Ky kurs trajnimi ka si qëllim ndërgjegjësimin mbi rolin e etikës në sektorin e ujit. Kursi do të trajtojë çështje të cilat kanë të bëjnë me “integritetin e ujit”, vlerat dhe standardet etike, elementët standard të një Kodi Etike si dhe procesin që mund të ndiqet nga shoqëritë për të hartuar kodin e tyre të etikës. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u përballur me dilemat etike gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është i vlefshëm për të gjithë punojësit e shoqërive ujësjellës kanalizime, personelin e laboratorit dhe atë të shërbimit të klientit.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Kuptoni konceptin e “integritetit të ujit”dhe rëndësinë e tij;
Njihni pasojat e korrupsionit në sektorin e ujit;
Kuptoni përfitimet potenciale nga zbatimi i një programi etike në shoqërinë tuaj;
Implementoni standardet etike me qëllim përforcimin e sjelljeve të përshtatshme;
Njihni përmbajtjen standarde të një Kodi Etike;
Njihni kuadrin ligjor në të cilin mund të bazoheni për të hartuar një Kod Etike të shoqërisë suaj.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në PowerPoint, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Pjesëmarrësit në këtë kurs trajnimi, do të pajisen me Manualin e Trajnimit “Etika për Profesionistët e Ujit”. Përpos kësaj, pjesëmarrësit do të pajisen me certificatë.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 13,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 16,000 lekë për person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.