SHUKALB Supports Albanian Water Utilities Celebrate World Water Day
April 6, 2018
[:sq]Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Cërrik Foto nga Ujësjellës Kanalizime Cërrik
Në Ditën Botërore të Ujit të këtij viti, më 22 mars 2018, me temë “Natyra për Ujin”, SHUKALB dhe shoqëritë ujësjellës kanalizime anëtare të tij, e shfrytëzuan këtë mundësi për të sjellë vëmendjen në nevojën e ruajtjes së natyrës dhe të eksplorimit të zgjidhjeve që jep vetë natyra në mënyrë që të tejkalohen sfidat e ujit në Shqipëri, dhe për të siguruar një shërbim më të mirë të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe për të mbrojtur shëndetin publik.
Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Vlorë Foto nga Ujësjellës Kanalizime Vlore
Në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të GIZ, u organizuan aktivitete të ndryshme në disa qytete anembanë Shqipërisë nga shoqëritë ujësjellës kanalizme Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Sarandë, Peqin, Himarë dhe Cërrik. Përveç kësaj, aktivitetet u organizuan edhe nga shoqëritë ujësjellës kanalizme Korçë dhe Tepelenë në qytetet e tyre.
Si tradicionalisht, SHUKALB përgatiti dhe shpërndau materiale promovues në secilën shoqëri UK, si postera me mesazhin “Natyra për Ujin”, bluza me logo të DBU dhe fletëpalosje që përmbanin mesazhin zyrtar të Ditës Botërore të Ujit 2018 dhe disa këshilla të dobishme se si të kursejmë ujin.
Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Durrës Foto nga Ujësjellës Kanalizime Durres
Stafi i shoqërive UK organizoi aktivitete në zona të ndryshme të qyteteve si sheshet kryesore, bulevardet dhe rrugët e tjera kryesore, duke informuar publikun lidhur me Ditën Botërore të Ujit dhe duke shpërndarë fletëpalosje. Aktivitete u zhvilluan edhe në shkollat fillore dhe të mesme ku nxënësit përveç informacionit të ofruar nga stafi i shoqërive UK, patën mundësinë më pas të vizitonin ambjente të ndryshme të shoqërive UK në qytetin e tyre.
Në disa qytete aktivitetet e festimit të DBU-së u transmetuan nga televizionet lokale, duke e shpërndarë mesazhin e DBU-së në një audiencë më të gjerë.[:en]Celebrating World Water Day in Cerrik. Photo Credit: Cerrik Water Supply and Sewerage Company
On this year’s World Water Day, 22 March 2018, themed “Nature for Water”, SHUKALB member water utilities used the opportunity to bring attention to the need of preserving nature and exploring nature based solutions in order to overcome the water challenges in Albania, and to ensure better water supply and sewerage services and protection of the public health.
Celebrating World Water Day in Vlora Photo Credit: Vlora Water Supply and Sewerage Company
In cooperation and with the financial support of GIZ, different activities were organized in a number of cities across Albania by their respective water utilities such as Durres, Vlora, Shkodra, Lezha, Kavaja, Saranda, Peqin, Himara and Cerrik. In addition, activities were also organized by the water utilities in Korca and Tepelena.
As traditionally, SHUKALB prepared and distributed to every water utility promotional materials such as posters with the message “Nature for Water”, T-shirts bearing the logo of World Water Day and leaflets with the official message of World Water Day 2018 and some useful tips on how to save water.
Celebrating World Water Day in Durres Photo Credit: Durres Water Supply and Sewerage Company
The staff of water utilities organized the activities in different areas of the cities such as the main squares, boulevards and other main streets, informing the public regarding the World Water Day and distributing leaflets. In some cities, the staff of water utilities organized lectures on water topics to the elementary and high school students. Afterwards, the students were provided with a tour to water production and wastewater treatment facilities of the respective water utilities.
In most cities, the activities were broadcasted by the local televisions, thus delivering the message of the World Water Day to a larger audience.[:]