Korca Water Supply and Sewerage Company Launches the “Update your data” Campaign
September 6, 2022
[:sq]Postera informues mbi përditësimin e të dhënave të klientëve, të vendosur pranë pikave të pagesave të faturave të ujit në qyetin e Korçës Foto nga UK Korçë
“Përditëso të dhënat e tua” përfaqëson një fushatë ndërgjegjësuese të ndërmarrë së fundmi nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë (UK Korçë), në vijim të reformës së fiskalizimit të nisur nga Qeveria Shqiptare mbi një vit më parë. Me qëllim shmangien e deklarimeve të pasakta, kjo fushatë vjen si një thirrje drejtuar qytetarëve për të deklaruar të dhënat e tyre, duke lehtësuar në këtë mënyrë urën e bashkëpunimit të vendosur mes shoqërisë dhe klientëve të saj.
Për shumë vite UK Korçë ka në fokus të punës së saj të përditshme përpjekjen maksimale për të qenë Kompania e së Ardhmes dhe ofrues LIDER i shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri dhe rajon. Një Kompani e së Ardhmes ofron shërbime me cilësi të lartë në një mënyrë shumë efikase duke qenë gjithashtu inovative, gjithëpërfshirëse, e orientuar drejt tregut e konsumatorëve dhe e qëndrueshme.
Shërbimi i mirë ndaj klientit përfaqëson objektivin kryesor, së bashku me elementë të tjerë të menaxhimit të shëndoshë të shërbimeve, si: organizimi dhe strategjia, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe menaxhimi financiar. Në misionin e saj, UK Korçë e sheh të domosdoshëm ndërtimin e themeleve të forta të bashkëpunimit, duke promovuar besimin reciprok dhe transparencën, duke inkurajuar shkëmbimin e informacionit, njohurive dhe ideve për të arritur qëllimet e përbashkëta strategjike. Klienti në synimin e asaj që UK Korçë synon të arrijë, duhet të jetë i angazhuar për të qenë i informuar, për të shprehur vlerësimin e tij dhe për të dhënë sugjerimet mbi elementët që ai mendon se duhet të ndryshojnë, për t’i shërbyer përmirësimit të mëtejshëm të shërbimit.
“Nëse themelet e bashkëpunimit që kërkojmë të ndërtojmë do të jenë të formuara si duhet, kjo do të lehtësojë zgjidhjen e problematikave që mund të paraqiten në të ardhmen. Nuk mund ta realizojmë dot si duhet këtë bashkëpunim për të synuar përmirësimin e punës dhe rritjen e performancës, nëse nuk përditësojmë të dhënat e klientëve tanë, për t’i saktësuar dhe për të shmangur deklarimet jo të sakta” – shprehet Ina Kosta, Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun pranë UK Korçë.
Cilat janë kategoritë e synuara?
Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, subjekt i fiskalizimit të faturës do të jenë:
Klientët – institucionet
Klientët – njësitë private
Klientët – familjarë
Si do të procedohet për deklarimin e të dhënave?
Kjo fushatë përfshin si zonën urbane, ashtu edhe atë rurale, prandaj kjo thirrje vlen për të gjithë klientët e UK Korçë.
Hapat që UK Korçë ka ndërmarrë për realizimin e kësaj fushate, janë:
Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nëpër sportelet e shoqërisë dhe ndjekja e të gjitha situatave rast pas rasti, për t’i orientuar si duhet klientët në bazë të kategorive që ata iu përkasin.
Rastet e veçanta që janë paraqitur, janë trajtuar me shumë profesionalizëm nga zyra juridike, duke iu dhënë zgjidhje problematikave të qytetarëve.
Janë përgatitur materiale promocionale për ta paraqitur vizualisht këtë fushatë, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar në çdo lloj forme për mënyrën e organizimit të saj.
Janë zhvilluam intervista mediatike, për të komunikuar me qytetarët dhe për të qartësuar kategoritë e tyre lidhur me qëllimin dhe vazhdimësinë e kësaj fushate.
Publikimi i fushatës edhe nëpër rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Linkedin), nëpërmjet publikimeve të vazhdueshme.
Përgatitja e një video animation, ku përshkruhet i gjithë procesi i deklarimit të të dhënave nga ana e qytetarëve dhe qëllimi kryesor se për çfarë arsye do të përdoren ato.
Cili është feedback-u i marrë?
Kjo fushatë ka ecur mjaft mirë, duke u mirëpritur nga qytetarët, të cilët kanë nxituar për të deklaruar të dhënat e tyre pranë sporteleve ku kryhen pagesat e faturës së ujit. Kjo fushatë u përqafua si duhet edhe për thjeshtësinë me të cilën u paraqit, jo vetëm në kërkimin e dokumentave, por edhe në shpejtësinë e shërbimit të ofruar.
Kryesisht, interesi madh për përditësimin e të dhënave është shprehur nga kategoria e qytetarëve që faturën e ujit vijojnë ta kenë në emrin e një familjari që ka ndërruar jetë, nga qytetarët që kanë bërë shit-blerje të pasurive të tyre, si edhe nga bizneset që dëshirojnë të vijojnë me fatura të fiskalizuara që mbartin të dhëna të sakta.
[:en]Informative posters on updating customer data, placed at customer’s service facilities in the city of Korça Photo Credit: Korca WSSC
“Update your data” represents an awareness campaign undertaken recently by Korca Water Supply and Sewerage Company (Korca WSSC), following the fiscalization reform launched by the Albanian Governmet over a year ago. Aiming to avoid incorrect declarations by Korca WSSC, this campaign comes as a call to citizens to declare their data, thus facilitating the bridge of cooperation established between the company and its customers.
For many years, Korca WSSC has focused its daily work on the maximum effort to become the Company of the Future and the LEADING provider of water supply and sewerage services in Albania and the region. A Company of the Future provides high quality services in a highly efficient manner while also being innovative, inclusive, customer market oriented and sustainable.
Good customer service represents the main objective for the company, together with other elements of sound service management, such as: organization and strategy, human resource management and financial management. In its mission, Korca WSSC considers it necessary to build strong foundations of cooperation, promoting mutual trust and transparency, encouraging the exchange of information, knowledge and ideas to achieve common strategic goals. What Korca WSSC aims to achieve is for the customers to be engaged, to be informed, to express their evaluation and to give suggestions on the elements the customer thinks should be changed, thus serving to further improvement of the services.
“If the foundations of the cooperation we seek to build will be properly shaped, this will facilitate any problem solving in the future. We cannot properly implement this cooperation in order to improve our work and increase the performance, if we do not have updated data of our clients, to make them accurate and to avoid inaccurate statements” – says Ina Kosta, Specialist of Public Relations at Korca WSSC.
What are the target groups?
Pursuant to Law No. 87/2019, dated 18.12.2019 “On the invoice and traffic monitoring system”, published in Official bulletin No. 3, dated 20.01.2020, subject to the fiscalization of the invoice will be:
Clients – institutions
Clients – private entities
Clients – family
What are the steps of the campaign?
This campaign includes both urban and rural areas, therefore this call applies to all customers Korca WSSC.
The steps that Korca WSSC has taken for this campaign are:
Direct communication with citizens at the company’s counters and follow-up of all situations case by case, to properly orient customers based on the categories they belong to.
The special cases that have been presented have been handled with great professionalism by the legal office, providing solutions to the customers’ problems.
Promotional materials have been prepared to visually present this campaign, so that citizens are informed in any form about the way it is organized.
Media interviews were conducted to inform citizens and to clarify their categories regarding the purpose and continuity of this campaign.
Continuous publication of the campaign also through social networks (Facebook, Instagram, Linkedin).
Preparation of a video animation, which describes the entire process of declaring data by citizens and the main purpose for which they will be used.
What is the feedback received?
This campaign went quite well and it was welcomed by the citizens, who rushed to declare their data at the counters where water bill payments are made. This campaign was well received for the simplicity with which it was presented, not only in the search for documents, but also in the speed of the service provided.
Mainly, great interest in updating the data has been expressed by the category of citizens who continue to have their water bill in the name of a family member who has passed away, by citizens who have sold and bought their assets, as well as by businesses that wish to continue with fiscalized invoices that carry correct data.