February 1st, SHUKALB delivered a Train of Trainers Course (ToT). The ToT was organized in the framework of the “Sustainable Water Sector Capacity Development” Project, with the financial support of USAID. The ToT targeted SHUKALB’s subject matter experts engaged in the training course development process within the Project, and the delivery of training in the framework of the Joint Training Program, run by SHUKALB in cooperation with SHUKOS. The participants were professionals from water and wastewater utilities in Kosovo and Albania, academics, as well as freelance consultants.
The training was prepared and delivered by Mr. David Turner, together with Mr. Joshua Miekley and Mrs. Entela Kishta, experts on facilitation skills for adult learners from the Lincoln Center Organization in Albania.
Participants during one of the activities on the second day of ToT Course. Photo credit: SHUKALB
The objective of the ToT is to equip the future trainers with skills and knowledge on adult learning principles and techniques, that they can use during the delivery of the training courses developed by the Project. The training involved several individual and group activities for the participants as a way to demonstrate the methods of trainee involvement.
The value of such ToT programs is quite critical to guaranteeing effective delivery of any training course, regardless of the specific subject. Being a trainer is not just about knowing the subject matter, but equally important, knowing how to pass that knowledge on, and creating a learning environment for the participants.[:]