Ky kurs trajnimi thekson rolin e mbikëqyrësit në përmbushjen e misionit dhe objektivave të shoqërive ujësjellës kanalizime. Kursi fokusohet tek aftësitë dhe njohuritë që duhet të ketë një mbikëqyrës mbi planifikimin, koordinimin dhe motivimin e punonjësve me qëllim që çdokush të punojë me efektivitet për përmbushjen e objektivave. Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’i pajisë pjësëmarrësit me njohuri dhe teknika të vlefshme mbikëqyrje për të përmirësuar performancën e shoqërive ujësjëllës kanalizime.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtuesit e departamentit të burimeve njerëzore, drejtuesit e departamentit të marrëdhënieve me publikun si dhe përgjegjësit e departamenteve.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni dhe përvetësoni aftësitë kryesore të një supervizori;
Hartoni një plan të burimeve njerëzore;
Motivoni dhe drejtoni punonjësit tuaj;
Koordinoni punën e ekipit tuaj;
Njihni përparësitë e punës në grup; Komunikoni në mënyrë efektive qëllimet, pritshmëritë dhe udhëzimet për vartësit tuaj;
Delegoni detyrat me qëllim përmirësimin e performancës së njësisë që drejtoni;
Zgjidhni dhe përdorni një stil efektiv menaxhimi;
Përdorni teknika të ndryshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet;
Përdorni strategji për të menaxhuar me mirë kohën tuaj.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Mbikëqyrja”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.