Intermittent Water Supply – A Paradigm Shift is Imperative
December 11, 2018
[:sq]*Shënim: ky artikull është shkruar nga Z. Bambos Charalambous, Kryetar i Grupit Specialist të Furnizimit me Ujë me Ndërprerje të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA)
Z. Bambos Charalambous, Kryetar i Grupit Specialist të Furnizimit me Ujë me Ndërprerje të Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA) Foto nga SHUKALB
Furnizimi i Ujit me Ndërprerje (FUN) i referohet shërbimit të furnizimit me ujë përmes tubacioneve i cili është në dispozicion për konsumatorët për më pak se 24 orë në ditë. Në një situatë të FUN, konsumatorët zakonisht sigurojnë furnizimin me ujë përmes përdorimit të rezervuarëve nën tokë dhe / ose mbi çati ose depozita të vogla, ku uji ruhet gjatë kohëzgjatjes së furnizimit.
FUN nuk është një formë ideale e furnizimit dhe nuk duhet të përbëjë një zgjidhje permanente; megjithatë, ajo aplikohet me lehtësi nga shumë shoqëri ujësjellës kanalizime, kryesisht si një masë për trajtimin e mungesës së ujit ose kushtet e thatësirës, pa kërkuar seriozisht zgjidhje alternative. Megjithatë, në disa raste, shoqëritë po zbatojnë FUN si një masë për të reduktuar rrjedhjet jashtëzakonisht të larta nga rrjetet e tyre të furnizimit me ujë, gjë që natyrisht i pengon ata të mbajnë një rrjet të vazhdueshëm nën presion me të gjitha pasojat negative ndaj integritetit të rrjetit dhe nivelit të shërbimit ndaj klientëve.
Sfida e menaxhimit të një sistemi të furnizimit me ujë që është me ndërprerje dhe me nivele të larta të ujit pa të ardhura i përball menaxherët e shoqërive të ujësjellësit me një dilemë rreth asaj se si t’i trajtojmë ato. Edhe pse ekziston një qasje e përgjithshme për përcaktimin sasior dhe menaxhimin e ujit pa të ardhura bazuar në praktikat më të mira të IWA-së, aplikimi i tyre ndaj sistemeve të furnizimit me ujë me ndërprerje paraqet sfida të mëdha për profesionistët.
Është e njohur se shprehja e humbjeve të ujit (ose uji pa të ardhura) në përqindje të hyrjeve në sistem është çorientuese në rastin më të mirë dhe nuk funksionon aspak në një situatë të FUN (Kjo është arsyeja pse një % humbje e ujit mund të jetë e ulët nëse një kompani ka vetëm disa orë furnizim me ujë në ditë).
Treguesit e performancës së humbjeve të ujit, për shembull humbjet fizike në litra / lidhje / ditë, gjithmonë duhet të rregullohen me furnizimin e vazhdueshëm (akronimi i përdorur është “w.s.p” – “kur sistemi është nën presion”). Vetëm me këtë tregues (dhe presionin mesatar operues) mund të kuptohet niveli i humbjeve të ujit dhe transformimi nga FUN në furnizim të vazhdueshëm të planifikuar.
Për ta kthyer këtë situatë dhe për të ndaluar ciklin vicioz të përkeqësimit të vazhdueshëm të niveleve të ujit pa të ardhura, është e domosdoshme që të krijohet një qasje e strukturuar dhe të ndërmerren ndërhyrjet e nevojshme për të pasur rezultate të qëndrueshme për shoqëritë e furnizimit me ujë. Aksionet e prekshme dhe praktike duhet të bëhen përmes ndërhyrjeve të strukturuara brenda kuadrit të Planit Strategjik të Veprimit të ujit pa të ardhura bazuar në Vlerësimin Bazë të provuar i cili do të kërkojë ndërhyrjet e nevojshme afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.
Kalimi nga furnizimi me ndërprerje në furnizim të vazhdueshëm nuk është një detyrë e lehtë dhe duhet të bëhet në një mënyrë me kosto efektive duke kombinuar operacione të përmirësuara me punimet e synuara të kapitalit. Kjo qasje duhet të bazohet në të dhëna të shëndosha, modelim të mirë teknik, futjen e praktikave të mira të menaxhimit, veçanërisht ato që lidhen me efiçencën komerciale dhe teknike dhe vlerësimin e opsioneve të ndryshme për të gjetur zgjidhjen me kosto më efektive.
Për më tepër, është e domosdoshme të krijohet një kompani mirë funksionale e cila ka kapacitetin, “know-how” dhe ekspertizën për të operuar sistemin përmes futjes së sistemeve, procedurave dhe pajisjeve moderne të menaxhimit.[:en]*Note: This article was written by Mr. Bambos Charalambous, Chair of the IWA Intermittent Water Supply Specialist Group
Mr. Bambos Charalambous, Chair of the IWA Intermittent Water Supply Specialist Group Photo Credit: SHUKALB
Intermittent Water Supply (IWS) refers to piped water supply service that is available to consumers less than 24 hours per day. In an IWS situation, consumers usually secure their water supply through the use of ground and/or roof tanks or smaller containers, where water is stored during the length of time that the supply is provided.
IWS is not an ideal form of supply and should not constitute a permanent solution; however, it is applied by many water utilities with great ease mainly as a measure for dealing with water shortage or drought conditions without seriously looking into alternative solutions. However, in some cases, water utilities are applying IWS as a measure to reduce extremely high leakage from their networks, which of course prevents them from maintaining a continuously pressurized network with all the adverse repercussions to the network integrity and level of service to the customers.
The challenge of managing a water supply system that is intermittent and with high levels of NRW poses water company managers with a conundrum regarding how to address these. Although there is a generic approach for quantification and management of NRW based on IWA best practices, their application to intermittent water supply systems poses great challenges to practitioners.
It is well known that expressing water losses (or NRW) in percentage of system input is misleading in the best case and does not work at all in an IWS situation (That is why a % water loss can be low if a company has only a few hours water supply per day).
Water loss performance indicators, for example physical losses in litres/connection/day, always need to be adjusted to continuous supply (the acronym used is “w.s.p.” – “when the system is pressurized”). Only with this indicator (and the average operating pressure) the level of water loss can be understood and the transformation from IWS to continuous supply planned.
To turn this situation around and to stop the vicious cycle of continuous deterioration of NRW levels it is imperative that a structured approach is established and the required interventions are put in place in order to have sustainable results for the water companies. Tangible and practical actions should be effected through structured interventions within the framework of a NRW Strategic Action Plan based on a validated Baseline Assessment which will entail the necessary short, medium and long term interventions.
Transitioning from intermittent supply to continuous is not an easy task and should be done in a cost effective manner combining improved operations with targeted capital works. This approach has to be based on sound data, good technical modeling, the introduction of good management practices, particularly related to commercial and technical efficiency and the assessment of different options to find the most cost effective solution.
Furthermore it is imperative to create a well-functioning company that has the capacity, know-how and expertise to operate the system through the introduction of modern management systems, procedures and equipment.[:]