Tirana Water Supply and Sewerage Company Inaugurates the New Expansion of Bovilla Water Treatment Plant
July 29, 2020
[:sq]Pamje nga shtesa e Impiantit të Bovillës Foto nga UK Tiranë
Para pak ditësh në ambientet e Impiantit të Bovillës u inaugurua shtesa e re e kryer në këtë impiant dhe vënia në punë e saj së bashku më të dy linjat e transmetimit. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë shumë personalitete të rëndësishme si z Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, znj. Belinda Balluku, Ministre Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia Ujësjellës, Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), si dhe shumë përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Përmes këtij projekti, Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UK Tiranë) është bërë shoqëria e parë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe ndër më të paktat në rajon që kanë përmbushur kriteret e besueshmërisë për të siguruar një kredi për investime të tilla, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
I gjithë projekti është i ndarë në tre faza të rëndësishme, siç janë:
Zgjerimi i impiantit trajtues të Bovillës
Aktualisht ka përfunduar zgjerimi i impiantit të Bovillës me 40% më shumë të kapacitetit të tij trajtues; nga 1800 l/sec, tashmë përpunohen 2500 l/sec ujë i pijshëm. Vepra e marrjes së ujit është rreth 280 metra mbi nivelin e detit dhe transmetohet përmes tubacioneve me dimension 1200 – 900 mm.
Vaska e re ku trajtohen prurjet e reja prej 700 l/sec është e përbërë nga vepra civile si dhe nga aparaturat e nevojshme, tubacione dhe instrumenta të impianteve elektrike. Ky projekt, për shtimin e impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me +700l/sec, është në përputhje të plotë me strategjinë e Bashkisë Tiranë si dhe me objektivat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Ndërtimi i linjës së transmetimit nga impianti i trajtimit të ujit deri në Depon e Yzberishtit
Gjatë inagurimit të shtesës së Impiantit të Bovillës, me pjesëmarrjen e (nga e majta në të djathtë) z. Redi Molla, Drejtor i Përgjjithshëm, UK Tiranë; znj. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe z. Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm, AKUM. Foto nga UK Tiranë
Kjo linjë është vënë në punë në muajin shtator 2019 dhe ka për qëllim kryesor furnizimin me ujë të zonës së banuar të Yzberishtit, Kodër Kamzës, Bathore, Institut, Kashar, Selitë e Liqeni i Thatë, përmes impiantit të Bovillës.
Një tjetër ndikim të rëndësishëm që ka vënia në punë e këtij investimi pas përfundimit të tij është dhe nxjerrja nga puna e stacioneve të pompimit të Bërxull, Laknas, Coca-Cola, Buka, Pema, Silikati e Pishina – të cilat kanë kosto të larta energjitike.
Furnizimi i zonave të mësipërme direkt nga impianti i Bovillës siguron furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë konsumatorët banues në këto hapësira të zhvilluara rishtaz.
Numri aktual i banorëve të zonës jug-perëndimore të qytetit (Yzberisht, Kombinat, Kashar, Kodër Kamëz etj) që do të furnizohen me ujë përmes kësaj linje të re është aktualisht rreth 250.000 banorë.
Linja është ndërtuar nga tubacion çeliku DN 1100 mm, me gjatësi 5040 metra linear.
Si dhe ndërtimi i linjës së transmetimit ujëmbledhës Bovillë deri në impiantin e trajtimit të ujit të pijshëm
Në kuadër të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Artigiancassa, Itali, “Për Financimin e Përbërësve të Asistencës teknike për ndërmarrjen e Ujrave dhe të Ndërhyrjeve Infrastrukturore të Rrjetit Hidrik, nr. FROT. / AID 99/004, Ligji Nr.8619, datë 14.06.2000, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka përfunduar projektin “Rehabilitim i Rrjetit Hidrik të Tiranës”, me përfitues Ujësjellës Kanalizime Tiranë – Bashkia Tiranë.
Ky projekt përfshin ndërtimin e një tubacioni të ri furnizimi midis Ujëmbledhësit të Bovillës dhe Impiantit të trajtimit të ujit të pijshëm. Ai konsiston në vendosjen e një tubi të ri gize sferoidale DN 1200 dhe DN 900, traseja e të cilit në pjesën më të madhe është paralele me tubacionin ekzistues të çelikut DN 900 me qëllim të dyfishimit të prurjes dhe përmbushjes së nevojave të furnizimit me ujë, duke vendosur një normë totale mesatare ditore të re prej 3600 l/s në kushte normale të operimit (në 309.00 m m.n.d). Kjo linjë është e gjatë 10 km dhe krijon një mënyrë alternative furnizimi për pjesën më të madhe të qytetit duke siguruar furnizim të vazhdueshëm edhe në rast defektesh të shfaqura në linjën ekzistuese.
Pranë Ujëmbledhësit të Bovillës linja është lidhur përmes kolektorit kryesor të digës, ndërsa në impiantin e trajtimit të ujit përmes një bypass-i të dedikuar.
Finalizimi i të tre investimeve të cituara më lart ndikon rrënjësisht në rikonceptimin e regjimit të furnizimit të Tiranës Urbane duke bërë të mundur furnizimin e qëndrueshëm 24 orë në shtatë ditë të javës për 62% të popullsisë, rreth 510 mijë banorë.[:en]View of the new expansion of Bovilla Water Treatment Plant Photo Credit: Tirana WSS Company
On 16 July, Tirana Water Supply and Sewerage Company together with the Municipality of Tirana organized the inauguration ceremony of the new expansion of the Bovilla Water Treatment Plant along with the two transmission lines. The inauguration ceremony was attended by high level personalities to include Mr. Edi Rama, Prime Minister of Albania, Ms. Belinda Balluku, Minister of Infrastructure and Energy, Mr. Erion Veliaj, Mayor of Tirana, Mr. Alqi Bllako, General Director, National Agency of Water Supply, Sewerage and Waste Infrastructure (AKUM), as well as representatives from various institutions.
Through this project, Tirana Water Supply and Sewerage Company (Tirana WSSC) has become the first water utility in Albania and among the fewest in the region that have met the creditworthiness criteria to secure a loan for such investments, from the European Bank for Reconstruction and Development.
The entire project was composed of the three important phases that follow:
The expansion of the Bovilla Water Treatment Plant
Currently, the expansion of Bovilla water treatment plant has been finalized and the new added facility has increased the water treatment capacity by 40%, supplying from 1800 l/sec to 2500 l/sec of drinking water currently treated. The water intake work is located around 280 meters above sea level and the water is transmitted through pipelines with dimensions 900 – 1200 mm.
The new water treatment tank with a capacity of 700 l/sec is made up of civic works and the necessary equipment, pipes and instruments of electrical plants. This project for the expansion of Bovilla drinking water treatment plant is in full compliance with the strategy of the Municipality of Tirana as well as with the objectives of the Tirana WSSC for increasing the water supply capacity for the citizens of Tirana.
Construction of the water supply pipeline from the water treatment plant to Yzberisht reservoir
During the inauguration of the expansion of Bovilla Plant, with the participation of (from left to right) Mr. Redi Molla, General Director, Tirana WSSC; Mrs. Belinda Balluku, Minister of Infrastructure and Energy, Mr. Erion Veliaj, Mayor of Tirana and Mr. Alqi Bllako, General Director, AKUM. Photo Credit: Tirana WSSC
This pipeline started to operate in September 2019 and its main purpose is to supply the residential area of Yzberisht, Koder Kamez, Bathore, Institut, Kashar, Selite and Liqeni i Thate, through the Bovilla Plant. Another important impact of this investment is that after its completion it will avoid the use of the pumping stations of Berxull, Laknas, Coca-Cola, Buka, Pema, Silikati and Pishina, cutting down significant electrical energy costs.
The supply of the above areas directly from Bovilla Plant will ensure the sustainability and the quality of the water supply for all the residents in these newly developed areas. The current number of inhabitants of the south-western area of the city (Yzberisht, Kombinat, Kashar, Koder Kamez, etc.) that will be supplied with water through this new pipeline is currently around 250,000 inhabitants.
The pipeline is constructed of steel pipe DN 1100 mm, with a length of 5,040 meters.
Construction of the water supply pipeline from the Bovilla basin to the water treatment plant
In the framework of a Financial Agreement between the Government of Albania and Artigiancassa Bank, Italy, “On the Financing of Technical Assistance Components for the Water and Infrastructure Interventions of the Hydric Network, no. FROT. / AID 99/004, Law No.8619, dated 14.06.2000, AKUM completed the third part of this complex Project, titled “Rehabilitation of Tirana Hydraulic Network”, with beneficiaries Tirana WSSC – Municipality of Tirana.
This part of works included the construction of a new supply pipeline between Bovilla basin and the water treatment plant and it consists of a new cast-iron pipe DN 1200 and DN 900, which for the most part goes in parallel with the existing steel pipeline DN 900 in order to double the water flow and meet the needs for water supply, setting though a new daily average rate of 3600 l/s under normal operating conditions (at 309.00 m above sea level). The pipeline is 10 km long and creates an alternative way of supply for most part of the city, ensuring continuous supply even in case of failures in the existing pipeline.
Close to the Bovilla basin the pipeline is connected through the main collector of the dam, while at the water treatment plant through a dedicated bypass.
The completion of these three investments has a radical impact on the reconceptualization of the water supply regime for the city of Tirana, enabling sustainable supply of 24 hours a day, seven days a week for 62% of the population, about 510.000 inhabitants.[:]