Mark Your Calendar for Training Courses to Be Delivered in April and May 2020
March 9, 2020
[:sq]Trajneri Ervin Bucpapaj, Konsulent i pavarur, dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I&II, Qershor 2018 Foto nga SHUKALB
SHUKALB ka planifikuar dhënien e katër kurse të tjera të trainimit gjatë muajve Prill dhe Maj 2020.
Më 9 Prill 2020, SHUKALB do të zhvillojë për herë të parë workshopin 1-ditor me temë “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve“. Ky trajnim është një produkt për zhvillimin e kapaciteteve që ofrohet dhe jepet në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”. Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që t’u mundësojë pjesëmarrësve të njohin nevojën dhe përfitimet e Menaxhimit te Integruar të Aseteve (MIA) efektiv të infrastrukturës së Ujësjellës Kanalizimeve dhe të identifikojnë mënyrën se si planifikohen dhe zbatohen aktivitetet kryesore të MIA-s në nivelin e Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV).
Trajnimi do të trajtojë Aspektet e Përgjithshme, Aspektet Ligjore dhe Aspektet Institucionale të Menaxhimit të Integruar të Aseteve dhe do të targeton veçanërisht vendimmarrësit e NJQV-ve (kryetarët e bashkive, folësit dhe këshilltarët), stafin e departamenteve të NJQV-ve përgjegjës për çështjet komunale (shërbimet e ujit), menaxherët e lartë dhe të mesëm të Shoqërive UK, agjensitë e linjës dhe rregullatorët nga Shqipëria.
Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve” gjatë ushtrimit praktik , Qershor 2018 Foto nga SHUKALB
Më 28-29 Prill 2020, është planifikuar të zhvillohet kursi i trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I & II”. Trajnimi do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit. Disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit janë Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e Zonave të Matura të Shërbimit (DMA) dhe menaxhimin e presionit. Ky trajnim është i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.
Kursi i trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”, do të zhvillohet më 30 Prill 2020, në Tiranë, Shqipëri. Gjatë këtij kursi trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).
Kursi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë.
Më 5-6-7 Maj 2020, në kuadër të projektit RCDN, SHUKALB ka planifikuar dhënien e trajnimin tre-ditor mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizime“, i cili synon stafin e Menaxhimit të Mesëm në Bashki dhe ShaUK.
Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë dhe t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme në lidhje me:
Kryerjen e përgatitjeve të nevojshme për zbatimin e projektit për investime në infrastrukturë,
Zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve në infrastrukturë, dhe
Implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh në infrastrukturë.
Ky trajnim synon menaxhimin e mesëm dhe stafin përgjegjës për zbatimin e projekteve në Bashki, si dhe menaxhimin e mesëm të SHaUK, siç janë drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare) dhe stafi i njësisë për Implementimin e Projekteve të përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë. Për më tepër, do të ftohen përfaqësues nga Ministria dhe Agjensia e linjës.
Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al.[:en]Trainer Ervin Bucpapaj, Freelance Consultant, and participants during the “Water Loss Management I & II” training course, June 2018 Photo Credit: SHUKALB
SHUKALB has planned to deliver four more training courses during April and May 2020.
On 9 April 2020, SHUKALB will deliver for the 1st time a 1-day workshop on “Introductory Integrated Asset Management”. This training is a capacity development product provided and delivered in the framework of the project “Regional Capacity Development Network (RCDN) for Water and Sanitation Services”. The overall objective of the training is on the participants recognizing the need for and benefits of effective Integrated Asset Management (IAM) of Water and Sanitation Services (WSS) infrastructure and identifying how to plan and implement key IAM activities at the Local Government Unit (LGU) level.
The training will address the General Aspects, Legal Aspects and Institutional Aspects of Integrated Asset Management, and is particular targeted to LGU decision makers (mayors, speakers, and councilors), staff of LGU departments responsible for communal affairs (water services), PUC top and middle management, line agencies and regulators from Albania.
Participants of the “Leakage Control” training course during a practical exercise, June 2018 Photo Credit: SHUKALB
On 28-29 April 2020, it is planned to be delivered the “Water Loss Management I & II” training course. This training will provide participants with the basic knowledge for water loss monitoring and management. Some of the key topics that will be addressed during the two days of the training course are Water Audit Methods, District Metering Area (DMA) management and Pressure Management. This training course is useful for the directors of technical and distribution departments, senior engineers, maintenance and measurement engineers, balance technicians, as well as billing and collection managers.
The “Leakage Control” training course will be delivered on 30 April 2020, in Tirana, Albania. During this training course, participants will receive the basic knowledge on the leak management strategies development and their localization, as well as to explain the pressure management techniques and the designing method of District Metering Area (DMAs).
The course is particularly valuable to the directors of technical and distribution department, chief engineers, maintenance and design engineers, as well as consultancy engineers.
On 5-6-7 May 2020, in the framework of RCDN project, SHUKALB has planned to deliver the three-day training on “Capital Infrastructure Investment Projects in the Water Sector” for Municipal and PUC Middle Management and Project Implementation Unit Staff.
The objective of the training is to enable participants to carry out complex infrastructure investment projects, and to provide the participants with the necessary framework, general knowledge and skills in regard to:
Carry out necessary preparations for infrastructure investment project implementation,
Develop all elements of future infrastructure investment projects, and
Implement all stages of an infrastructure investment project.
The introductory training will target the Municipal middle management in charge of Project implementation, and middle management of PUCs, such as, heads of relevant sectors/units; technical, legal, financial) and Project Implementation Unit staff involved in the implementation and monitoring of technical, legal and financial aspects of capital infrastructure investment projects. Furthermore, representatives from the line Ministry and Agency will be invited.