Response to COVID-19 – GIZ ORF MMS in Coordination with SHUKALB Provides Support to Water Utilities in Albania
December 7, 2020
[:sq]Stafi i SHUKALB gjatë shpërndarjes së pakove me dezinfektantë dhe pajisje mbrojtëse për shoqëritë UK shqiptare. Nga e M në të D: Elton Hasanaj, Inxhinier i Sistemit EDAMS, SHUKALB; Gert Molla, Drejtor Tregtar, Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB dhe Arbana Kola, Menaxhere Projekti, Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri Foto nga SHUKALB
Në përgjigje të situatës me pandeminë COVID-19, dhe duke konsideruar nevojat specifike dhe sfidat e shoqërive ujësjellës kanalizime (UK) gjatë kësaj periudhe të vështirë, GIZ Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (GIZ ORF MMS) në bashkëpunim me Shoqatën Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë (SHUKALB), kanë përgatitur pako me dezinfektantë dhe pajisje mbrojtëse për disa nga shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri.
Shpërdarja e pakove u krye me data 20 dhe 23 Nëntor 2020, për 19 shoqëritë UK si Peqin, Cerrik, Elbasan, Sarande, Himare, Vlore, Gjirokaster, Korce, Pogradec, Maliq, Shkoder, Kukes, Kamez, Kruje, Kavaje, Lushnje, Berat-Kucovë, Gramsh dhe Përmet pjesë e Projektit “Menaxhimi i Integruar i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë” që SHUKALB po zbanton që prej muajit Mars 2019. Megjithëse situata me përhapjen e virusit nuk favorizoi organizimin e një ceremonie për shpërndarjen e paketave, SHUKALB mori disa mesazhe mirënjohëse nga menaxherë të shoqërive UK të cilët vlerësojnë ndihmën me këto material të nevojshme për të përballuar situatën me pandeminë.
Stafi i SHUKALB dhe Andi Kupa (I dyti nga e djathta), Drejtor Teknik, Ujësjellës Kanalizime Kruje Foto nga SHUKALB
Pakot përmbanin alkool, maska, doreza, helmeta plastike dhe veshje mbrojtëse të nevojshme dhe shumë të domosdoshme për tu përdorur nga stafi i shoqërive UK si brenda ambjenteve të punës edhe jashtë tyre, gjatë punës në terren. Të gjitha këto materialet janë të certifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo është një nisme rajonale e GIZ ORF MMS për Shërbimet Publike të Ujit në 6 vende te Ballkanit Perëndimore, përfshire këtu dhe Shqipërinë, me financim të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Gjermani (BMZ). Vlera totale kushtuar masave mbrojtëse në përballimin e pandemisë COVID-19 është 400,000 Euro, nga ku 200,000 Euro janë vënë në dispozicion të pakove me dezinfektante dhe pajisje mbrojtëse, për të 6 shtetet.
SHUKALB është mirënjohës që ka një partner të besueshëm dhe afatgjatë si Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe vlerëson mbështetjen dhe bashkëpunimin me GIZ në projekte dhe aktivitete të ndryshme, për gati tashmë 20 vjet. Ne shpresojmë të forcojmë këtë marrëdhënie në aktivitetet tona të cilat janë në vazhdim dhe ato në të ardhmen, dhe veçanërisht ndërsa vazhdojmë zbatimin e Programit të Menaxhimit të Integruar të Aseteve nga i cili po përfitojnë 19 shoqëri Ujësjellës Kanalizime në të gjithë Shqipërinë. Materialet mbrojtëse dhe pajisjet që ju dhuruan shoqërive do të mbështesin sigurinë e punonjësve të tyre për të zbutur efektet e pandemisë Covid-19, duke siguruar mbrojtje më të mirë të shëndetit publik për konsumatorët.[:en]The staff of SHUKALB during the distribution of the packages with disinfectants and protective equipment for the Albanian Water Utilities. From L to R: Elton Hasanaj, EDAMS System Engineer, SHUKALB; Gert Molla, Commercial Director, Shkodra Water Supply and Sewerage Company, Elisabeta Poci, Deputy Executive Director, SHUKALB and Arbana Kola, Project Manager, Asset Management in Water Supply and Sewerage Utilities of Albania Project Photo Credit: SHUKALB
As a response to the COVID-19 pandemic situation, and considering the specific needs and challenges that Water Utilities are facing during this difficult period, GIZ Open Regional Fund for South-East Europe – Modernisation of Municipal Services (GIZ ORF MMS) in coordination with the Water Supply and Sewerage Association of Albania (SHUKALB), have prepared packages with disinfectants and protective equipment for some of the Water Utilities in Albania.
The distribution of packages was conducted on 20 and 23 November 2020, for the 19 Water Utilities of Peqin, Cerrik, Elbasan, Saranda, Himare, Vlora, Gjirokaster, Korce, Pogradec, Maliq, Shkodra, Kukes, Kamez, Kruje, Kavaja, Lushnje, Berat-Kucovë, Gramsh and Permet, part of the “Integrated Asset Management in Water Utilities of Albania” Project, implemented by SHUKALB since March 2019. Although the situation with the spread of the virus did not favor the organization of a ceremony for the distribution of packages, SHUKALB received many messages of appreciation from the managers of Water Utilities who recognized the donation of these very valuable materials for coping with the pandemic situation.
The staff of SHUKALB and Andi Kupa (2nd from right), Technical Director, Kruja WSS Company Photo Credit: SHUKALB
The packages included alcohol, masks, gloves, visors, and protective clothing necessary and very essential to be used by the Utility staff working in their premises and on site. All the materials are certified by the World Health Organization.
This is a regional initiative of GIZ ORF MMS for Public Water Services in 6 countries of the Western Balkans, including Albania, and it is funded by the Federal Ministry for Economic Cooperation and Development in Germany (BMZ). The total value of this COVID-19 response measures is 400,000 Euros, while around 200,000 Euros is the value of the disinfectants and protection packages for the 6 Countries.
SHUKALB is grateful to have a reliable and long term partner as the German Development Cooperation (GIZ), and appreciates the support and cooperation with GIZ in different projects and activities, for almost 20 years now. Petrit Tare, President of SHUKALB and General Director of Korca Water Supply and Sewerage Company said: “GIZ’s support has always been very valuable to the development of water and wastewater utilities in Albania. We are in particular appreciative of this donation of protective equipment and materials as they are very useful and much needed for the safety of our employees, and as a result ensure better protection of public health for our customers”.[:]