Vlora Water Supply and Sewerage Company Guarantees Clean Sea Waters For The Summer Season
May 7, 2019
[:sq]Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në “Pyllin e Sodës”, UK Vlorë Foto nga UK Vlorë
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Pyllin e Sodës, në Vlorë, është në operim të plotë që nga muaji gusht 2018, pas disa viteve ndërtimi dhe tani është në kapacitet të plotë për sezonin turistik të këtij viti.
Ndërtimi i Impiantit u mundësua falë investimit prej 21 milionë euro të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Shqiptare, i cili parashikon të sjellë përmirësim të dukshëm të cilësisë së ujërave detarë në plazhet e Vlorës.
Drejtori i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UK Vlorë), z. Dorian Xhelili, i pyetur me rastin e afrimit të sezonit veror turistik, u shpreh: “Impianti është në funksion të plotë këtë sezon veror dhe do të bëjë të mundur që filtrimi i ujërave të ndotura të shkojë në 70%, duke bërë që ujërat në det të jenë më të pastra. Kjo do të ketë ndikim të madh në sezonin turistik të këtij viti. Ky impiant do të trajtojë të gjitha ujërat e ndotura të qytetit të Vlorës. Aktualisht po punohet për të shtuar kapacitetin dhe për të avancuar me teknologjinë për rritjen e shërbimit. Garantoj qytetarët dhe pushuesit se si pasojë e kësaj vepre do të kenë ujëra detarë të pastër këtë sezon turistik”. Në vazhdim, z. Xhelili u ndal dhe tek Impianti i Orikumit për Trajtimit të Ujërave të Ndotura, që menaxhohet nga UK Vlorë. “Ky impiant do të bëjë të mundur trajtimin e vijës bregdetare dhe të pjesës tjetër të qytetit. Edhe kjo është një vepër e rëndësishme që do ti shërbejë turizmit”, – u shpreh ai.
Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në “Pyllin e Sodës”, UK Vlorë Foto nga UK Vlorë
Aktualisht ka disa pika të shkarkimit të ujërave të ndotura në det, por sipas drejtorit Xhelili, gjithçka pritet të marrë fund. “Zbatimi i një investimi të Qeverisë Shqiptare, do të bëjë të mundur që të mos ketë më derdhje të ujërave të ndotura në det, ndërsa do të përfshihen në këtë projekt edhe banesat që janë ndërtuar në zonat kodrinore deri tek tuneli në “Ujë të Ftohtë”, të cilat nuk kanë qenë të përfshira ndonjëherë në rrjetin e kanalizimeve si pasojë e ndërtimeve që janë bërë ndër vite, si dhe përpara se Impianti i Vlorës të projektohej”, – përfundoi z. Xhelili.
Ndërkohë ditët e fundit, punonjësit e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, janë angazhuar në mbjelljen e disa pemëve në ambjentet e këtij impianti. Pemët janë dhuruar nga Bashkia Vlorë dhe do të shërbejnë për ta bërë impiantin edhe me të gjelbëruar dhe një mjedis të shëndetshëm.[:en]Wastewater Treatment Plant in Soda Forest, Vlora Photo Credit: Vlora WSSC
The wastewater treatment plant in Soda Forest in the city of Vlora is in full operation since August 2018, after several years of construction, and it is now functioning in full capacity for this year’s tourist season.
The construction of the plant was funded by the European Union and the Albanian Government with a total value of 21 million Euros, and is expected to improve the quality of the water across Vlora sea coast.
The Director of Vlora Water Supply and Sewerage Company (Vlora WSSC), Mr. Dorian Xhelili, in regard of approaching the summer tourist season, said: “The plant is in full operation for this summer season and will enable the treatment of up to 70% of the total wastewater, contributing to cleaner sea water. This will have a major impact on the tourist season this year, as the plant will treat all the wastewaters of the city of Vlora. Currently we are working to increase the plant’s capacity and to advance with service-enhancing technology. I guarantee the citizens and the tourists that thanks to this plant they will have clean sea waters for this tourist season”. Mr. Xhelili mentioned also the Orikum Wastewater Treatment Plant, which is being managed as well by Vlora WSSC. “This plant will enable the wastewater treatment for the rest of the coast line and the city. This is as well an important facility that will support the tourism in Orikum and the nearby coastal area.”, – he said.
Wastewater Treatment Plant in Soda Forest, Vlora Photo Credit: Vlora WSSC
There are currently some points of wastewater discharge in the sea, but according to Director Xhelili, this is expected to end soon. “The implementation of an investment by the Albanian Government will enable to have no more wastewater discharge in the sea. This project will include also the residence buildings on the hills up to the “Cold Water” tunnel, which were not included in the sewerage network due to constructions made over the years, prior the projection of the Vlora Wastewater Treatment Plant.”, – concluded Mr. Xhelili.
Meanwhile, recently the employees of the Wastewater Treatment Plant have been engaged in planting several trees in the premises of this plant. These trees were donated by the Municipality of Vlora, and will serve to make the plant greener and a healthy environment.