Ky kurs trajnimi parashtron aftësitë personale dhe profesionale të domosdoshme për çdo punonjës me qëllim përmbushjen në mënyrë optimale të detyrave dhe përgjegjësive. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me standardet e një pune të mirë, etikën, punën në grup, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, menaxhimin e kohës, zgjidhjen e konflikteve, delegimin, vendimmarrjen dhe prezantimet efektive. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ushtruar me kompetencë funksionin si dhe për të ndikuar në përmirësimin e performancës së shoqësisë së tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është i vlefshëm për të gjithë punojësit e shoqërive ujësjellës kanalizime.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni përfitimet potenciale nga zbatimi i një programi etike në shoqërinë tuaj;
Njihni përfitimet e të punuarit në grup;
elementët thelbësor të grupeve produktive;
Përzgjidhni mjetin më efektiv për të komunikuar;
Përdorni teknika specifike për njohjen e hershme të problemeve dhe zgjidhjen e tyre;
Analizoni një problem duke përdorur një gamë teknikash;
Kuptoni përfitimet që rrjedhin nga menaxhimi i kohës dhe kostot e mosmenaxhimit;
Identifikoni stilet dhe teknikat e ndryshme të zgjidhjes së konflikteve;
Kuptoni çfarë dhe si të delegoni;
Identifikoni nivelet e ndryshme të vendimmarrjes;
Përgatitni dhe mbani prezantime efektive.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Aftësitë Personale dhe Profesionale”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.