[:sq]Dëshirojmë t’i urojmë të gjithë anëtarëve, mbështetësve dhe miqve tanë një vit të gëzuar, të lumtur dhe plot shëndet në vitin 2019. Suksesi i Shoqatës tonë gjatë këtij viti nuk mund të arrihej pa mbështetjen, inkurajimin dhe pjesëmarrjen aktive të një game të gjerë aktorësh në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vitit 2018, SHUKALB, vazhdoi bashkëpunimin me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës), në kuadër të Programit të Përbashkët të Trajnimit dhe zhvilloi me sukses dhënien e 8 kurseve të trajnimit, që u ndoqën nga stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime shqiptare dhe kosovare, me trajnerë që vinin nga të dyja vendet. Përveç kësaj, SHUKALB implementoi me sukses, për herë të parë në historinë e tij të zhvillimit dhe ofrimit të trajnimeve, një kurs të mësimit në distancë mbi “Udhëzimet praktike për anëtarët e Këshillit të Administrimit të shoqërive aksionare ujësjellës kanalizime”. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që ta vazhdojmë Programin e Përbashkët të Trajnimit në vitin 2019, duke planifikuar dhënien e kurseve të trajnimit më të kërkuara në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, duke iu përgjigjur kështu nevojave të shoqërive ujësjellës kanalizime anëtare për zhvillimin e kapaciteteve.
Në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP), SHUKALB në partneritet me SHUKOS, zhvilloi me sukses programet Efiçenca Komerciale dhe Benchmarking (programi i Krahasimit të Standardizuar). D-LeaP është një iniciativë e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit Danub (IAWD) e cila synon të ofrojë programe për ngritjen e kapaciteteve nëpërmjet bashkëpunimit me shoqatat ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në këtë rajon. Në vitin 2019, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS planifikon të ofrojë 2 (dy) programe të tjera, Efiçienca e Energjisë dhe Menaxhimi i Integruar i Aseteve.
Në lidhje me Programin e Certifikimit Bazuar në Testim për Shqipërinë, më 28 shtator 2018, Ministri Damian Gjiknuri, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nxorri Udhëzimin nr. 660 “Krijimi i një Programi të Institucionalizuar Trajnimi Kombëtar dhe Certifikimi Bazuar në Testim për drejtuesit operacionalë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri”. Programi do të sigurojë një fuqi punëtore më efiçente dhe efektive në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, me një ndërgjegjësim më të lartë për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mënyrat për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjellës kanalizime. Ky kuadër ligjor është rezultat i përpjekjeve të SHUKALB, i mbështetur teknikisht nga grant projekti “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë aktorët e sektorit të ujit në Shqipëri , dhe në veçanti të partneritetit me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë. SHUKALB po ndihmon dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ministrinë dhe Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) për të krijuar rregullat e mëtejshme për zbatimin e Programit.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike Vjetore, e cila u organizua në Tiranë më 7, 8, 9 nëntor 2018, ishte sërish një sukses i madh duke marrë parasysh pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve të ujit nga Ballkani Perëndimor, vendimmarrësve të nivelit të lartë nga Shqipëria dhe Kosova, folësit e shquar, profesionistët e biznesit, si dhe temat e rëndësishme që u trajtuan dhe u prezantuan gjatë tre ditëve të eventit. Konferenca arriti edhe një rekord duke tërhequr një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrësish. Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitojnë Ekspozitën më të madhe Teknike në historinë e Konferencave tona Vjetore, të cilat mblodhën 30 kompani private që vinin nga 13 vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli.
Përsa i përket programeve tona të “Edukimit dhe Ndërgjegjësimit”, SHUKALB ka përfunduar me sukses programin Miqtë e Ujit për Nxënësit e Klasave të 3-të dhe EarthEcho Sfida e Ujit për Nxënësit e Klasave të 8-ta. Të dyja këto programe u financuan nga një grant që SHUKALB mori nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri.
Programi Miqtë e Ujit arriti objektivin e tij për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet e ujit te nxënësit e klasave të 3-ta anembanë Shqipërisë. Programi angazhoi 53 shkolla fillore në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë mbi 5.000 fëmijë. Programi u zhvillua në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, së bashku me përfshirjen dhe mbështetjen nga shoqëritë ujësjellës kanalizime në shkollat respektive pjesëmarrëse në Program.
Programi EarthEcho Sfida e Ujit që kishte për qëllim edukimin dhe nxitjen e angazhimit për mbrojtjen e burimeve ujore, nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve ne monitorimin e tyre, angazhoi 25 shkolla fillore anembanë Shqipërisë, duke përfshirë mbi 2.000 nxënës. Të dhënat e mbledhura nga këto teste (pH, temperatura, turbiditeti, DO) u hodhën nga studentët në faqen e internetit të programit www.worldwatermonitoringchallenge.com.
Të gjitha këto arritje janë rezultat i punës së madhe të stafit të Shoqatës, mbështetjes së Bordit të Drejtorëve dhe përkushtimit të anëtarëve tanë.
Mbetet akoma shumë për t’u bërë, por ne dimë se si ta bëjmë, dhe do ta arrijmë këtë me sukses.[:en]To all of our members, supporters and friends, we want to wish you a Most Happy, Joyous and Healthy New Year in 2019. The success enjoyed by our Association this past year could not have been achieved without the support, encouragement and willing participation of a wide variety of stakeholders in the water supply and sewerage sector of Albania and the Western Balkans.
During 2018, SHUKALB continued the cooperation with SHUKOS (the Water and Wastewater Works Association of Kosova), under the Joint Training Program and successfully delivered a total of 8 training courses, attended by the staff of the Albanian and Kosova water utilities, with trainers coming from both countries. In addition, SHUKALB successfully implemented, for the first time in its history of training development and delivery, a distance-learning training course on “Practical Guidelines for the Administrative Council Members of Water Supply and Sewerage Utilities”. We are determined and committed to continue the Joint Training Program in 2019, by scheduling the delivery of the most required training courses across Albania and Kosova, thus responding to the capacity development needs of our member water supply and wastewater utilities.
In the framework of the Danube Learning Partnership (D-LeaP), SHUKALB in partnership with SHUKOS, delivered successfully the Commercial Efficiency and Utility Benchmarking programs. D-LeaP is an initiative led by the International Association of Water Utilities in the Danube River Catchment Area (IAWD) that aims to provide capacity building programs through cooperation with water associations in the Danube region, in order to improve water supply and sewerage services in the Danube region. In 2019, SHUKALB in cooperation with SHUKOS plan to offer 2 (two) more programs, Energy Efficiency and Integrated Asset management.
With regards to the Test-based Certification Program for Albania, on 28 September 2018, Minister Damian Gjiknuri, Ministry of Infrastructure and Energy of Albania, issued the Instruction No. 660 “Establishing an Institutionalized National Training and Test-Based Certification Program for operational managers of Water Supply and Sewerage Utilities in Albania”. The Program will provide for a more efficient and effective water supply and sewerage sector workforce, with a higher awareness of public health protection and ways to improve utility performance. This legal framework was the result of SHUKALB’s efforts, technically supported by the grant Project “Sustainable Water Sector Capacity Development in Albania”, with financial support from United States Agency for International Development (USAID), the close cooperation with all water sector stakeholders in Albania, and in particular of the partnership with the Ministry of Infrastructure and Energy of Albania. SHUKALB is assisting and will continue to work closely with the Ministry and National Water Supply-Sewerage and Waste Infrastructure Agency (AKUM) to set up further regulations for the implementation of the Program.
The Annual Balkans Joint Conference and Exhibition, organized in Tirana, on 7, 8, 9, November 2018, was once more a great success considering the wide participation of water professionals from Western Balkans, high level decision makers from Albania and Kosovo, distinguished speakers, business professionals, as well as the relevant topics that were addressed and presented during the three days of the event. The Conference hit yet another record by attracting an audience of over 500 participants. The participants at the Conference had the opportunity to visit the largest Technical Exhibition in the history of our Annual Conferences, which gathered 30 private companies coming from thirteen (13) different countries from the Balkan region, Europe, as well as Israel.
Regarding our “Outreach Programs”, SHUKALB has successfully completed the Friends of Water Program for the 3rd Grade Students and the EarthEcho Water Challenge Program for the 8th Grade Students. Both of these programs were funded by a grant that SHUKALB received by the US Embassy in Albania.
The Friends of Water Program reached its objective to raise awareness on water issues among 3rd grade students across Albania. The program reached 53 elementary schools across Albania, involving over 5,000 children. The Program was conducted in partnership with the Ministry of Education, Sport and Youth of Albania, together with involvement and support from the water utilities in the respective schools part of the Program.
The EarthEcho Water Challenge Program which aims to educate and encourage engagement in the protection of the water resources, through participation in more formal citizen monitoring efforts, reached 25 elementary schools across Albania, involving over 2,000 children. The data collected from these tests (pH, temperature, turbidity, DO) were uploaded by the students on the program website www.worldwatermonitoringchallenge.com.
All these achievements are the result of the hard work of the Association’s staff, the support of the Board of Directors and the commitment of our members.
There is still a great amount to be done, but we know how to do it, and we will succeed.[:]