Three Major Investments of Tirana Water Supply and Sewerage Company to Bring Significant Impact for the City of Tirana
August 2, 2019
[:sq]Gjatë inaugurimit të punimeve në linjën e transmetimit Liqeni i Bovillës – Impianti i Trajtimit të Ujit, me pjesëmarrjen e (nga e djathta në të majtë) z. Redi Molla, Drejtor i Përgjjithshëm, UKT; z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës; znj. Belinda Balluku, Ministre e Infrastruktures dhe Energjise, dhe z. Alberto Cutillo, Ambasadori Italian në Shqipëri Foto nga UK Tiranë
Tre investimet më të fundit të nisura paralelisht nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UK Tiranë) pritet të sjellin një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e furnizimit me ujë për Qytetin e Tiranës deri në fund të këtij viti.
Një pjesë e mirë e qytetit do të furnizohet me ujë në mënyrë të pandërprerë, falë investimit më të ri që ka nisur të kryhet nga UKT. Bëhet fjalë për zonat e banuara të të Yzberishtit, Kodër Kamzës, Bathore, Institut, Kashar Selitë, Liqeni i thatë etj. Numri aktual i banorëve që do të furnizohen me ujë përmes kësaj linje të re, është rreth 250,000 banorë dhe në një periudhë 25 vjeçare për rreth 410,000 banorë.
Ky është vetëm një nga tre investimet e mëdha që pritet të përfundojnë brenda vitit 2019 nga kjo shoqëri, investim që po në të njëjtën kohë me ndërtimin e linjës së transmetimit nga liqeni i Bovillës në impiantin e trajtimit të ujit Bovillë, si dhe me zgjerimin e kapacitetit trajtues të vetë impiantit.
Ndër sfidat më të mëdha të UK Tiranë për vitet e ardhshme është modernizimi i rrjetit shpërndarës, po aq sa edhe kryerja e investimeve të reja në zona ku mungon tërësisht rrjeti për t’i dhënë zgjidhje furnizimit me ujë të banorëve. Tirana është një qytet i cili po zgjerohet dita-ditës dhe kjo sjell nevojën për politika efiçente në menaxhimin sa më të mirë të shpërndarjes së ujit. Është ky vizion i drejtuesve të shoqërisë, i cili synon që me këto investime Tirana të ketë një shërbim shumë herë më cilësor të furnizimit me ujë duke shkuar në të ardhmen në furnizmin me ujë përgjatë 24 orëve.
Gjatë punimeve për zgjerimin i Impiantit të Trajtimit të Ujit Bovillë Foto nga UK Tiranë
Shuma totale që do të investohet për Rehabilitimin e Rrjetit Hidrik të Tiranës është 10.5 milionë euro. Një investim i nisur me të njëjtin standard të vendeve të Bashkimit Europian, i cili do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, njëkohësisht do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet, si dhe do të eliminojë humbjet e volumit të ujit në linjën e transmetimit.
Zgjerimi i Impiantit të Trajtimit të Ujit Bovillë është një nga tre pjesët që përbëjnë këtë projekt madhor që ka nisur Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Në tërësinë e tij projekti është hartuar me një perspektivë 25 vjeçare, me aftësi prodhimi në perspektivë 3600l/sec, ai përfshin ndërtimin e një linje transmetimi nga Liqeni i Bovillës deri në Impiant me gjatësi 10 km; zgjerimin e impiantit të Bovillës me 30% më shumë të kapacitetit të tij përpunues; si dhe ndërtimin e një linje transmetimi furnizimi nga impianti i Bovillës deri në depon e Yzberishtit.
Gjatë punimeve për linjën e transmetimit Bovillë – Yzberisht! Foto nga UK Tiranë
Ky investim do të eliminojë tërësisht furnizimin me ujë përmes stacioneve të pompimit, me eficencë të lartë të kursimit të energjisë elektrike me vlerë rreth 1.1 mil Euro në vit, dhe njëkohesisht duke shndërruar tërësisht cilësinë e ujit të furnizuar.
Së fundmi, nga ndërtimi i linjës së transmetimit nga impianti i Bovillës në Depo e Yzberishtit do të përfitojnë banorët e Yzberishtit, Kodër Kamzës, Bathores, Institut, Kashar Selitë dhe Liqeni i thatë. Furnizimi i zonave të mësipërme direkt nga Impianti i Bovillës siguron furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë konsumatorët banues në këto hapësira të zhvilluara rishtaz.[:en]During the inauguration of the works for construction of the transmission line Bovilla Lake – Water Treatment Plant, with the participation of (from R to L) Redi Molla, General Director, Tirana WSSC; Erion Veliaj, Mayor of Tirana; Belinda Balluku, Minister of Infrastructure and Energy, and Alberto Cutillo, Italian Ambassador to Albania Photo Credit: Tirana WSSC
The three recent investments launched in parallel by Tirana Water Supply and Sewerage Company (Tirana WSSC) are expected to bring a significant impact in the improvement of water supply for the City of Tirana by the end of this year.
A large part of the city will receive continuous supply with drinking water, thanks to the new investment started by Tirana WSSC. The investment covers the areas of Yzberisht, Koder Kamza, Bathore, Institute, Kashar Selite, Dry Lake etc. The current number of residents that will be supplied through the new pipeline is about 250,000 and in a 25 year period it is estimated to serve around 410,000 inhabitants.
This is one of the three major investments expected to be finalized by 2019, being implemented in parallel with the construction of the transmission line from Bovilla Lake to Bovilla Water Treatment Plant, as well as the expansion of production capacity of the Plant itself.
Among the biggest challenges of Tirana WSSC for the coming years is the modernization of the distribution network, as well as carrying out of new investments in areas where the network is completely lacking, in order to solve once and for all the water supply issue for its residents.
Tirana is a city expanding every day and this brings the need for efficient policies towards the best management of water distribution. This is the vision of the company’s leaders, which aims to provide Tirana with a much better quality and 24 hours per day water supply service in the future.
Works for the expansion of Bovilla Water Treatment Plant Photo Credit: Tirana WSSC
The total amount to be invested for the rehabilitation of the water supply network of Tirana is 10.5 million Euros. This is an investment initiated as per the same standards of European Union countries, that will improve the water supply capacity for the city of Tirana and the surrounding areas, and at the same time will avoid illegal connections and will prevent water losses in the distribution network.
The Expansion of Bovilla Water Treatment Plant is one of the three investments of this major project implemented by Tirana WSSC. Overall, the project has been designed with a 25-year perspective and with a production capacity up to 3,600 liters per second. The Project includes the construction of 10 km long transmission line from Bovilla Lake to the Plant; the expansion of the Plant production capacity by 30%; as well as the construction of a water supply pipeline from the Plant to Yzberisht reservoir.
Works for construction of Bovilla – Yzberisht transmission line. Photo Credit: Tirana WSSC
This investment will avoid the use of the pumping stations and it will highly impact the company’s efficiency by significantly contributing to savings of electricity, estimated at around 1.1 million euros per year.
Lastly, the construction of the transmission line from Bovilla Plant to Yzberisht reservoir will benefit the inhabitants of Yzberisht, Koder Kamez, Bathore, Institut, Kashar Selite and Liqeni i thate. The supply of the above areas directly from Bovilla Plant will ensure the sustainability and the quality of the water supply for all the residents in these newly developed areas.[:]