Duke qenë se menaxherët e shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri kanë filluar planifikimin e tyre për vitin 2020, është koha e duhur që ata të planifikojnë Buxhetin e tyre të Trajnimeve për zhvillimin e kapaciteteve të stafit të tyre. Gjatë vitit 2019, SHUKALB zhvilloi me sukses 7 (shtatë) kurse trajnimi dhe 2 (dy) Programe të D-LeaP për Zhvillimin e Kapaciteteve ku morën pjesë mbi 20 Shoqëri Ujësjellës Kanalizime Shqiptare.
Falë përpjekjeve të vazhdueshme përmes Grant Projekteve kryesore, sot SHUKALB ka një ofertë të pasur dhe të larmishme të produkteve për zhvillimin e kapaciteteve, përfshirë 46 kurse trajnimi në pronësi të SHUKALB duke filluar nga menaxhimi tek operimi dhe mirëmbajtja, duke mbuluar si temat për ujin ashtu dhe ujërat e ndotura. Përveç këtyre kurseve të trajnimit, SHUKALB planifikon të zhvillojë tre programe D-LeaP në vitin 2020, konkretisht, programin e Krahasimit të Standardizuar (Benchmarking), Menaxhimin e Integruar të Aseteve (i ofruar në partneritet midis midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD)), dhe Efiçenca e Energjisë në shoqëritë UK. Për më tepër, SHUKALB planifikon të zhvillojë tre trajnime në kuadër të Rrjetit Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Evropën Jug-Lindore.
SHUKALB ka përgatitur dhe shpërndarë Anketimin e tij vjetor për Nevojat për Trajnime tek të gjitha shoqëritë ujësjellës kanalizime, në mënyrë që të identifikojë dhe analizojë nevojat për trajnime të stafit të shoqërive UK dhe bazuar në interesin dhe reagimet e shprehura, SHUKALB do të planifikojë një program trajnimi të përshtatur, i cili targeton dhe mbulon të gjitha fushat funksionale të shoqërive UK në Shqipëri. SHUKALB do të përgatisë Kalendarin e Trajnimeve dhe Programeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për vitin 2020, të cilat do të publikohen në edicionin e ardhshëm të BURIMI-t, në shkurt 2020, dhe gjithmonë do të jetë i disponueshëm dhe i përditësuar në faqen e internetit të SHUKALB.
As the water supply and sewerage managers in Albania have already started their planning for the year 2020, it is the right time for them to plan their Training Budget for capacity development of their staff. During 2019, SHUKALB has successfully delivered 7 (seven) training courses and 2 (two) D-LeaP Capacity Development Programs participating over 20 Water Utilities in Albania.
Thanks to its continuing efforts under major Grant Projects, today SHUKALB has a rich and diversified offer of capacity development products, including 46 training courses developed and owned by SHUKALB ranging from management to operation and maintenance both covering water and wastewater topics. In addition to these training courses, SHUKALB plans to deliver three D-LeaP programs in 2020, specifically, Utility Benchmarking, Integrated Asset Management (offered in partnership between Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ), Hydro-Comp Enterprises Ltd. Cyprus, and the International Association of Water Supply Companies in the Danube River Catchment Area (IAWD), and Energy Efficiency in Water Supply and Sanitation Utilities. In addition, SHUKALB plans to deliver three trainings in the framework of Regional Capacity Development Network (RCDN) for Water and Sanitation in South East Europe Project.
SHUKALB has prepared and distributed its annual Training Needs Survey to all water utilities in order to identify and analyze Utilities staff training needs and based on the expressed interest and feedback, SHUKALB will plan accordingly a tailored training program which targets and benefits all functional areas of water utilities in Albania. SHUKALB will be preparing the Trainings and Capacity Development Programs’ Calendar for 2020 which will be published in the next BURIMI edition, in February 2020, and will always be available and updated on the SHUKALB’s website.