First Technical Water Glossary in Albanian – Looking for Volunteers!!!
April 6, 2018
[:sq]Me qëllim lehtësimin e shkëmbimit ndërmjet profesionistëve të ujit, përmirësimit të të kuptuarit të kushteve teknike dhe kalimit drejt një terminologjie të standardizuar, SHUKALB ka ndërmarrë një iniciativë për të zhvilluar një Fjalor Teknik për Ujin e pijshëm dhe Ujin e ndotur.
Në kuadër të punimeve për zhvillimin e mbi 40 kurseve të trajnimit në kuadër të projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve në Sektorin e Ujit në Shqipëri”, specialistët e zhvillimit të kurseve kanë grumbulluar më shumë se 18,000 terma teknike të ujit dhe ujit të ndotur në gjuhën angleze bashkë me përkufizimin e tyre. Qëllimi është dokumentimi i këtyre termave në një fjalor teknik në gjuhën shqipe, si kopje e printuar ashtu edhe në versionin online, të cilat mund të aksesohen lehtësisht nga të gjithë aktorët dhe profesionistët e ujit.
SHUKALB po kërkon të formojë një komitet të profesionistëve në sektorin e ujit të cilët janë të interesuar të bashkohen vullnetarisht në këtë mision për të rishikuar termat e përkthyer dhe përkufizimet e tyre në gjuhën shqipe dhe bazuar në përvojën dhe ekspertizën e tyre, ofrojnë rekomandime për termat e duhura për t’u përdorur.
Bashkohuni me ne në këtë përpjekje për të çuar përpara sektorin e ujit në Shqipëri!
Për informacion të mëtejshme, si dhe për të shprehur interesimin tuaj për t’u bashkuar në këtë projekt, mund të kontaktoni Anisa Aliaj në adresën anisa.aliaj@shukalb.al.
[:en]Aiming to facilitate exchange between water professionals, improve the understanding of technical terms, and move towards a standardized terminology, SHUKALB has taken an initiative to develop a Technical Glossary for Water and Wastewater.
In the framework of the work to develop over 40 training courses under the “Sustainable Water Sector Capacity Development Project”, the course development specialists have collected more than 18,000 water and wastewater technical terms in English language together with their definition. The goal is to document these terms in a technical glossary in Albanian language, both hard copy and online version, which can be easily accessed by all water stakeholders and professionals.
SHUKALB is looking to form a committee of professionals in the water sector who are interested to voluntarily join in this mission to review the translated terms and their definitions in the Albanian language, and based on their experience and expertise, provide recommendations for the correct terms to be used.
Join us in this effort to advance the water sector in Albania!
For further information, as well as to express your interest in joining this project, you may contact Anisa Aliaj in the address anisa.aliaj@shukalb.al.