SHUKALB Delivers Successfully the “Management” Training Course for the Senior Managers of the Utilities
July 3, 2020
[:sq]Pjesëmarrësit (lart), Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve, SHUKALB (poshtë në të majtë) dhe trajneri Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim (poshtë në të djathtë), gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi” Foto nga SHUKALB
Më 9, 10, 16 dhe 17 qershor 2020, SHUKALB zhvilloi me sukses kursin e trajnimit “Menaxhimi”, organizuar online përmes platformës Zoom.
Në trajnim morën pjesë drejtuesit e departamenteve tregtare, financiare dhe teknike, si dhe administratorë, nga Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Lezhë, Krujë, Lushnjë dhe Sarandë. Trajnimi u drejtua nga trajneri Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim.
Trajnimi i njohu pjesëmarrësit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërisë UK në fushat e proceseve të menaxhimit, komunikimit, marrëdhënieve njerëzore, kulturës organizative, zgjidhjes së problemeve, planifikimit dhe organizimit, vendimmarrjes dhe menaxhimit financiar.
Përveç prezantimeve mbi parimet kryesore të menaxhimit, edhe pse përmes një platforme online, trajneri arriti t’i angazhojë pjesëmarrësit në diskutime, duke u ofruar atyre hapësirë për të shkëmbyer përvojat dhe teknikat që ata përdorurin në shoqëritë e tyre përkatëse.
Reagimet e marra nga pjesëmarrësit ishin mjaft pozitive. Pjesëmarrësit vlerësuan trajnimin si shumë të vlefshëm për përgjegjësitë e tyre të përditshme, si dhe trajnerin për aftësinë e tij për t’i përcjellë njohuritë në një formë të thjeshtë dhe lehtësisht të asimilueshme.[:en]Participants (above), Jonida Ahmeti, Manager of Training, SHUKALB (on the bottom-left), and trainer Arian Gjorga, Consultant and Expert in Management (at the bottom right) during the “Management” training course Photo Credit: SHUKALB
On 9, 10, 16 and 17 June 2020, SHUKALB delivered successfully the “Management” training course, organized online via Zoom platform.
The training was attended by the directors of commercial, financial and technical departments, as well as administrators, from Water Supply and Sewerage Utilities of Shkodra, Lezha, Kruja, Lushnja and Saranda. The training was delivered by trainer Arian Gjorga, Consultant and Expert in Management.
The training provided participants with the necessary knowledge and skills to cope with everyday challenges and improve the utility performance in the areas of management processes, communication, human relations, organizational culture, problem solving, planning and organizing, decision making and financial management.
Besides the presentations on the key management principles, although delivered over a virtual platform, the trainer managed to engage the participants in discussions, by providing them space to share their experiences and techniques used in their respective water utilities.
The feedback received by the participants was quite positive. The participants assessed the training as very valuable to their day to day responsibilities, as well as the trainer for its ability to transfer the knowledge in a simple and assimilable form.[:]