SHUKALB Organizes Orientation Sessions for the Teachers Involved in the “Friends of Water” Program
May 10, 2018
[:sq]
Olta Ceca, Menaxhere e Programeve dhe Trajnimeve, SHUKALB, gjatë prezantimit të saj në trajnimin me mësuesit e shkollave fillore nga Rajoni Qendror, mbajtur në Tiranë më 13 prill 2018. Foto nga SHUKALB
Më 6, 11, 13 dhe 16 prill, përkatësisht në qytetet e Shkodrës, Vlorës, Tiranës dhe Korçës, SHUKALB organizoi sesione orientimi rajonale me mësuesit dhe administratorët e shkollave fillore, si dhe përfaqësuesit e shoqërive ujësjellës kanalizime, të cilët janë angazhuar në programin “Miqtë e Ujit”. Janë gjithsej 24 shoqëri ujësjellës kanalizime dhe 63 shkolla fillore të qyteteve të ndryshme të vendit të përfshirë në këtë program.
Sesionet u drejtuan nga Olta Ceca, Menaxhere e Programeve dhe Trajnimeve të SHUKALB, e cila mbajti një prezantim të detajuar në lidhje me përmbajtjen dhe objektivat e programit, materialet, ciklin e ujit në natyrë, burimet ujore, trajtimin e ujit të pijshëm, si duhet ta kursejmë ujin, trajtimin e ujërave të ndotura etj. Pjesëmarrësit u trajnuan ,mbi mënyrën e përdorimit të materialeve të programit, udhëzuesin e mësuesit, skedulën e programit, si dhe çështjet e tjera logjistike. Në fund të çdo sesioni, pjesëmarrësit u pajisën me materialet e programit si broshura e fëmijëve, broshura e mësuesit, fletët e vizatimit dhe posterat e programit.
Gjatë sesionit të mbajtur më 16 prill 2018, me pjesëmarrësit nga Rajoni Juglindor, në ambientet e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë. Foto nga SHUKALB
Bazuar në orientimin e marrë në këto sesione dhe duke përdorur materialet e programit, mësuesit do të vazhdojnë implementimin e programit në shkollat e tyre përkatëse. Programi kombinon udhëzimet mbi parimet kryesore të të mësuarit rreth ujit, me aktivitetet e punës që angazhojnë nxënësin dhe forcojnë parimet e të mësuarit. Në fund të programit, çdo nxënësi i kërkohet të shprehë atë çka kanë mësuar nga programi duke bërë një vizatim. Vizatimet më pas do të mblidhen dhe do të vlerësohen në nivel lokal, dhe tri vizatimet më të mira nga secila shkollë do të bëhen pjesë e një Ekspozite Kombëtare “Uji përmes syve të fëmijëve” që SHUKALB organizon në muajin nëntor.[:en]Olta Ceca, Manager of Programs & Training, SHUKALB, during her presentation at the training session with elementary school teachers from the Central Region, held in Tirana on 13 April 2018. Photo Credit: SHUKALB
On 6, 11, 13 and 16 of April, respectively in the cities of Shkodra, Vlora, Tirana and Korca, SHUKALB organized regional orientation sessions with the teachers and administrators of elementary schools, as well as the representatives of water utilities, who are participating in the “Friends of Water” Program. There are 24 water supply and sewerage companies and 63 elementary schools of different cities, involved in the “Friends of Water Program” this year.
The orientation sessions were conducted by Olta Ceca, Manager of Programs and Training of SHUKALB, who held a detailed presentation regarding the program content and objectives, materials, water cycle in nature, water resources, drinking water treatment, how to save water, wastewater treatment etc. The participants were trained on how to use the program materials, teacher’s guide, the program schedule, as well as other related logistics. At the end of each session, the participants received the program materials to include the children’s booklet, teacher’s guide, drawing sheets and posters of the program.
During the session held on on 16 April 2018, with the participants from the South-East Region, at premises of Korca Supply and Sewerage Company. Photo Credit: SHUKALB
Based on the orientation received at these sessions and using the program materials, the teachers will continue the implementation of the program at their respective schools. The program combines instructions on key learning principles regarding water, with work activities that engage the student and reinforce the learning principles. At the end of the program, each student is asked to express what they have learned by the program in a drawing. The drawings are then collected and evaluated at the local level, and the three best drawings from each school become part of a National Exhibit “Water Through the Eyes of Children” that SHUKALB organizes in November.