Call for Abstracts – Water and Climate Change, 8th Balkans Joint Conferences and Exhibition
July 29, 2020
[:sq]
SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 8-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet virtualisht në Tiranë, Shqipëri, në datat 4-6 nëntor 2020 si një aktivitet virtual.
Tema e Konferencës, Uji dhe Ndryshimet Klimatike, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2020, dhe fokusohet tek këto dy tema dhe se si lidhen në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i vërtetë për burimet ujore pasi ndikojnë në sasinë, ndryshueshmërinë, kohën, formën dhe intensitetin e reshjeve, të ekspozuara përmes ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësirat dhe/ose përmbytjet, por edhe ngritja e niveleve të detit dhe shkrirja e akullnajave. Për të trajtuar ndryshimet klimatike, ne kemi nevojë të zhvillojmë dhe zbatojmë strategji të adaptimit që integrojnë grupet e interesit në sektorë të ndryshëm dhe të koordinuar dhe përtej kufijve, duke u përqëndruar në menaxhimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm të ujit. Përtej kësaj, secili prej nesh ka një rol për të luajtur.
Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit, mblidhen dhe diskutojnë, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre mbi çështje me interes në sektorin e ujit.
Fuqia e Konferencës së Përbashkët Ballkanike, siç dëshmohet nga anketimet e pjesëmarrësve që janë kryer ndër vite, ka qënë gjithmonë cilësia dhe shumëllojshmëria e diskutimeve plenare, punimeve profesionale të prezantuara nga profesionistë të njohur në të dy vendet dhe më gjerë në rajon. Jeni të mirëpritur të shikoni fushat dhe tematikat kryesore para se të dorëzoni një abstrakt për prezantim.
Përpara dorëzimit të Punimit të Plotë dhe Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në konferencë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint.
Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj duke përfshirë por jo duke u kufizuar në temat e mëposhtme:
Qeverisja dhe Politikat për Shoqëritë UK Kuadri Rregullator
Menaxhimi i Infrastrukturës së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve
Menaxhimi i Burimeve Ujore
Menaxhimi Financiar i Shoqërive UK
Menaxhimi i Operimit Teknik të Shoqërive UK
Menaxhimi I Ujit të Trajtuar dhe Llumit
Shërbimi ndaj Klientit
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
Afatet Kryesore
Afati i Dorëzimit të Abstrakteve
3 Shtator, 2020
Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve
10 Shtator, 2020
Programi i Avancuar
7 Tetor, 2020
Afati i Dorëzimit të Prezantimeve/Punimeve finale/ CV-ve
15 Tetor 2020
Për më shumë informacion rreth Programit të Konferencës, ju lutemi na kontaktoni në:
SHUKALB dhe SHUKOS ju mirëpresin në Konferencen e Përbashkët për të ndarë interesin tonë të përbashkët për një mjedis ujor më të mirë në Rajonin e Ballkanit.[:en]
SHUKALB and SHUKOS are pleased to invite you to join and participate in the Program of the 8th Balkans Joint Conference and Exhibition to be held virtually in Tirana, Albania, on 4-6 November 2020 as a virtual event.
The Conference Theme, Water and Climate Change, is inspired by the UN’s 2020 World Water Day, and focuses on water and climate change – and how the two are inextricably linked to each other. Climate change possess a real threat to water resources as it impacts the quantity, variability, timing, form, and intensity of precipitation, exhibited through extreme weather events such as droughts and/ or floods, but also rising of sea levels and melting of glaciers. To tackle climate change we need to develop and implement adaptation strategies that integrate stakeholders across different sectors and that are coordinated across borders, focusing on safe and sustainable water management. Beyond this, each one of us has a role to play.
The Conference Program allows for a broad range of topic areas covering from policy to technical, as well as management issues of the water sector. The conference provides a platform for discussion, where all participants can share their knowledge and experience in dealing with water sector issues.
The strength of the Balkans Joint Conferences, as evidenced from the collected participants’ feedback throughout the years, has been the delivery of high quality program with a diversity of plenary discussions, technical professional papers presented by well-known professionals in both countries and wider in the region. You are welcome to review the key themes and subject areas prior to submitting an Abstract for presentation.
Prior to the submission of the Full Paper and PowerPoint presentation, the authors have to submit an abstract of their paper covering one of the following topics. The submitted abstracts will be further evaluated by the Technical Program Committee of the Conference. The authors of the selected abstracts will be invited to submit the Full Paper and Power Point Presentation.
You are invited to submit an abstract on a wide range of water-related topics, including but not limited to:
Governance and Management of Water Utilities
Regulatory Framework
Management of Water Supply and Sewerage Infrastructure
Water Resources Management
Financial Management of Water Utilities
Technical Operation and Maintenance of Water Supply and Sewerage Utilities
Wastewater Treatment and Sludge Management
Customer Service
Human Resources Management
Important Dates Regarding Submission of Abstracts and Formal Papers/Presentations
Abstracts Submission
3 September, 2020
Acceptance Notification
10 September, 2020
Advanced Program
7 October, 2020
Presentations/Full Papers/CV Submission
15 October 2020
For further information about the Conference Program, please contact us at:
SHUKALB and SHUKOS look forward to welcoming you to the Joint Conference and to sharing common interests for a better water environment for the Greater Balkan Region.