SHUKALB Delivers the “Water Quality in the Distribution System” Training Course
June 7, 2018
[:sq]Pjesëmarrësit dhe trajnerët gjatë zhvillimit të kursit të trajnimit “Cilësia e ujit në sistemin e shpërndarjes” Foto nga SHUKALB
Në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit, në datat 10-11 maj, në Tiranë, SHUKALB dha me sukses kursin e trajnimit “Cilësia e ujit në sistemin e shpërndarjes”. Që nga nisja e Programit të Përbashkët të Trajnimit, kjo është hera e tretë që jepet ky kurs trajnimi. Trajnimi u drejtua nga Prof. Tania Floqi dhe Inxh. Astrit Menalla dhe u ndoq nga stafi i shoqërive ujësjellës-kanalizime të Sarandës, Lezhës, Himarës dhe Tepelenës.
Kursi i trajnimit mbuloi tema të tilla si transformimet kimike, fizike dhe biologjike të ujit kur ai hyn dhe qarkullon në rrjetin shpërndarës, monitorimin e rrjetit dhe praktikat e mbikëqyrjes, procesin e dezinfektimit dhe aplikimin e klorit. Përveç pjesës teorike të njohurive të prezantuara nga trajnerët, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime interaktive dhe ushtrime për llogaritjen e dozës së klorit për dezinfektimin e puseve të ujit dhe hipokloritin e natriumit për dezinfektimin e rrjeteve shpërndarëse. Së fundi, ashtu si dhe në kurset e tjera të trajnimit, vlera e shtuar për pjesëmarrësit në këtë kurs ishte gjithashtu dhe mundësia e shkëmbimit të praktikave më të mira mes njëri-tjetrit në trajtimin e çështjeve të ndryshme që hasin në punën e tyre të përditshme.
[:en]Participants and the trainers during the delivery of “Water Quality in the Distribution System” training course Photo credit: SHUKALB
In the framework of the Joint Training Program, on 10-11 May, in Tirana, SHUKALB delivered successfully the training course “Water Quality in the Distribution System”. Since the start of the Joint Training Program, this is the third time that this training course has been delivered. The training was delivered by Prof. Tania Floqi and Ing. Astrit Menalla and was attended by the staff of water supply and sewerage utilities of Saranda, Lezha, Himara and Tepelena.
The training course covered topics such as chemical, physical and biological water transformations, when it enters and circulates in the distribution network, network monitoring and supervision practices, disinfection process and the application of chlorine. In addition to the theoretical part of the knowledge delivered by the trainers, the participants were engaged in interactive discussions and exercises related to calculation of chlorine dosage for disinfection of water wells, and sodium hypochlorite for disinfection of the distribution networks. Lastly, as in other training courses, the value added for participants in this course was also the facilitated exchange of best practices among each other in addressing different issues that they encounter in their daily work.