SHUKALB Joins the ERASMUS + “Work-Based Learning Paths in Water Management” Project
December 30, 2019
[:sq]Elisabeta Poçi dhe Jonida Ahmeti nga SHUKALB te fotografuar mes pjesëmarrësve të tjerë të Projektit WATER në Takimin Fillestar Foto nga Projekti Water Management (WATER)
SHUKALB kohët e fundit është bashkuar me Projektin Mënyrat e të mësuarit të bazuar në punë në fushën e Menaxhimit të Ujit (WATER), i cili është duke u financuar nga BE-ja, në kuadër të Programit ERASMUS +. Projekti drejtohet dhe koordinohet nga Associazione FO.RI.S. – Formazione, Ricerca e Sviluppo, një institucion trajnimi i akredituar nga rajoni i Apulias dhe aktiv në kërkimin dhe zhvillimin e inovacionit në arsim dhe trajnim. Partnerët e tjerë të Projektit janë Universiteti Politeknik i Valencias, Spanjë; Institucioni Mbretëror për Përparimin e Mësimit Universiteti Mcgill, Kanada; Kolegji Universitar Cork – Universiteti Kombëtar i Irlandës, Cork, Irlandë; Acquedotto Pugliese Spa, Itali; Fondacioni Its Antonio Cuccovillo, Itali.
Qëllimi i projektit është të sjellë risi përmes shkëmbimit të praktikave të mira midis partnerëve, proceset e trajnimit në lidhje me profilet profesionale që merren me Menaxhimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të Ujit. Në veçanti, Projekti WATER synon zhvillimin e mënyrave inovative të mësimit bazuar në punë, në fushën e menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore, në mënyrë që të përditësohet me zhvillimet më të fundit dhe të sjellë risi në inventarin e kompetencave që lidhen me profilin e “Teknikut për administrimin e rrjeteve ujore dhe impianteve, për monitorimin dhe kontrollin e burimeve ujore dhe për ripërdorimin e ujërave të ndotura”.
Më 11-13 nëntor, partneri kryesor, FO.RI.S. organizoi takimin për fillimin e projektit së bashku me një trajnim një ditor në ambientet e Acquedotto Pugliese, në Bari, Itali. SHUKALB u përfaqësua në takim nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive dhe Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve. Përveç shkëmbimit të përvojave në klasë dhe praktikave më të mira midis partnerëve dhe temave të menaxhimit të projektit, axhenda përfshiu edhe vizitat në terren në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të menaxhuara nga Acquedotto Pugliese si dhe një vizitë në qendrën e formimit profesional të Fondazione Its Antonio Cuccovillo.[:en]Elisabeta Poci and Jonida Ahmeti of SHUKALB pictured among other participants of the WATER Project at the Kick-off Meeting Photo Credit: Water Management (WATER) Project
SHUKALB has recently joined the Work-Based Learning Paths in Water Management (WATER) Project, which is being financed by EU, in the framework of the ERASMUS + Programme. The Project is being led and coordinated by the Associazione FO.RI.S. – Formazione, Ricerca e Sviluppo, a training body accredited by the Apulia Region and active in research and development for innovation in education and training. The other partners of the Project are Universitat Politecnica De Valencia, Spain; Royal Institution for the Advancement of Learning Mcgill University, Canada; University College Cork – National University of Ireland, Cork, Ireland; Acquedotto Pugliese Spa, Italy; Fondazione Its Antonio Cuccovillo, Italy.
The Project’s objective is to innovate through the exchange of good practices among partners, the training processes related to the professional profiles dealing with the Integrated and Sustainable Water Management. In particular the WATER Project aims at developing innovative work-based learning paths in the field of the integrated and sustainable management of the water resources in order to update to the state-of-the-art and innovate the inventory of competences related to the profile of “Technician for the management of water networks and plants, for the monitoring and control of the water resources and for the reutilisation of waste waters”.
On 11-13 November, the lead partner, FO.RI.S. organized the Project Kick-off meeting along with a one day of training at the premises of Acquedotto Pugliese, in Bari, Italy. SHUKALB was represented at the meeting by Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, and Jonida Ahmeti, Training Manager. Besides the in class exchange of experiences and best practices among the partners and the project management topics, the agenda included also site visits to wastewater treatment plants managed by Acquedotto Pugliese as well as a visit to the Vocational Education Training center of Fondazione Its Antonio Cuccovillo.[:]