Në mënyrë që të ofrohet ujë i pijshëm dhe shërbim i sigurt për konsumatorët, uji do të kalojë në një sërë procesesh trajtimi. Këto procese reduktojnë ndotësit që gjenden në ujë si dhe përmirësojnë cilësinë e shijes dhe erës. Shoqëritë UK, vecanërisht operatorët dhe laborantët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujit, si dhe ata që punojnë në prodhimin e tij, duhet të kenë njohuritë bazë të proceseve në të cilat uji kalon si dhe të operojnë dhe mirëmbajnë pajisjet në mënyrën e duhur. Ky kurs trajnimi do të shpjegoj të gjitha proceset e trajtimit të ujit dhe kontrollet bazë që duhet të kryhen. Këtu përfshihen, procesesi i ajrimit, sedimentimit, flokulimit, filtrimit, mënyrat e dezinfektimit të ujit si dhe kontrolli i korrozionit, shijes dhe aromës.
Kush duhet të marrë pjesë
Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për punonjësit dhe inxhinierët që punojnë në impiantin e trajtimit të ujit, inxhinierët e prodhimit, laborantët, dhe kimistët.
Objektivat e kursit të trajnimit
Në fund të këtij kursi trajnimi, ju do të jeni të aftë të:
Shpjegoni procesin e ajrimit dhe të njihni llojet e ajruesve më të përdorshëm;
Njihni rëndësinë e procesive të koagulimit dhe flokulimit;
Rendisni llojet e koagulantëve;
Shpjegoni procesin e sedimentimit;
Shpjegoni procesin efiltrimit dhe të identifikoni llojet e filtrave;
Përshkruani procesin e dezinfektimit dhe të identifikoni pikat e aplikimit të klorit;
Njihni efektet negative të korrozionit dhe faktorët që ndikojnë në korrozion;
Identifikoni shkaqet e shijes dhe të erës së keqe dhe parandaloni zhvillimin e erërave me anë të programit të monitorimit.
Metoda e trajnimit
Trajnimi është i bazuar në leksione të prezantuara në Power Point, të ndërthurura me diskutime dhe raste studimore. Përveç marrjes së leksioneve dhe diskutimeve, pjesëmarrësit do të analizojnë edhe raste konkrete studimore.
Materialet e kursit të trajnimit
Si pjesëmarrës në këtë kurs, ju do të pajiseni me Manualin e Trajnimit “Hyrje në Trajtimin e Ujit”. Përpos kësaj, ju do të pajiseni me çertifikatë e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.
Tarifa e regjistrimit
Anëtarët e SHUKALB/SHUKOS: 22,000 lekë për person
Jo-anëtarët: 25,000 lekë për person.
Kjo tarifë përfshin materialet e kursit, drekat, dhe pushimet për kafe.