SHUKALB Delivers Regional Workshop on Test-Based Certification Programs in the Water Sector
December 11, 2018
[:sq]Znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB gjatë fjalimit të saj të hapjes në Workshopin Rajonal mbi Certifikimin Bazuar në Testim Foto nga SHUKALB
Para fillimit të Konferencës së Përbashkët Ballkanike, më 7 nëntor, SHUKALB së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) të Shqipërisë organizuan një Workshop Rajonal mbi temë “Krijimi i një Programi Kombëtar Trajnimi dhe Certifikimi Bazuar në Testim për menaxheret operacional të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri – Rruga drejt Menaxhimit Profesional dhe Rritjes së Performancës”. Workshopi u organizua në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit” i implementuar nga SHUKALB, me mbështetjen e USAID-it, sipas të cilit SHUKALB ka punuar në partneritet me MIE për të zhvilluar dhe krijuar një Program Kombëtar Trajnimit dhe Certifikimit Bazuar në Testim për stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri. Workshopi u mbështet gjithashtu nga Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).
Qëllimi kryesor i workshopit ishte të rriste ndërgjegjshmërinë dhe njohurinë për rëndësinë e programeve të certifikimit bazuar në testim në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Në workshop morën pjesë përfaqësues të Agjencive Rregullatore të Ujit, Ministritë e linjës, Shoqatat e Ujit, si dhe Shoqatat e Qeverisjes Vendore nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja e Hercegovina si dhe Serbia. Pjesëmarrës të tjerë në këtë workshop ishin përfaqësues nga agjencitë donatore në rajon dhe Shqipëri si GIZ, Ambasada Zvicerane, SECO, BE.
Znj. Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, gjatë prezantimit të saj në Workshop Foto nga SHUKALB
Pas hapjes nga znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB dhe z. Petrit Tare, President i SHUKALB, workshopi vazhdoi me prezantimet e dy modeleve të programeve të certifikimit që tashmë janë në fuqi dhe në përdorim në SHBA dhe Austri. Përkatësisht, z. Paul D. Bishop, President dhe Drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Bordeve të Certifikimit (ABC), SHBA prezantoi modelin e certifikimit të operatorit në SHBA, ndërsa z. Philip Weller, Udhëheqësi i Sekretariatit Teknik, IAWD – Programi i Danubit për Ujin, paraqiti modelin Austriak të certifikimit në sektorin e ujit.
Workshopi vazhdoi me një prezantim nga znj. Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, mbi hapat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për krijimin e bazës ligjore për Programin Kombëtar Trajnimi dhe Certifikimi Bazuar në Testim për stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri, në partneritet me SHUKALB dhe mbështetjen e USAID-it. Z. Pavle Donev, GIZ ORF MMS, gjithashtu ndau me pjesëmarrësit mundësitë për mbështetjen e iniciativave që fokusohen në zhvillimin e kapaciteteve të njerëzve që punojnë në sektorin e ujit përmes Rrjetit Rajonal të Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN).
Pjesëmarrësit në wokshop patën mundësinë të angazhoheshin në diskutime me prezantuesit, dhe gjithashtu midis njëri tjetrit, në diskutime në grupe të vogla. Tema e certifikimit është një temë shumë e rëndësishme dhe rilevante pasi lidhet me përpjekjet e vazhdueshme në rajon nga shoqatat ujësjellës kanalizime dhe ato të qeverisjes vendore, të mbështetura nga donatorët, për të rritur ndërgjegjësimin mbi nevojën për zhvillimin e kapaciteteve të njerëzve të cilët punojnë në sektorin e ujit, si një mjet për të siguruar shërbime të sigurta dhe të besueshme të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.[:en]Ms. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director of SHUKALB during her opening speech at the Regional Workshop on Test-Based Certification Photo Credit: SHUKALB
Prior to the Balkans Joint Conference, on 7 November, SHUKALB jointly with the Ministry of Infrastructure and Energy (MIE) of Albania organized a Regional Workshop on the subject “Establishing a National Training and Test Based Certification Program for Operational Managers in the Water Supply and Sewerage Sector in Albania- A Pathway to Professional Management and Improved Performance”. The workshop was organized in the framework of the “Sustainable Water Sector Capacity Development” Project implemented by SHUKALB, with support from USAID, under which SHUKALB has been working in partnership with MIE to develop and establish a National Program of Training and Test-Based Certification Program for the staff of Water and Sewerage Utilities in Albania. The workshop was also supported by the Regional Capacity Development Network (RCDN) and the International Association of Water Utilities in the Danube River Catchment Area (IAWD).
The main objective of the workshop was to build awareness and knowledge of the importance of Test Based Certification Programs in developed and developing countries. Participants included representatives of Water Regulatory Agencies, line Ministries, Water Associations as well as Local Government Associations from Macedonia, Montenegro, Kosova, Bosnia Herzegovina as well as Serbia. Other participants to the workshop were representatives from donor agencies in the region and Albania such as GIZ, Swiss Embassy, SECO, EU.
Mrs. Lindita Sotiri, Director of European Integration, Ministry of Infrastructure and Energy of Albania during her presentation at the Regional Workshop on Test-Based Certification Photo Credit: SHUKALB
After the opening from Ms. Elisabeta Poci, Deputy Executive Director of SHUKALB and Mr. Petrit Tare, President of SHUKAL, the workshop continued with presentations of two models of certification programs already in place and functioning in the USA, and Austria. Respectively, Mr. Paul D. Bishop, President and Chief Executive Officer of the Association of Boards of Certification, United States of America (ABC) presented the US model of operator certification, while Mr. Philip Weller, Head of Technical Secretariat IAWD – Danube Water Program presented the Austrian model of certification in the water sector.
The workshop continued with a presentation from Mrs. Lindita Sotiri, Director of European Integration, Ministry of Infrastructure and Energy of Albania, on the steps that the Albanian Government has taken for establishing the legal basis for the National Program of Training and Test-Based Certification Program for the Staff of Water and Sewerage Utilities in Albania, in partnership with SHUKALB and the support of USAID. Mr. Pavle Donev, GIZ ORF MMS, shared also with participants the opportunities for supporting initiatives that focus on capacity development of people working in the water sector, through the Regional Capacity Development Network (RCDN).
The workshop participants had the opportunity to engage in discussions with the presenters, and also among themselves, in small group discussions. The certification topic is a very important and relevant topic as it relates to the ongoing efforts in the region by the associations of water utilities as well as those of local government, supported by donors, to raise awareness on the need for capacity development of people who work in the water sector, as a means to ensure safe and reliable services of water supply and sewerage.[:]