Hurry up to Register for Training Courses to Be Delivered during June 2018
June 7, 2018
[:sq]SHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar dhënien e tre kurseve të tjera të trajnimit gjatë muajit qershor 2018, në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit. Kurset e trajnimit që do të jepen janë: “Menaxhimi”, “Kontrolli i Rrjedhjeve” dhe “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”.
Kursi i tajnimit “Menaxhimi”, do të zhvillohet më 18-19 qershor, në Tiranë, dhe do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.
Kursi i tajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”, do të zhvillohet më 25 qershor, në Tiranë. Gjatë këtij kursi trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).
Kursi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë.
Kursi i tajnimit “Menaxhimi i Performancës nëpërmjet Benchmarking”, do të zhvillohet më 28-29 Qershor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përdorur informacionin e grumbulluar dhe përpunuar gjatë procesit të benchmarking për përmirësimin e performancës së shoqërisë së tyre. Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për manaxherët kryesorë dhe specialistët e raportimit.
Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al apo SHUKOS në shukos2001@gmail.com.[:en]SHUKALB and SHUKOS have planned to deliver three more training courses during June 2018, in the framework of their Joint Training Program. The training courses to be delivered are:“Management”, “Leakage Control” and “Performance Management through Benchmarking”.
The “Management” training course will be delivered on 18-19 June, in Tirana, Albania, and will address issues related to managers’ daily responsibilities such as communication, team building and management, problem solving, and decision-making. The training course is particularly useful for general directors of water supply and sewerage companies, technical directors and managers.
The “Leakage Control” training course will be delivered on 25 June, in Tirana, Albania. During this training course, participants will receive the basic knowledge on the leak management strategies development and their localization, as well as to explain the pressure management techniques and the designing method of District Metering Area (DMAs). The course is particularly valuable to the directors of technical and distribution department, chief engineers, maintenance and design engineers, as well as consultancy engineers.
The “Performance Management through Benchmarking” training course will be delivered on 28-29 June, and participants will be introduced to the necessary knowledge and skills to use the information collected and elaborated during the benchmarking process in order to improve the performance of their company. This training course is valuable for leading managers and reporting specialists.