[:sq]
Foto nga Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike (K&EPB)
Më 6, 7, 8 Nëntor 2019, SHUKALB në bashkëpunim me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) organizuan Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të Përbashkët Ballkanike me temë “Ujë për të gjithë”, në Hotel Emerald, në Prishtinë, Kosovë. Eventi i këtij viti shënoi pjesëmarrjen e saj më të lartë në historinë e konferencave tona, me një rekord prej mbi 550 pjesëmarrësish të ardhur nga 16 vende të ndryshme nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë.
Konferenca sërish arriti qëllimin e saj për të stimuluar dialogun midis aktorëve të ndryshme dhe për të ofruar mundësi për profesionistët e ujit, politikëbërësit dhe profesionistët e biznesit nga sektori për të diskutuar mbi çështjet shqetësuese, të shkëmbenin informacion dhe të ndanin përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Para nisjes së Ceremonisë së Hapjes, më 6 Nëntor, u organizuan disa evente Para-Konferencës duke përfshirë Forumin e Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit me temë “Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit”, Takimin special me temë “Programi i Certifikimit të Bazuar në Testim”, dhe Workshopin Rajonal i Programit të Benchmarking për HUB-in Kosovë dhe Shqipëri.
Ceremonia e Hapjes në mbrëmjen e 6 nëntorit filloi me fjalimin e mirëseardhjes nga Presidenti i SHUKOS, Muhamed Suliqi i cili përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi ata të ndiqnin programin e konferencës gjatë dy ditëve të ardhshme, si dhe të vizitonin ekspozitën teknike të sektorit privat që organizohet paralelisht me konferencën.

Ceremonia e hapjes vazhdoi me fjalimin përshëndetës nga personalitete të nivelit të lartë duke filluar me Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës. Ndër të tjera, Ministri Lluka deklaroi: “Në Kosovë kemi rreth 58 përqind të ujit të pijes që humbë në rrjetet tona, rreth 42 përqind mbetet faturimi që është jashtëzakonisht i ulët. Gjithashtu mbulueshmëria me kanalizim ka hapësirë për t’u përmirësuar, sepse sot mbulojmë diku rreth 75 përqind të qytetarëve me kanalizim dhe normalisht që këtu duhet të ketë fokus më të madh. Ne kemi shtuar kapacitetet e ujit të pijes, mirëpo nuk e kemi luftuar aq sa duhet dukurinë e humbjeve të ujit dhe këtu është problemi dhe thelbi kryesor pse duhet të fokusohemi më shumë“.

Pas fjalës së Ministrit Lluka, Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, mbajti fjalimin e tij përshëndetës ku ndër të tjera tha: “Në shumicën e rasteve ne në vendet tjera derdhim ujëra të papastërta, të pa trajtuara dhe në këtë rast prapë duhet falënderuar mbështetësit, donatorët që na mbështesin në sigurimin e fondeve për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në shtatë qendrat kryesore të Kosovë, e besoj në një të ardhme të afërt në secilin qytet të Republikës së Kosovës, në mënyrë që mos të derdhen ujërat e papastërta në vendet tona fqinje, që do të ishte edhe një plotësim i një kriteri drejtë integrimit tonë në Evropë”.

Personalitete të tjera të cilët mbajtën fjalime përshëndetëse ishin SH.T. Jean Hubert- Lebet, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, SH.T. Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, SH.T. László Márkusz, Ambasador i Hungarisë në Kosovë, SH.T. Piero Cristoforo Sardi, Ambasador i Italisë në Kosovë dhe SH.T. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Ceremonia e Hapjes vazhdoi me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve për njohjen e përpjekjeve të individëve që kanë pasur ndikim në punën e tyre dhe në përmirësimin e sektorit të ujit. Bordi i Drejtorëve të SHUKALB nderoi me çmim Ndriçim Shanin, Kryetar i Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e tij shumë dimensional në sektorin e ujit në Shqipëri përgjatë 38 viteve, si profesionist me përqasje pragmatike bazuar në njohjen e thellë të problematikave të sektorit; si dhe, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe besnike ndaj misionit të SHUKALB, dhe kontributin e tij të çmuar në avancimin e këtij misioni, për një sektor të orientuar drejt profesionalizmit dhe performancës së qëndrueshme.”.
Ceremonia e Hapjes përfundoi me hapjen zyrtare të ekspozitës.

Programi Teknik i Konferencës konsistoi në 16 sesione me tematika të ndryshme të organizuara në 12 sesione të ndryshme paralele dhe 4 Sesione Plenare, të cilat adresuan mbi 49 prezantime. Të 12 Sesionet Paralele të Konferencës trajtuan tema të gjera dhe shumëdimensionale mbi: “Investimet në Infrastrukturë”; “Sfidat e Rregullatorit”; “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”; “Pikënisja në Përmirësimin e Shoqërive të Ujit”; “Menaxhimi i Operimit Teknik”; “Shërbimi ndaj Klientit dhe Komunikimi”; “Menaxhimi i Integruar i Aseteve”; “Menaxhimi i Burimeve Ujore”; “Eficenca e Energjisë”; “Menaxhimi i Ujit të Ndotur dhe Llumit” “Optimizimi i Operimit të Rrjetit”; dhe “Përmiresimi i Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime”.
Programi Teknik i Konferencës filloi në mëngjesin e 7 nëntorit, me fjalën e mirëseardhjes nga Abdullah Derguti, Drejtor Ekzekutiv i SHUKOS, i cili dha një pasqyrë të aktiviteteve para-konferencës që u zhvilluan më herët atë ditë. Z. Derguti gjithashtu shprehu mirënjohjen për kontributin e sponsorëve që mbështetën organizimin e eventit, në veçanti të Qeverisë Gjermane dhe Bashkimit Evropian përmes projektit “Mbështetja e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotura” i zbatuar nga Organizata Gjermane per Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ); Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Konferencat tona, si dhe kompaninë Schneider Electric, Projektin Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) i zbatuar nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), Emerald Hotel dhe kompaninë Congress and Event Organization (CEO).

Në përfundim të fjalës së tij, Z. Derguti ftoi Patricia Lopez, Specialiste e Lartë për Financat dhe Infrastrukturën, Banka Botërore, SHBA, për të mbajtur fjalimin kryesor, ku ajo ndau një prezantim mbi “Ujë për të gjithë – perspektivat nga statusi i sektorit në Rajonin e Danubit, 2018”. Gjatë fjalës së saj, zonja Lopez theksoi se: “Që nga rishikimi i fundit në 2015, vendet në rajonin e Danubit kanë bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e aksesit ndaj shërbimeve cilësore dhe efikase për popullatën e tyre, por ka ende sfida të rëndësishme. Së pari, zonat rurale dhe grupet e minoriteteve vuajnë nga nivele më të ulëta të aksesit. Së dyti, ndërsa mbulimi i kostove dhe nivelet e investimeve rriten, përballueshmëria e shërbimeve po bëhet një çështje që po del gjithmonë e më shumë në pah. Dhe, e treta, shumë vende ende nuk kanë menaxhim të duhur të ujërave të ndotura”.

Sesioni i parë plenar i programit iu dedikua temes së përgjithshme të konferencës “Ujë për të gjithë”. Sesioni u moderua nga Baton Begolli, Këshilltar për Politikat e Ujit, Zyra e Kryeministrit, Kosove dhe panelistët që u bashkuan me diskutimet ishin Lindita Sotiri, Drejtore, Programet e Zhvillimit në Fushën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri , Patricia Lopez, Specialiste e Lartë për Financat dhe Infrastrukturën, Banka Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ndriçim Shani, Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri, Kirk Mildner, Drejtuesi i Ekipit për Evropën Juglindore dhe Turqi, Grupi Bankar i KfW, Gjermani, Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia Ujësjellës, Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri, dhe Ilir Abdullahu, Kryeshef Ekzekutiv, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, Kosovë.

Pas Sesionit Plenar, programi vazhdoi me 4 sesionet paralele “Investimet në Infrastrukturë”; “Sfidat e Rregullatorit”; “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore”dhe “Pikënisja në Përmirësimin e Shoqërive të Ujit”.
Sesioni i dytë plenar “Qasja Bashkëpunuese e Shoqatave Ujësjellës Kanalizime dhe Qeverisjes Vendore në Ofrimin e Zhvillimit të Kapaciteteve” u moderua nga Elton Stafa, Ekipi i Implementimit të Projekit, Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve, Shqipëri. Paneli diskutues përbëhej nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutiv, SHUKALB, Drejtor Ekzekutiv, SHUKOS, Gani Berisha, Menaxher i Programeve, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agron Tigani, Drejtor i Përgjithshëm, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Pejë, Kosovë dhe Baton Begolli , Këshilltar për Politikat e Ujit, Këshilli Ndërministror i Ujërave, Zyra e Kryeministrit, Kosovë . “Menaxhimi i Operimit Teknik” dhe “Shërbimi ndaj Klientit dhe Komunikimi” ishin sesionet e fundit të trajtuara gjatë ditës së parë të Konferencës.

Dita e dytë e Konferencës, 8 Nëntor, u hap me fjalimin e mirëseardhjes nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, SHUKALB e cila pas një përmbledhje të shpejtë të ditës së mëparshme dhe pasi u uroi pjesëmarrësve mirëseardhjen në ditën e fundit të konferencës ftoi Philip Weller, Udhëheqësi i Sekretariatit Teknik, IAWD – Programi i Danubit për Ujin, për të mbajtur fjalimin e tij kryesor me temën “Siguria e Ujit dhe Menaxhimi i Krizave”. Në fjalën e tij z. Weller deklaroi se: “Të qenit i përgatitur mund të bëjë ndryshimin midis një situate të kontrolluar dhe një katastrofe të plotë. Përgatitja aktive nga Shoqëritë e Ujit dhe ofruesit e shërbimeve përmes programeve të trajnimit për sigurinë e ujit janë thelbësore, siç është bashkëpunimi midis partnerëve institucionalë për një përgjigje të koordinuar, dhe nxitjen e sinergjive dhe shkëmbimin e përvojave. IAWD dhe Programi i Ujit të Danubit kanë ofruar një kurrikul nën Programin D-LeaP për të mbështetur pikërisht këtë përpjekje”.

Sesioni i tretë plenar “Siguria e Ujit dhe Menaxhimi i Krizave” u moderua nga Afrim Lajçi, Këshilli Ndërministror për Ujëra, Zyra e Kryeministrit, Kosovë. Për të diskutuar mbi këtë temë, panelistët e ftuar ishin Gani Berisha, Drejtor në detyrë, Autoriteti Rajonal i Baseneve Lumore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë, Ornela Çuçi, Zëvendës Ministre, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipëri, Udhëheqësi i Sekretariatit Teknik, IAWD – Programi i Danubit për Ujin, Mumin Morina, Drejtor Teknik, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan, Burbuqe Nushi Latifi, Drejtore e Sektorit të Ujit-Sanitacionit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Programi vazhdoi me sesionet paralele kushtuar “Menaxhimit te Integruar te Aseteve”; “Menaxhimi i Burimeve Ujore”; “Eficenca e Energjisë” dhe “Menaxhimi i Ujit të Ndotur dhe Llumit”.

Sesioni i fundit Plenar “Digjitalizimi, Çfarë do të thotë për Kompanitë Ujësjellës Kanalizime?” u moderua nga Ardiana Efendija Zhuri, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Ambasada e Zvicrës, Kosovë. Për të diskutuar mbi këtë temë, panelistët e ftuar ishin Petrit Tare, President i SHUKALB dhe Administrator, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Korçë, Géza Csörnyei, Drejtori Kryesor i Operacioneve, Kompania e Ujit të Budapestit, Ilir Abdullahu, Kryeshef Ekzekutiv, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, Sokol Xhafa, Kryetar i Profesionistëve të Rinj të Ujit të Kosovës dhe Drejtor Teknik, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë.
Programi i Konferencës përfundoi me dy Sesionet e fundit paralele “Optimizimi i Operimit të Rrjetit”; dhe “Përmiresimi i Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime”.
Ekspozita Teknike
Pjesëmarrësit në Konferencë patën mundësinë të vizitonin një nga Ekspozitat më të mëdha Teknike në historinë e Konferencave tona vjetore. Ekspozita u hap zyrtarisht në 6 Nëntor, pas Ceremonisë së Hapjes, dhe vazhdoi për dy ditë paralelisht me Programin Teknik në 7 dhe 8 Nëntor. Ekspozita mblodhi 28 kompani private që vinin nga 10 vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa, si dhe Izraeli, të cilët shfaqën produktet e tyre shumë të fundit, nga tubat, pompat, matësat, programet kompjuterike inxhinierike dhe shërbimet e menaxhimit.
Siç ka qenë një traditë në Ekspozitë, SHUKALB dhe SHUKOS organizuan një stendë të përbashkët, një hapësirë të dedikuar prej 24 m2, e vendosur pranë hyrjes së sallës kryesore të Konferencës, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të merrnin informacion në lidhje me aktivitetet e secilës Shoqatë, si dhe iniciativat e përbashkëta.

Më 8 Nëntor, gjatë pushimit për kafe, stafi i shoqërive ujësjellës kanalizime të pranishëm në Konferencë, morën pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit, të organizuar në stendën e përbashkët SHUKALB-SHUKOS. Pjesëmarrësit treguan interes të lartë për të marrë pjesë në këtë shorte, i cili rezultoi me tre fitues që do të marrin pjesë falas në një nga kurset e trajnimit të Programit të Përbashkët të Trajnimit SHUKALB-SHUKOS
Niveli i lartë i pjesëmarrjes që nga shoqëritë ujësjellës kanalizime deri në institucionet qeveritare, agjensitë donatore dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe sektori privat dhe akademitë kanë konsoliduar tashmë Konferencën e Përbashkët Ballkanike si eventin kryesor të llojit të saj në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë folësit dhe moderatorët nga njëra anë, dhe kompanitë private që janë pjesë e ekspozitës nga ana tjetër, përfaqësojnë zemrën e konferencës dhe ekspozitës, pasi ata krijojnë përmbajtjen e çmuar pa të cilën ky event nuk do të ekzistonte. Mbështetja e sponsorëve tanë është gjithashtu një element kryesor për të garantuar suksesin e këtij eventi të rëndësishëm. SHUKALB dhe SHUKOS dëshirojnë të shprehën sërish mirënjohjen e organizatave që mbështetën financiarisht Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike këtë vit, Qeverinë Gjermane dhe Bashkimin Evropian përmes projektit “Mbështetja e BE-së për Shërbimet e Menaxhimit dhe Trajtimit të Ujërave të Ndotura” i zbatuar nga Organizata Gjermane per Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ); Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, kompaninë Schneider Electric, Projektin Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) i zbatuar nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), Emerald Hotel dhe kompaninë Congress and Event Organization (CEO).[:en]
Photo Credit: Balkans Joint Conference & Exhibition (BJC&E)
On 6, 7, 8 November 2019, SHUKALB in partnership with SHUKOS (The Water and Wastewater Works Association Kosovo) organized the 7th Balkans Joint Conference and Exhibition, titled “Water for All”, at Emerald Hotel, in Prishtina, Kosovo. This year’s event marked its highest participation in the history of our conferences, with a record of over 550 participants coming from 16 different countries throughout the Balkans, Europe and beyond.
The Conference again reached its goal to stimulate the dialogue between different stakeholders and offer opportunities for water professionals, policymakers, and business professionals from the sector to discuss issues of concern, exchange information, and share their experiences in an effort to help the further development of the water supply and wastewater sector in the Greater Balkan Region.

Prior to the start of the Opening Ceremony, on 6 November, several Pre-Conference events were organized to include the Young Water Professionals Forum from Kosova and Albania “Young Water Professionals Education Towards Career Development”, the special Meeting on “Test-Based Certification Program”, and the Regional Benchmarking Workshop of the Utility Benchmarking Program for Kosova and Albania HUB.
The Opening Ceremony in the evening of 6 November started with a welcome address by the President of SHUKOS, Muhamed Suliqi who greeted the participants and invited them to follow the program of the conference during the next two days and to visit the technical exhibit of the private sector that is organized in parallel with the conference.

The opening ceremony continued with congratulatory addresses from high level personalities starting with Valdrin Lluka, Minister of Economic Development of Kosova. Among others, Minister Lluka stated: “In Kosovo, we count around 58 percent loss of the drinking water in our networks, and around 42 percent billing, which is extremely low. Also the sewage service coverage has room for improvement, as today we cover around 75 percent of the citizens with sewage service and normally there should be a bigger focus. We’ve increased our drinking water capacity, but we haven’t fought enough the issue of water loss, and that’s the main problem and why we need to focus more“.

After the speech of Minister Lluka, Fatmir Matoshi, Minister of Environment and Spatial Planning of Kosova, delivered his congratulatory remarks where among other things he said: “In most cases the untreated wastewater that we discharge ends up flowing into the neighboring countries. We thank the donors who have supported us in providing funding for the ongoing and future investment in wastewater treatment plants for the seven main regions of Kosovo and I believe that in the near future also in every city of the Republic of Kosova, in order not to discharge the wastewaters in our neighboring countries, which would be a fulfillment of a criterion towards our integration in Europe”.

Other personalities to deliver congratulatory addresses were H.E. Jean Hubert- Lebet, Ambassador of Switzerland in Kosova, H.E. Christian Heldt, Ambassador of Germany in Kosova, H.E. László Márkusz, Ambassador of Hungary in Kosova, H.E. Piero Cristoforo Sardi, Ambasador of Italy in Kosova and H.E. Qemal Minxhozi, Ambassador of Albania in Kosova.
The Opening Ceremony continued with the traditional award ceremony to recognize the efforts of individuals who have had an impact with their work and efforts for bettering the water sector. The SHUKALB Board of Directors awarded Ndricim Shani, Chair of the Water Regulatory Authority of Albania, with the motivation: “In recognition and gratitude for his multi-dimensional contribution to the water sector in Albania over the past 38 years, as a professional with a pragmatic approach based on a deep understanding of the sector’s issues, and for his continuous and loyal support to SHUKALB’s mission , and his valuable contribution to the advance of this mission, for a sector oriented towards professionalism and sustainable performance”.
The Opening Ceremony was concluded with the official opening of the Exhibition.

The Technical Program of the Conference consisted of 16 thematically diverse sessions organized into 12 different Parallel Sessions and 4 Plenary Sessions, which addressed over 49 presentations. The 12 parallel sessions of the Conference covered a broad range of multifaceted topics on: “Infrastructure Investment”; “Regulatory Challenges”; “Human Resource Management”; “A Foundation for Utility Improvement”; “Technical Operations Management”; “Customer Service, Communication and PR”; “Integrated Asset Management”; “Water Resources Management”; “Energy Efficiency”; “Wastewater and Sludge Management” “Optimization of Network Operations”; and “Improvement of Water Services”.
The Technical Conference Program started in the morning of 7 November, with a welcome by Abdullah Derguti, Executive Director of SHUKOS, who provided an overview of the pre-conference activities that took place earlier that day. Mr. Derguti acknowledged also the contribution of the sponsors who supported the organization of the event, in particular the German Government and the European Union through the “EU Support to Waste Water Management and Treatment Services” project implemented by the Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ); the Ministry of Economic Development and the Ministry of Environment and Spatial Planning of Kosova, for their continuous support to our Conferences, as well as Schneider Electric company, the Regional Capacity Development Network (RCDN) Project implemented by the GIZ-Open Regional Fund (ORF), Emerald Hotel and Congress and Event Organization company.

At the end of his speech, Mr. Derguti invited Patricia Lopez, Senior Infrastructure Finance Specialist, World Bank, United States of America, to deliver the keynote address, where she shared a presentation on “Water for all – perspectives from the State of the Sector in the Danube Region, 2018”. During her speech Mrs. Lopez stressed that: “Since the last review in 2015, countries in the Danube region have made important strides in increasing access to quality and efficient services to its population, but significant challenges remain. First, rural areas and minority groups still suffer from the lowest access levels. Second, as cost recovery and investment levels increase, affordability of services is becoming an emerging issue. And, third, many countries still lack appropriate wastewater management”.

The first plenary session of the program was dedicated to the overall theme of the conference “Water for all”. The session was moderated by Baton Begolli, Water Policy Advisor, Office of the Prime Minister, Kosova and the panelists who joined the discussions were Lindita Sotiri, Director, Development Programs of Water Supply-Sewerage, Solid Waste, Ministry of Infrastructure and Energy, Albania, Patricia Lopez, Senior Infrastructure Finance Specialist, World Bank, United States of America, Ndriçim Shani, Chair of National Regulatory Commission, Water Regulatory Authority, Albania, Kirk Mildner, Team Leader for SEE and Turkey, KfW Banking Group, Germany, Alqi Bllako, General Director, Agency for Water Supply, Sewerage and Waste Infrastructure, Albania , and Ilir Abdullahu, General Director, Regional Water Company Prishtina, Kosova.

Following the first plenary session, the program continued with four (4) parallel sessions “Infrastructure Investments”, “Regulatory Challenges”, “Human Resource Management” and “A Foundation for Utility Improvement”.
The second plenary session “Collaborative Approach of the Associations of Water Utilities and Local Government in Capacity Development Delivery” was moderated by Elton Stafa, Project Implementation Team, Regional Capacity Development Network, Albania. The panel discussion was made of Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB, Abdullah Derguti, Managing Director, SHUKOS, Gani Berisha, Program Manager, Association of Kosovo Municipalities, Agron Tigani, General Director, Regional Water Company “Hidrodrini” Peja and Baton Begolli, Water Policy Advisor, Office of the Prime Minister, Kosova. “Technical Operations Management” and “Customer Service, Communication and PR” were the last sessions treated during the first working day of the Conference.

The second day of the Conference, 8th of November, was opened with the welcome address by Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB who after a quick review of the day before and the welcome of participants on the last day of the conference invited Philip Weller, Head of Technical Secretariat, IAWD – Danube Water Program, to deliver his keynote address on the theme “Water Security and Crisis Management”. At his speech Mr. Weller stated that: “Being prepared can make the difference between a controlled situation and a complete disaster. Active preparation by Water Utilities and service providers through water security training programs are essential as is collaboration among institutional partners for a coordinated response, and pushing synergies and sharing experiences. IAWD and the Danube Water Program have been offering a curriculum under the D-LeaP Program to support this effort”.

The third Plenary Session, “Water Security and Crisis Management” was moderated by Afrim Lajçi, Inter-Ministerial Water Council, Office of the Prime Minister, Kosova. To discuss this theme, the invited panelists were Gani Berisha, Acting Director, Regional River Basin Authority, Ministry of Environment and Spatial Planning of Kosova, Ornela Çuçi, Deputy Minister, Ministry of Tourism and Environment of Albania, Philip Weller, Head of Technical Secretariat, IAWD, Mumin Morina, Technical Director, Regional Water Company “Hidromorava” and Gjilan, Burbuqe Nushi Latifi, Coordinator at the Water Monitoring Center, National Public Health Institution, Kosova.
The program continued with the parallel sessions dedicated to “Integrated Asset Management”, “Water Resources Management”, “Energy Efficiency” and “Wastewater and Sludge Management”.

The final Plenary Session “Digitalization- What It Means for The Water Utilities?” was moderated by Ardiana Efendija Zhuri, Swiss Cooperation Office, Embassy of Switzerland in Kosova. To discuss this theme, the invited panelists were Petrit Tare, President of SHUKALB and Director of Korca Water and Sewerage Company, Géza Csörnyei, Chief Operations Director, Budapest Waterworks, Ilir Abdullahu, General Director, Regional Water Company Prishtina, Sokol Xhafa, Chairman of Young Water Professional of Kosova and Technical Director, Regional Water Company of Prishtina.
The Conference program ended with the two last Parallel Sessions on “Optimization of Network Operations” and “Financial Management of Water Utilities”.
Technical Exhibition
Participants at the Conference had the opportunity to visit one of the largest Technical Exhibitions in the history of our annual Conferences. The Exhibition officially opened on the 6th of November, after the Gala Reception, and continued for two days in parallel with the Technical Program on the 7th and 8th of November. The Exhibition attracted 28 private companies coming from 10 different countries from the Balkan region, Europe, as well as Israel, which
showcased their very latest products, from pipes, pumps, meters, software to engineering and management services.
As it has been a tradition at the Exhibition, SHUKALB and SHUKOS organized a joint booth, a dedicated space of 24 sqm, situated close to the entrance of the main room of the Conference, where participants had the opportunity to get information regarding the respective activities of each Association, as well as the joint initiatives.

On 8th of November, the staff of the water utilities present at the Conference, participated at a Training Courses Draw, organized at the joint SHUKALB-SHUKOS booth, during the coffee break. The participants showed high interest in taking part in this draw which resulted in three winners that will participate for free in one of the training courses of the SHUKALB-SHUKOS Joint Training Program.
The high level of participation from water utilities to government institutions, donor agencies and IFI’s, as well as the private sector and academia have now consolidated the Balkans Joint Conference as the major event of its kind in the Western Balkans. All of the speakers and moderators on one hand, and the private companies that are part of the exhibition on the other, represent the heart of the conference and exhibition, as they create the valuable content without which this event would not exist. The support of our sponsors is also a key element in guaranteeing the success of this important event. SHUKALB and SHUKOS would like to acknowledge again the organizations that financially supported the Balkans Joint Conference and Exhibition this year, the German Government and the European Union through the “EU Support to Waste Water Management and Treatment Services” project implemented by the Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ); the Ministry of Economic Development and the Ministry of Environment and Spatial Planning of Kosova, for their continuous support, as well as Schneider Electric company, the Regional Capacity Development Network (RCDN) Project implemented by the GIZ-Open Regional Fund (ORF), Emerald Hotel and Congress and Event Organization company.[:]

