Qëllimi i një impianti trajtimi të ujit të pijshëm është që të prodhojë një ujë të sigurt për tek konsumatorët. Ky ujë nuk duhet të përmbajë organizma që shkaktojnë sëmundje, dhe substanca toksike. Një impiant trajtimi konsiston në një seri procesesh trajtimi si ajrimi, koagulimi, flokulimi, sedimentimi, filtrimi dhe desinfektimi. Ky kurs trajnimi ka për qëllim të shpjegoj të indentifikojë procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së këtyre proceseve.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i përshtatshëm për teknikët dhe inxhinierët që punojnë në impiantin e trajtimit të ujit.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Identifikoni problemet që hasen gjatë operimit të procesit të ajrimit dhe të njihni zgjidhjen për minimizimin e tyre;
Listoni funksionet që duhen kryer nga teknikët në kushte normale dhe jo- normale të operimit të procesit të koagulimit dhe flokulimit;
Kryeni Jar testin;
Listoni disa nga rreziqet që ndikojnë në sigurinë gjatë punës, të cilat mund të hasen gjatë operimit të proceseve;
Njihni procedurat për operimin dhe mirëmbajtjen e proceseve të koagulimit dhe flokulimit;
Njihni procedurat për operimin e procesit të sedimentimit dhe mirëmbatjen e pajisjeve;
Njihni procedurat për operimin dhe mirëmbajtjen gjatë procesit të filtrimit;
Merrni kampion nga basenet ku ndodhin proceset e trajtimit;
Njihni procedurat e operimit dhe mirëmbajtjes së pajisjes së klorinimit;
Zgjidhni dozën e duhur të klorit;
Zgjidhni problemet me korrozionin.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Operimi dhe Mirëmbajtja e Impiantit të Trajtimit të Ujit të Pijshëm”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.