SHUKALB Surveys Utilities in Planning its Training Courses Delivery for 2018
March 5, 2018
[:sq]Gjatë vitit 2017, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS ndërmori Programin e Përbashkët të Trajnimit, duke dhënë gjithsej 14 kurse trajnimi, duke trajtuar çështjet teknike dhe menaxheriale të sektorit të ujësjellës kanalizimeve. Kurset e trajnimit u organizuan në Shqipëri dhe Kosovë, me pjesëmarrjen e stafit të shoqërive ujësjellës kanalizime nga të dyja vendet dhe të zhvilluara nga trajnerë nga Shqipëria dhe Kosova.
SHUKALB dhe SHUKOS janë duke u përgatitur për të nxjerrë kalendarin e trajnimit për vitin 2018, dhe si pjesë e kësaj përgatitje ata kanë anketuar shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë për të vlerësuar nevojat e tyre për trajnim. Në mbështetje të kësaj, SHUKALB ka publikuar për herë të parë Katalogun e Trajnimeve të Programit të Përbashkët të Trajnimit, i cili përfshin 43 kurse trajnimi që janë zhvilluar në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit” i financuar nga USAID. Këto trajnime (me një kohëzgjatje prej një deri në dy ditë) synojnë rritjen e aftësive në aspekte të ndryshme të operimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe çështje të menaxhimit dhe përmirësimit të performancës.
Paralel me trajnimet e mësipërme dhe në vijim të angazhimit të përbashkët të dy shoqatave për ngritjen e kapaciteteve në sektor, SHUKALB dhe SHUKOS i janë bashkuar Partneritetit të Danubit (D-LeaP), dhe në kuadër të saj, ata do të ofrojnë gjatë vitit 2018 tre programe të ngritjes së kapaciteve:
Këta programe synojnë përmirësimin e performancës në aspekte të veçanta të shoqërive ujësjellës kanalizime. Formati i këtyre programeve është i ndërtuar në formën e tre (3) workshope-ve dy (2) ditorë, të shtrirë përgjatë gjithë vitit. Workshopet do të mbahen pranë një shoqërie UK të përzgjedhur, ku do të bëhet dhe demonstrimi në praktikë i temave specifike të programit. Gjatë këtyre workshopeve, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të analizojnë tregues të performancës së kompanisë së tyre, dhe mbi këtë bazë të prodhojnë një plan veprimi me objektiva specifikë, të cilin kompania mund ta përdorë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme.
Për më shumë informacion mbi 43 kurset e trajnimit të Programit të Përbashkët të Trajnimit dhe programet D-LeaP mund të klikoni në linqet më poshtë:
[:en]During 2017, SHUKALB in cooperation with SHUKOS undertook the Joint Training Program, delivering a total of 14 training courses, covering technical and managerial issues of the water and wastewater sector. The training courses were organized in Albania and Kosovo, with the participation of the staff of water supply and sewerage companies from both countries, and delivered by trainers from Albania and Kosovo.
SHUKALB and SHUKOS are preparing to issue the training calendar for 2018, and as part of that preparation they have surveyed the water and wastewater utilities in Albania and Kosovo to assess their training needs. In support of that, SHUKALB has published for the first time the Training Catalogue of the Joint Training Program, which includes 43 training courses that have been developed in the framework of the project “Sustainable Water Sector Capacity Development” financed by USAID. These trainings (with a duration of one to two days) aim to enhance the skills in various operation and maintenance aspects of water supply and sewerage systems, as well as management and performance issues.
In addition to that, and in the framework of the joint commitment of the two associations for capacity development of the sector, SHUKALB and SHUKOS have joined the Danube Learning Partnership (D-LeaP), and as part of that they are offering the three capacity development programs:
These programs aim to improve performance of particular areas of water utitlies. The format of these programs consists of three (3) workshops, each of them delivered in two (2) days, spread throughout the year. The workshops will be organized at the premises of a selected water utility, where the specific topics of the program will be demonstrated also in practice. During these workshops, the participants will be able to analyze performance indicators of their utility, and based on this to produce an action plan with specific objectives, that can be used by the utility for making the necessary interventions.
For more information on the 43 training courses of the Joint Training Program and the D-LeaP programs you can click on the respective links below: