[:sq]Stafi i SHUKALB dhe delegacioni Hungarez gjatë takimit të përbashkët Foto nga SHUKALB
Më 30 mars, SHUKALB priti në zyrat e tij një delegacion ekspertësh hungarez të përfaqësuesve të Shoqatës Ujësjellës Kanalizime të Hungarisë, Entit Rregullator të Energjisë dhe Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ministrisë për Zhvillim Kombëtar të Hungarisë, Kompanisë së Ujësjellësit Szeged dhe të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Takimi u mbajt në kuadër të një vizite misioni te delegacionit hungarez në Shqipëri, për t’u takuar dhe shkëmbyer me aktorët kryesorë të sektorit të ujit rreth çështjeve kryesore të sektorit, si dhe reformat në vazhdim. Delegacioni ishte takuar paraprakisht me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë.
SHUKALB u përfaqësua në takim nga Znj. Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, Znj. Olta Ceca, Menaxhere për Programet dhe Trajnimet dhe Z. Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve dhe Administratës. Temat e diskutimit përfshinë çështjet aktuale të sektorit të ujit dhe perspektivat e ardhshme të zhvillimit, aktivitetet dhe programet e SHUKALB, Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, Profesionistët e Rinj të Ujit, programet e edukimit dhe trajnimit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.[:en]SHUKALB staff and the Hungarian delegation during the meeting Photo Credit: SHUKALB
On 30 March, SHUKALB received at its offices a Hungarian expert delegation of representatives from the Hungarian Energy and Public Utility Regulatory Authority, Ministry for National Development, Szeged Waterworks Plc, Hungarian Water Utility Association, as well as the Embassy of Hungary in Tirana. The meeting was organized in the framework of a mission visit of the Hungarian delegation in Albania, to meet and exchange with the major water sector stakeholders on key issues of the sector as well as ongoing reforms. The delegation had prior met with representatives of the Ministry of Energy and Infrastructure of Albania, Albanian National Water Supply and Sewerage Agency (AKUK) and the Albanian Water Regulatory Authority.
SHUKALB was represented at the meeting by Mrs. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, Mrs. Olta Ceca, Manager of Programs and Training and Mr. Alban Kushi, Manager of Member Services and Administration. The topics of discussion included current issues of the water sector and future perspectives of development, SHUKALB’s activities and programs, the Balkans Joint Conference and Exhibition, Young Water Professionals, education and training programs, as well as cooperation possibilities.[:]