SHUKALB and SHUKOS Organize the 1st Workshop of D-LeaP Commercial Efficiency HUB
May 10, 2018
[:sq]Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB dhe Radoslav Russev, Konsulent, Programi i Ujit të Danubit (DWP), gjatë fjalës së tyre në hapjen e ditës së parë të workshopit Foto nga SHUKALB
SHUKALB dhe SHUKOS nisën programin Efiçenca Komerciale të D-LeaP me zhvillimin e workshopit të parë, të mbajtur më 12 dhe 13 prill në ambientet e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Korçë (UK Korçë). Programi është duke u zhvilluar në partneritet me UK Korçë, e cila ka vënë në dispozicion ambjentet e saj, duke ofruar kështu një mundësi unike për pjesëmarrësit të shohin në praktikë aspektet analitike të efiçencës komerciale, si dhe aktivitete praktike në terren lidhur me temën.
Programi është duke u drejtuar nga ekspertja e sektorit të ujit, Elia Pendavinji, Drejtoreshë Tregtare, UK Korçë, në bashkëpunim me Ing. Vangjush Lubonja, Menaxher i rrjetit shpërndarës, UK Korçë. Në këtë program marrin pjesë shoqëritë ujësjellës kanalizime të Vlorës, Sarandës, Përmetit dhe Prishtinës. Workshopi i parë u asistua nga Partneri Teknik i programit, Valu Add Management Services.
Në ditën e parë të workshopit, pjesëmarrësit u njohën me 5 modulet e para të programit ku përfshihen Hyrje në Efiçencën Komerciale; Lidhja ndërmjet Efiçencës Komerciale dhe Planit të Biznesit; Vlerësimi i Performancës Aktuale;Përcaktimi i Objektivave Strategjik të Efiçencës Komerciale dhe Analiza e Kërkesës për Ujë. Në përfundim të ditës ë parë, pjesëmarrësit, nën drejtimin e trajnerëve, u angazhuan në një ushtrim praktik mbi bilancin e ujit duke përdorur të dhënat reale të kompanisë së tyre.
Trainer Elia Pendavinji, Commercial Director, Korca WSSC and participants during the field visit on the 2nd day of the workshop Trajnerja Elia Pendavinji, Drejtoreshë Tregtare, UK Korçë dhe pjesëmarrësit gjatë vizitës në terren në ditën e 2-të të workshopit Foto nga SHUKALB
Në ditën e dytë, trajnerët dhe pjesëmarrësit bënë një rifreskim të njohurive të marra në ditën e parë, si dhe vazhduan me ushtrimin praktik për bilancin e ujit. Pas kësaj, ata zhvilluan një vizitë në terren në mjediset e UK Korçë si në fushën e puseve, stacioni i pompimit dhe depo, ku ku ata panë të gjithë ciklin e prodhimit të ujit të pijshëm në UK Korçë.
Në fund, pjesëmarrësit u njohën me hapat e mëtejshëm për t’u ndjekur, si dhe me “detyrat e shtëpisë” deri në organizimin e workshopit të rradhës të programit. Një aspekt inovativ i këtij programi është akademia mbështetëse e D-LeaP, ku pjesëmarrësit e regjistruar në program kanë qasje për ta aksesuar online. Akademia D-LeaP u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të rishikuar materialet e plota të programit si dhe për t’u angazhuar në diskutime me kolegët dhe trajnuesit e tyre.
D-LeaP është një iniciativë e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit të Danub (IAWD) e cila synon të ofrojë programe për ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet bashkëpunimit me shoqatat ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Danubit.[:en]Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB and Radoslav Russev, Consultant, Danube Water Program during their opening remarks on the 1st day of the workshop. Photo Credit: SHUKALB
SHUKALB and SHUKOS kicked off the D-LeaP Commercial Efficiency program with the delivery of the first workshop, held on 12 and 13 April at the premises of Korca Water Supply and Sewerage Company (Korca WSSC). The program is delivered in partnership with Korca WSSC, which is acting as a host, providing this way a unique opportunity for the participants to see in practice the analytical aspects of commercial efficiency, as well as the practical field activities related to that.
The program is being delivered by the water sector expert Elia Pendavinji, Commercial Director, Korca WSSC, in cooperation with Eng. Vangjush Lubonja, Distribution Network Manager, Korca WSSC. The participating utilities in this program are Vlora, Saranda, Permet and Prishtina. The first workshop was assisted by the Technical Partner of the program, Valu Add Management Services.
On the first day of the workshop, participants were introduced to the first 5 modules of the program that include Introduction to Commercial Efficiency; Linking Commercial Efficiency to Business Planning; Current Performance Assessment; Defining Commercial Efficiency Strategic Goals and Water Demand Analysis. At the end of the 1st day the participants, under the guidance of the trainers, were engaged in a practical exercise on water balance, using the data of their own company.
Trainer Elia Pendavinji, Commercial Director, Korca WSSC and participants during the field visit on the 2nd day of the workshop Photo Credit: SHUKALB
On the 2nd day, the trainers and participants engaged in a summary discussion on the lecture and topics presented during the first day, and continued with the practical exercise on water balance. After that, they conducted a field visit to the various premises of Korca WWSC such as the field wells, pumping station and reservoir, where they saw the whole cycle of drinking water production at Korca WSSC.
In the end, the participants were introduced to the next steps to follow and got their “home works” to accomplish till the next workshop of the program. An innovative aspect of this program is the supporting D-LeaP Academy, where the participants registered in the program have access to. The D-LeaP Academy offers the participants the possibility to review the full program materials as well as engage in discussions with their peers and trainers.
D-LeaP is an initiative led by the International Association of Water Utilities in the Danube River Catchment Area (IAWD) that aims to provide capacity building programs through cooperation with water associations in the Danube region, in order to improve water supply and sewerage services in the Danube region.[:]